Ish shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski sot në orën 9:30 duhet të jenë në seancën në Gjykatën Supreme në Athinë, ku do të vendoset rreth ankesës së tyre për vendimin për ekstradim të Gjykatës së Selanikut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Dëgjimi i Grujevskit dhe Boshkovskit para Komitetit për azil në Selanik dje u shty. Ata para Komitetit duhej t’i paraqesin arsyet pse kërkojnë azil në Greqi. Paraprakisht dëgjimi i tyre i parë në Komitet ishte shtyrë sepse ka pasur problem me sigurimin e përkthyesit në gjuhën maqedonase. Vendimet në Athinë vijnë pas…
Author: Rilinda
Ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi, i cili tashmë disa vite vuante nga një sëmundje e rëndë. Ademi ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore dhe partiake, si zv .kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ministër i ambientit jetësor dhe të arsimit. Kohëve të fundit ishte larg skenës politike shkaku i trajtimit me terapi mjekësore. Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak…
Moti sot pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme në pjesët jugperëndimore do të ketë borë të përkohshme me intensitet të vogël deri në mesatar, veçanërisht paradite. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej minus pesë deri në shtatë gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus tre ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë…
Moti sot pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme në pjesët jugperëndimore do të ketë borë të përkohshme me intensitet të vogël deri në mesatar, veçanërisht paradite. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej minus pesë deri në shtatë gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus tre ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë…
https://www.youtube.com/watch?v=St6VP2H4tow
https://www.youtube.com/watch?v=NieH-SFuvRQ
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira e me reshje, të cilаt përgjatë Vardarit do të jenë të shiut, në pjesët e tjera të shiut dhe të borës, ndërsa nëpër male të borës. Më të rrëmbyeshme do të jenë në rajonet perëndimore dhe juglindore ku do të bien mbi 30 l/m2. Mbulesa e dëborës do të rritet, nëpër male në mënyrë më të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë…
Në një intervistë ekskluzive në emisionin #Click Plus që emitohet në Tv21 zv.krymenistri Hazbi Lika foli dhe për kuadrin dhe ministrat e BDI’së, ai shprehet i kënaqur nga intensiteti i punëve të deritanishme, përcjell Almakos. Ne kemi arsyen e shendosh te veprimit politik dhe punojmë në dobi të popullit duke i ofruar të mira publike në emër të mandatit publik që na e ka dhënë populli. Tutje Lika thot se punojnë për zgjidhjen e problemeve konkrete dhe të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët. “Kemi takime të përjavshme me ministriat e BDI-së, mbajmë gjithmonë takime para seancave të qeverisë, mbajmë…
Pozita e zv.kryeministrit për Marrëveshjes së Ohrit, ka për detyrë të implementojë deri në fund Marrëveshjen e Ohrit. Kështu tha zv.kryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, në një intervistë për Tv21, emisonin #Click Plus, përcjell Almakos. Lika thot se Marrveshja e Ohrit akoma ska mbaruar, është shumë e arsysheme që qytetarët të kërokojnë llogari nga zv.Kryeministri shqiptar, une kam obligim që të kordinoj dhe të përfaqësoj përgjegjsinë që më është dhënë, se sa jemi të kënaqur deri më tani me funskionin në fjalë , jemi në përpjekeje për realizimin e projekteve që kemi përpara dhe deri më tani kërkesat që une…
Zoran Zaev është zyrtari i parë nga Maqedonia që ka përdorur fjalën “terroriste” sa i përket organizatës FETO të Fetullah Gylenit që në Turqi është i portretizuar si kundërshtari më i madh i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, njofton Almakos. Por, Zaev nuk ka ndarë detaje sesi Maqedonia do të bashkëpunojë me Turqinë në këtë çështje. Është e njohur se Turqia derisa ishte kryeministër Nikolla Gruevski ka kërkuar mbylljen e shkollave, organizatave tjera joqeveritare në Maqedoni që i konsideronte si të përafërta me Gylenin. “Ne i kemi dhënë mbështetje të plotë Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO. Absolutisht konform…
Ministrat e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas sot në Vjenë do t’i vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic. Dje, njëkohësisht dy ministritë e punëve të jashtme kumtuan se Dimitrov dhe Koxias do të takohen në Vjenë, ndërsa sot do të kenë takim të përbashkët me Nimicin, në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit. Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i Qeverisë së RM-së, i cili muajin e…
Në “Trust”, i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, si dhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në tender të Elektranave të Maqedonisë. Në radhë janë dëshmitë e mbrojtjes, pas çka priten fjalët përmbyllëse dhe aktgjykimi. Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë montuar tendere në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, siç njoftoi PSP-ja, është formuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga të cilat dy të pa publikuara në opinion nga 03.08.2011 dhe 06.10.2011. Në lëndën “Tarifa” megjithatë…

