Author: Rilinda

Parashikohet që sot moti të jetë me vranësira dhe me të reshje të shiut, ndërsa në viset malore me reshje bore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në tetë gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri pesë gradë. Pasdite reshjet pritet të pushojnë, ndërsa nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit.

Lexo më Shumë

Në një kishë ortodokse në Shkup është organizuar lutje kishtare për ushtarët rusë në Siri. Lutja është organizuar në kishën Shën Arhangjel në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. Mediat sllave problematizuan deri në maksimum lutjet e organizuara nga atasheja fetar i Turqisë, kurse e heshtin skandalin me MPC në që organizon lutje për ushtarët rus në Siri. Screenshot_20180211-124213

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së djeshme të sekretarit të VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, se VMRO-DPMNE dhe LSDM në kaudër të grupeve të punës që kanë të bëjnë me harmonizimin e qëndrrimeve rreth ligjeve reformuese, po dikutojnë edhe për ligjin për gjuhët, nga BDI përjashtojnë mundësinë që ligji të pësojë çfardo ndryshimesh dhe paralajmërojnë se ai së shpejti do të rivotohet. “Ligji për Gjuhët është në fazën të pakthyeshme sa i takon procesit të miratimit të tij. Ata që tentojnë ta pengojnë janë të vetëdijshëm për këtë fakt por e bëjnë për aspekte propagandistike, mirëpo ky veprim do tu kthehet pikërisht atyre me izolim…

Lexo më Shumë

Një anketë e realizuar nga Instituti për Studime Politike, tregon se 64, 2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë pro hyrjes në Bashkimin Evropian, ndërsa 66 për qind janë pro hyrjes në NATO. Gjithsej 45.4 për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se marrëdhëniet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, ndërsa 15.5 për qind mendojnë se do të përkeqësohen. Në pyetjen për pranimin e Maqedonisë në BE, kundër janë prononcuar 18 për qind, ndërsa me “nuk e di”, janë përgjigjur 17.8 për qind e të anketuarve. Në pyetjen se si do t’i vlerësonin marrëdhëniet aktuale politike midis…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa e udhëhequr nga Nexhbedin Kahremani do të mbajë kongresin e parë më 18 shkurt në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Në të parashihet që të zgjidhen Kuvendi Qendror dhe kryetari i partisë. Nga kjo parti nuk kanë shpalosur emrat që do të garojnë për postin e kryetarit të partisë. Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa tha se ajo është e drejtë e delegatëve të kongresit, të cilët me 1/10 e nënshkrimeve mund të propozojnë për kryetar secilin delegat. Orhan Murtezani, Lëvizja BESA “Kongresi do te zhvillohet ne bazë të procedurave që janë paraparë me statut dhe me rregulloren për…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nesër pritet të mbledh koordinatorët e grupeve parlamentare për të diskutuar për debatin lidhur me amendamentet e OBRM-PDUKM-së për ligjin e gjuhëve. Nga BDI thonë se bashkë me LSDM-në po punojnë në harmonizimin e hapave të mëtejmë me qëllim të mos zgjatjes së debatit dhe miratimit të ligjit sa më shpejtë. Ligji për përdorimin e gjuhëve është temë kryesore edhe në bisedimet që po zhvillohen mes grupeve punuese të bllokut maqedonas. Ligji për gjuhët u kthye në Kuvend në lexim të tretë pasi presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi të dekretoi të njëjtën me arsyetimin se bie…

Lexo më Shumë

Më mirë është t’i zgjidhish problemet sesa t’i injorosh, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit për gazetën greke “Dokumento”. Petre Shilegov, thotë se ai , por edhe kryeministri Zoran Zaev dëshirojnë t’i zgjidhin e jo të krijojnë probleme. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në intervistën me titull “Aleksandri i Madh nuk ka qenë asnjëherë pjesë e historisë sonë të rregullt”, Petre Shilegov flet për problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, për ndryshimet e bëra në Kushtetutë, për Aleksandrin e Madh, por edhe për bashkëpunimin mes dy qyteteve. Në pyetjen për ndryshimet eventuale kushtetuese që Greqia…

Lexo më Shumë

Në qarkun e kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, para Klinikës për onkologji, dje rreth orës 02:30 një kryerës i panjohur ka kryer vjedhjen e një automjeti udhëtarësh me targa gjermane. Kryerësit e ka hapur automjetin dhe ka marrë dy valixhe, 6.000 euro dhe dokumentet e udhëtimit me emrin A.B. Ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev prej sonte është për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Gjatë vizitës do të ketë takime me nivelin më të lartë shtetëror dhe qeveritar, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësues të bashkësisë së biznesit në Turqi. Siç njoftoi Shërbimi për informim i qeverisë, Zaev do të shoqërohet nga ministri pa portofol i ngarkuar për investimet e huaja Adnan Qahil, deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Enes Ibrahimi dhe Jusuf Hasan dhe nga sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski. Vizita e kryeministrit Zaev dhe delegacionit në Ankara fillon sonte me darkën e organizuar nga TOBB, Lidhja…

Lexo më Shumë

Janë nxjerrë trupat e dy alpinistëve nga Maqedonia nga maja Kajmakçallan janë nxjerrë dhe janë dërguar në spitalin e qytetit Janica në Greqi. Vdekjen e dy alpinistëve K.V (28) – femër dhe A.M (35) – mashkull, e kanë vërtetuar edhe nga shërbimet zjarrfikëse greke. Pas locimit të vendit ku kanë rënë dy alpinistët, që nga herët në mëngjes ka zgjatur aksioni i zjarrfikësve grekë për nxjerrjen e trupave të alpinistëve.

Lexo më Shumë

Nesër në Gjykatën Penale në Shkup në bankën e të akuzuarve do të ulen të akuzuarit e rastit “Monstra”. Ato që nga fillimi gjykohen për vrasjen e pasëfishtë që ka ndodhur me 12 prill të vitit 2012 te liqeni i Smillkovës ku ndërruan jetë katër djem dhe një peshkatar. Lënda që do të fillojë prej fillimit do ta gjykojë Ognen Stavrev. Gjykata Supreme konfirmoi një seri të lëshimeve në zhillimin e procedurave ku i ka hequr paragjykimet dhe lëndën e riktheu prej fillimit me kërkesë të Prokurorisë së Lartë. Gjykata më e Lartë pastaj i lëshoi nga paraburgimi dhe u…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike i ka demantuar shkrimet e mediave se ka pasur tentativë për atentat ndaj prokurores, Fatime Fetai pasi që një pjesë e mediave publikuan se pas incidentit të mërkurën në fshatin Bogovinjë në të vërtetë fshihet tentativë për atentat. “Nga Prokuroria Speciale Publike në mënyrë kategorike i kanë demantuar shkrimet e disa mediave ku konfirmohet se një incident që ka ndodhur në fshatin Bogovinjë, të ndodhur me 7 shkurt të këtij viti lidhet me prokuroren Fatime Fetai dhe në të cilat spekulohet se në prapavijë të incidentit ka pasur tentativë për atentat ndaj saj. Informojmë se se atë…

Lexo më Shumë