Author: Rilinda

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore reshje të dëborës, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 10 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri nëntë gradë. Në dy ditët e ardhshme do të mbajë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup informon se është duke vepruar për zbardhjen e ngjarjes që ka ndodhur në majën e malit Kajmakçalan, në të cilin humbën jetën dy alpinistë maqedonas. Prokurori kompetent publik dha urdhër te Sektori i Punëve të Brendshme Shkup që të bëjnë kontrolle në Federatën e Sporteve Malore të Maqedonisë në bazë të asaj se kur dhe si është organizuar ekspedita malore, cilat janë kushtet e nevojshme për organizimin e tillë dhe a janë plotësuar ato, si dhe rrethanat tjera. Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër që të bëhen kontrolle edhe në Shoqërinë malore “Transverzallec”- Shkup, aktet…

Lexo më Shumë

MPB kumtoi se kanë hyrë në fuqi ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion, me të cilat, fëmijët, ashtu siç qëndron në ligj, me mbushjen 17 vjet, dhe jo si deri më tani 16 vjet, do të munden të marrin patentë shoferi. Nga ana tjetër me ndryshimet e reja parashohin edhe rritje të kufirit të moshës, pas së cilës duhet të nxirret vërtetim mjekësor në çdo tre vjet për vazhdim të patentës së shoferit. “Në pajtueshmëri me ligjin për siguri në komunikacion, leja e vozitjes jepet në afat prej 10 vjetëve, ndërkaq te personat më të vjetër se 70 vjet,…

Lexo më Shumë

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadori Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Dibrën si pjesë e fushatës “BE-ja për ty”. Fushata ka për qëllim rritjen e vetëdijes dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së për vendin. Në Dibër, ambasadori do ta vizitojë Qendrën për Punës Sociale, rrugën e sapondërtuar deri në Banjishte dhe shtegun për këmbësorë përgjatë liqenit të Dibrës, për të cilët u mor ndihmë nga Bashkimi Evropian, kumtoi Zyra e BE-së në Shkup. Dibra është një prej 18-të komunave në mbarë vendin të cilët marrin mjete nga BE-ja për adaptim dhe modernizim të qendrave…

Lexo më Shumë

Shkupi që në shkurt i ka tejkaluar kufijtë vjetor të lejuar nga BE-ja për ndotjen e ajrit. Ky limit i BE-së sot është tejkaluar në të gjitha stacionet matëse në Shkup, me përjashtim të Milladinovcit, Komuna Ilindenit, kumtoi Komuniteti e eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”. Në BE limiti i lejueshëm të pranisë së grimcave PM10, mesatarisht në 24 orë janë 50 mikrogramë për metër kub. Në BE numri i lejueshëm për tejkalimin e limitit të grimcave PM10 është 35 ditë në një vit kalendarik. Më shumë tejkalime të limitit prej 24 orë të vlerave të lejuara të grimcave PM10, të numëruar…

Lexo më Shumë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështetë ndryshim të Kushtetutës që do të ketë për qëllim ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. I ftuar në TV24, Mickoski theksoi se nuk diskutojnë për përcaktim identiteti, dhe se nuk do të bëhen arsyetim për dështimin e dikujt e as të jenë pjesë e një zgjidhje që nuk është në interes të Maqedonisë. Mickoski hodhi akuza te përfaqësuesit qeveritar, duke thënë se i ndryshojnë deklaratat e tyre dhe shprehin qëndrime të ndryshme rreth procesit të bisedimeve.

Lexo më Shumë

Ata u propozuan me nënshkrime të 20 kolegëve të tyre nga LSDM dhe BDI. Kuvendi, i cili paraprakisht votoi dhe mbi pikën e vetme në rendin ditor të seancës së 26, gjatë tërë ditës punonte me mungesën e kuorumit. Përzgjedhja e Misovskit, Tashevska Remenskit dhe Memedit kaloi pa diskutim. Votimi i deputetëve për nënkryetarë ishte individualisht, ndërsa ata ishin zgjedhur me 61 vota “pro” dhe një “abstenim” dhe pa asnjë votë “kundër”. VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk mori pjesë në seancën e 34-t plenare në Kuvend. Paraprakisht, në kuadër të seancës së 12 në janar të këtij viti deputetët me propozimin e…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në viset malore me reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në nëntë gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë.

Lexo më Shumë

Pasi në opinion doli informacioni se një 13-vjeçare kishte ngele e përdhunuar në çerdhen ”25 maji” në Shkup, ”Nezavisen Vesnik” shkruan se skandali në këtë çerdhe është më i thellë! Sipas kësaj gazete, edhe dy të mitura kanë ngelur shtatëzënë. Njëra ka ndërprerë shtatëzaninë kurse vajza tjetër ka insistuar ta mbajë fëmijën, jo ta abortojë. Nuk bëhet e ditur se a janë shtatëzën nga përdhunimi i të punësuarve apo nga ndonjë mundësi tjetër. Lajmin për shtatzëninë e tyre e kanë konfirmuar nga Klinika e Gjinekologjisë për “Nezavisen vesnik”. “Njëra vajzë për të cilën mediat janë duke shkruar, si dhe për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev nesër në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Zaev në Gjermani. Pas takimit, ashtu siç kumtoi pres shërbimi qeveritar kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës në Berlin, Zaev është parashikur të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank Ualter Shtajnmajer. Zaev do të mbajë edhe fjalim në zyrën qendrore të Fondacionit “Fridrih Ebert”. Takimi i parë bilateral i kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Merkel u mbajt në Trieste, në korrik të vitit…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor për mentorë të gjeneratës më të (të gjashtë) dëgjues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë dhe i ka propozuar edhe Tatjana Mihajllovën, Monika Bahçovanskën, Elena Ilievska – Josifoviqin, Diana Gruevska – Ilievskën dhe Lubinka Basheskën nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Të gjithë këto emra lidhen me bllokadën e procedurave të Prokurorisë Speciale Publike dhe i kanë shpëtuar nga paraburgimi ish kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Disa prej tyre madje edhe janë të shkruar në Raportin e Stejt Departamentit në kontekst të gjyqësorit të politizuar. Lista është e përbërë prej një numër të madh të…

Lexo më Shumë

Analizat e bëra nga marrja e gjakut të vajzës 13-vjeçare nga Shtëpia për Fëmijë pa Prindër “25 Maj” e cila abortoi fëmijën e saj pas abuzimit seksual, tregojnë se është gjetur drogë në gjakun e saj. Në mënyrë shtesë do të konfirmohet se a është ajo e droguar. Zëvendësavokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa në emisionin e mbrëmshëm “Noqno studio” të televizionit Telma tha se institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e vajzës për të cilën shteti është dashur që të kujdeset, pasi që u është marrë prindërve. Sipas Bajramovska-Mustafas, bëhet fjalë për një vajzë jashtëzakonisht inteligjente për moshën e saj. Në…

Lexo më Shumë