Author: Rilinda

Janë hequr ndalesat për automjete të rënda ngarkuese që ishin vendosur në drejtimet rrugore Gostivar – Kërçovë përmes grykës malore Strazhë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër. Për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri 60 metra në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit, deri 50 metra në rrugën Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë dhe deri 100 metra në Krushevë. Lidhja AutoMoto e Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe në Strazhë, ndërsa në Gostivar reshjet janë të borës dhe shiut. Në rrugët e tjera…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas mospasjes dyjavore të aktiviteteve plenare për shkak të udhëtimeve zyrtare të deputetëve, sot do ta mbajë vazhdimin e dytë të seancës së 26-të, ndërsa pas saj edhe seancën e 34-t. Deputetët në kuadër të seancës së 34-t do të debatojnë për propozim-zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të RM-së, i dorëzuar nga një grup deputetësh, propozim-vendimin për publikim të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarët e KSHZ-së, propozimi për shkarkim të kryetarit dhe anëtarët e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në viset malore me reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në nëntë gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë.

Lexo më Shumë

Nga Afrim Fanda Miku im i dashur X. Vendosa të të drejtohem pa emër e mbiemër sepse per fat të keq nuk je i vetëm, dhe nuk dua te te ngarkoj vetem ty me dëmin qe shkaktojnë çështjes shqiptare më shumë te tillë si puna jote, miq të mi shqiptare te pavendosur në Kosovën e Ahtisarit. Dhe duke t’u drejtuar ty, u drejtohem te gjithe këtyre miqve të mi, që me, apo pa vetëdije dëmtojnë të ardhmen e shqiptarëve të Kosovës në veçanti, dhe gjthë shqiptarëve në përgjithësi. Mora shkas per të t’u drejtuar, nga reagimi yt i ditëve të…

Lexo më Shumë

Franca është njëra ndër faktorët kyç politik në kuadër të Bashkimit Evropian dhe roli i saj në procesin e zgjerimit ka rëndësi fundamentale për suksesin e procesit, ka theksuar zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osman në takimin e sotëm me ambasadorin francez në vend Kristian Timonie. Nga SÇE informojnë se takimi u mbajt në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane.me rastin e nënshkrimit të letrës, me të cilën, eksperti teknik nga Republika e Francës Fransoa Lafond bëhet pjesë formale e ekipit të Sekretariatit për Çështje Evropiane. Osmani ka falënderuar për mbështetjen e sinqertë të Francës për Republikën…

Lexo më Shumë

Duam të ndërtojmë njerëz të rinj me vlera të vërteta, integritet dhe mendje të hapur, porositi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në hapjen solemne të Forumit Botëror të Engjëjve të Biznesit (World Business Angels Investment Forum), që mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë. Në fjalimin e tij në Forum në të cilin morën pjesë mbi 1.200 pjesëmarrës të 70-të shteteve, presidenti i Maqedonisë ka folur për qëllimet dhe vlerat e Shkollës për liderë të rinj, e cila është shpallur si projekti më i mirë social në Evropë për vitin 2017, nga ana e Forumit Botëror të Engjëjve të Biznesit. Ai…

Lexo më Shumë

Prurjet e ujrave në thuajse të gjithë lumenjtë e vendit janë më të larga se mesatarja e muajit shkurt. Kështu thonë matjet më të reja të Entit hidro-meteorologjik. Më pak prurje të ulit ka në lumin Kriva në Kriva Pallankë, pastaj Bregallnica në Berovë dhe lumi i Zi në Novac. Niveli i ujit në liqenet natyrore të vendit janë në nivel të mesatares për muajin shkurt, për një periudhë disavjeçare.

Lexo më Shumë

Skandali rreth keqtrajtimit seksual të një të miture në shtëpinë për kujdes ndaj fëmijëve me probleme edukative-shoqërore “25 maji” ka mërrë një kahje tjetër. Stevço Sokolovski, drejtor i kësaj shtëpie ka dhënë dorëheqje, për arsye morale. Në lidhje me këtë rast, Ministria për Punë dhe Politika Sociale ka bërë të ditur se vazhdojnë hetimet për rastin në fjalë, dhe se një komision tashmë vërtetoji se shërbimet profesionale dhe kujdestari i caktuar e kanë alarmuar situatën te institucionet përgjegjëse, për mundësi të shfrytëzimit seksual të R.I.

Lexo më Shumë

Kreu i diplomacisë greke do të vizitojë Shkupin në ditët në vijim, bën të ditur televizioni grek Alfa, përcjell Almakos. Gazetari, duke iu referuar burimeve të tij, thotë se fillon një javë kyçe për negociatat dhe Kozias do t’i dorëzojë homologut të tij maqedonas një projekt-marrëveshje të përgatitur nga pala greke. Sipas informatave nga Alfa, Kozias pritet të vizitojë Shkupin në ditët në vijim me fluturimin e parë në aeroport me emrin e ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Ministri i Jashtëm grek do të ketë me vete një propozim grek, i cili sipas të njëjtave burime, në 24 orët e…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Talat Xhaferi po mban takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve ku duhet të caktohet orari i aktiviteteve të Parlamentit për këtë javë. Për shkak të udhëtimeve zyrtare, Kuvendi nuk pati aktivitete plenare gjatë dy javëve të kaluara. Grupet parlamentare sot u mblidhen në takim të rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, për të përcaktuar intensitetin e punës së ligjvënësit gjatë kësaj jave. Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë plenare dhe shumë pak seanca të komisioneve gjatë dy javëve të kaluara. Shumica kanë konfirmuar se koordinohen për të gjetur mekanizma për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për radion austriake ORF, theksoi se deri në korrik do të përfundojnë negociatat dhe do të zgjidhet kontesti i cili është pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. “Besoj se do të gjejmë zgjidhje dhe me sukses do t’i përfundojmë negociatat deri në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik”, tha Zaev, i cili premtoi se deri në maj Maqedonia do të ketë bashkëpunim më të përafërt me Greqinë. Sipas Zaev, vendet anëtare të NATO-s do ta ratifikojnë anëtarësimin, menjëherë pasi që Maqedonia dhe Greqia do të deklarojnë…

Lexo më Shumë

Çmimi i derivateve prej sonte në mesnatë ulet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhen ulje të çmimeve rafinerike dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 6,19 gjegjësisht për 4,21 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 65,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 67 denarë, EURODISEL (D-E-V) për 57, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 45,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 1,243 denarë për kilogram ulet dhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS…

Lexo më Shumë