Author: Rilinda

Lëvizjes Besa sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë ka mbajtur kongresin e parë të partisë, ku kanë zgjedhur strukturat partiake dhe kryetarin e partisë. Me vota unanime nga delegatët e Kongresit të Parë të Lëvizjes BESA, e zgjodhën Kryetarin e ri të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ai në fjalën e tij ka shpalosur planin katër vjeçar. Në fjalimin e tij ai tha se zgjedhja e tij, përveç krenarisë është edhe përgjegjësi dhe detyrë e rëndë. Gashi tha se kanë konsultuar ekspertët e vendit, që qytetarët ta shohin si të ardhme dhe ta ndërtojnë vendin tonë, e jo të ikin.…

Lexo më Shumë

Di shumë për Maqedoninë, kam mësuar shumë, kam dëgjuar shumë, por fatkeqësisht jam këtu për herë të parë, thotë presidenti bullgar Rumen Radev në një intervistë për Mia’n, përcjell Almakos. “Është një kohë shumë e humbur dhe unë kam nevojë për ta plotësuar atë. Maqedonia është një vend i mrekullueshëm, me njerëz të pabesueshëm. Kam pasur mundësinë të njohë këtu njerëz me të cilët kam pasur takime jashtëzakonisht të këndshme. Ne bartim të njëjtat emra, festojmë të njëjtat festat, nuk ka nevojë të përkthehet gjuha, ne e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Shpresoj se do të jem në gjendje…

Lexo më Shumë

Ka pika të mbivendosjes së opinioneve dhe një klime pozitive, por çelësi i një marrëveshjeje përfundimtare mbetet plotësimi gradual të emrit erga omnes duke ndryshuar Kushtetutën, shkruan gazeta “To Vima” në analizën e bisedimeve maratonike të Nikola Dimitrovit dhe Nikos Kodzias, përcjell Almakos. Artikulli thekson se përshpejtimi i bisedimeve, si dhe përbërja e ndryshuar e palëve të përfshira, duhet të merren parasysh, pasi negociatat tani janë në nivelin e ministrave të jashtëm nga niveli i negociatorëve. “Në thelb të negociatave të marrëveshjes ndërkombëtare që do të zëvendësojë Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995 dhe do të bëhet një gur themeli…

Lexo më Shumë

Lideri i përkohshëm i partisë, Nexhbedin Karemani tha se ambiciet e ish kryetarit Bilall Kasamit të udhëheqë partinë edhe pas Kongresit kanë nxitur përçarje në Lëvizjen Besa, Kahremani gjatë fjalimit të tij tha se në Lëvizjen Besa problemet dolën nga mosrespektimi i organeve të partisë, nga siç tha, disa miq të djeshëm të cilët janë të të etur për zyra dhe të painteresuar për interesat e shqiptarëve. “Ai publikisht kërkonte të zgjidhet kryetar pa asnjë kundër-kandidat, më pas ai shkarkoi dhe sekretarët e partisë. Prandaj anëtarët e Këshillit Qendror, shumica prej 64 anëtarëve në një mbledhje në Shkup e shkarkuan…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela le Komunën e Strugës 7.5 milion euro BORXH!! Sipas Kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, administrata e kaluar nën udheheqjen e Ziadin Selës le komunën me borxhe mbi 7.5 milion euro. Një pjesë e mirë e tyre janë borxhe për kamata të cilat janë lënë qëllimisht dhe pastaj kamata abuzohet nga udhëheqsit e Komunës në mandatin e kaluar! Ky është skandali më i madh dhe lojrat që kanë berë ish adminiatrata, gjithashtu ky është korrupsion i bërë nga ajo!!!

Lexo më Shumë

Para një viti, ne kryetarët e bashkive të Tiranës, Prishtinës, Ulqinit, Tetovës dhe Preshevës nën ombrellën e Unionit të Bashkive Shqiptare hodhëm themelet për një bashkëpunim të thelluar, të qëndrueshëm dhe afatgjat me qëllim të përparimit të vendeve tona dhe ngritjen e cilësisë së jetës së kombit tonë të shtrirë në territor kompakt gjeografik që na mundëson dhe lehtëson bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor. Këtë vit bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më tej dhe idea e Unionit të Bashkive Shqiptare do të materializohet me tej me ndërmarrjen e hapave konkrete për të…

Lexo më Shumë

Para përfundimit të muajit Parlamenti grek do ta ratifikojë fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të Maqedonisë me BE-në, ndërsa menjëherë pas saj Greqia do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në Nismën Adriatoko – Joniane, shkruan “Katimerini”, lidhur me realizimin e lëshimeve që u dakorduan Zaevi dhe Ciprasi, në Davos. Gazeta shton se ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, tashmë janë publikuar në “Gazetën Zyrtare”, ndërsa “riemërtimi ndoshta tashmë javën e ardhshme ta sjellin Koxiasin nga Athina në Shkup, me fluturim, i pari i këtij lloji pas pothuajse 12 vjet”. Në analizën e sotme me…

Lexo më Shumë

Oliver Ristovski, zëvendës ministri i Drejtësisë në debatin televiziv, duke folur për reformat në gjyqësor, deklaroi diçka që, sipas fakteve, është e pavërtetë: Ne me siguri nuk kemi bërë shtypje. Dhe të gjithë tekstet ligjore kaluan nëpër duart e Këshillit. Do të thotë, të gjithë e panë edhe strategjinë edhe ndryshimet e para ligjore për shfuqizimin e Këshillit për verifikim e fakteve dhe ndryshimeve ligjore në ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për amnisti…u gjend në mesin e tyre, gjithçka! Zëvendës-ministri për Drejtësi, Oliver Ristovski, në TV-debat tha se nuk ka pasur shtypje mbi Këshillin për Reforma në Gjyqësor, she…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në Konferencën e 54-t të Sigurisë në Mynih. Në konferencë është paralajmëruar prezenca e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së Xhejms Matis, sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministres britanike Tereza Mej, kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerni dhe eurokomisarit për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Johanes Han. Sivjet në fokus të konferencës do të jenë debatet për rolin e BE-së…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancapër lëndën e PPS-së “Tanku”, në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski”, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmësministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë euro, përcjell Almakos. Në seancën paraprake Gordana Jankulloska, ish-ministrja e punëve të brendshme, para gjygjit tha se dyshonte në hetimet e PSP-së në lëndën “Tanku” sepse menaxheri që ka kryer ekspertizën është Dimitar Buzlleski dhe eksperti është Tale Geramitcioski, që kanë patur funksione të larta politike në SDSM-ës, parti e cila është kundërshtare e drejtpërdrejtë e OBRM-PDUKM-së. Jankulloska u ankua…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë sot do ta shënojë 96 vjetorin e veprimit në Maqedoni. Kjo është njëra ndër asociacionet e biznesit me ndikim në shtet e cila ka mbi 11.00 përfaqësues të firmave – pjesëmarrës të ngjarjeve të odave, mbi 17.000 dokumente të lëshuara, mbi 200 ngjarje të biznesit dhe mbi 90 ngjarje edukative, 86 publikime elektronike dhe 44 konferenca të mbajtura për shtyp në nivel vjetor. Nga Oda Ekonomike theksojnë se edhe në të ardhmen do të jenë mbështetës kryesor në përpjekjet për rritje të mëtejshme dhe zhvillim të biznesit, me të cilin me sukses do ta presin edhe…

Lexo më Shumë

Bisedimet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe më tej janë në fokusin e vëmendjes së opinionit grek dhe të Maqedonisë. Mediat në dy vendet i japin kthesë arritjes së deritanishme dhe përpiqen të zbulojnë për çka kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve, Nikolla Dimitov dhe Nikos Koxias të martën në takimin pothuajse gjashtorësh në Vjenë me ndërmjetësin Methju Nimic. Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke konstatuar lëvizje në proces, bëri thirrje që debati të mos zhvillohet përmes mediave, si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, por në kuadër…

Lexo më Shumë