Pozicioni i Merkel që në Berlin mirëpret Kryeministrin maqedonas, sipas kreut të partisë opozitare greke, Demokracia e Re, nuk është e dobishme për momentin. Kiriakos Mitsotakis, në një intervistë për Sky, tha se “duhet të shmanget përdorimi i termave “maqedonisht “dhe” Maqedonia ” për Shkupin”, thot korrespondenti i MIA-s nga Athina, përcjell Almakos. “Pozicioni i Merkelit nuk ishte i dobishëm në këtë kohë. Kur ka negociata të hapura dhe ka një ndjeshmëri të madhe për opinionin publik, është e mirë për të shmangur përdorimin e termit “maqedonas”, “Maqedoni”, por duke iu referuar IRJM. E them këtë sepse nëse diç është…
Author: Rilinda
Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë dhe Instituti për letërsi maqedonase pranë UKM-së, sot në mesditë do të organizojnë tribunë për aspektet aktuale të kritikës letrare. Në tribunën e titulluar “Kritika – aspektet aktuale” do të marrin pjesë kritikë, eseistë, profesorë universitarë, teoricienë dhe shkrimtarë. “Shkas për diskutimin është publikimi i përmbledhjes “Kritikë dhe heshtje: leximi i letërsisë dhe kulturës maqedonase” me punime nga konferenca shkencore ndërkombëtare të cilën Instituti për letërsi maqedonase e mbajti në ASHAM vitin e kaluar”, deklaroi SHSHM-së. Në përmbledhje janë publikuar pikëpamjet e rreth pesëdhjetë studiuesve letrar nga Maqedonia dhe nga jashtë, profesorë dhe kritikë nga…
ër profesorin Nano Ruzhin, vizita e treshes së Parlamentit Evropian dhe e Kryetarit të Komisionit Evropian paraqesin një nevojë për një bingo diplomatike për Bashkimin Evropian. Sipas tij BE-ja e ka këtë nevojë, kurse zgjidhja e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë paraqet mundësinë më të mirë për ta kapur këtë bingo. Ruzhin konsideron se vëmendja e madhe do të hudhet në Ballkan sepse Këshilli i Evropës do të kryesohet nga vende që kanë interes për rajonin në fjalë. Ai përfundon se mësymja diplomatike e BE-së ka të bëjë edhe me atë se Bashkimi nuk dëshiron që të shkojë…
Panair mobiliesh këtë vit nuk do të ketë. Manifestimi nuk ka ku të mbahet. Këtë informacion ditë më parë e kanë marrë nga Panairi i Shkupit kompanitë të cilat janë paraqitur për të marrë pjesë në manifestim, informon Koha. Pas shitjes së sallave dhe vendit të panairit të Shkupit, organizimi i manifestimeve të panaireve mbetet i paqartë. Pronar i ri i lokacionit ku janë mbajtur panairet është Balfin Grup, Pas shitblerjes së vitit të kaluar, pjesë e manifestimeve të panairit janë realizuar në qendrën sportive Boris Trajkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konsideron se policia duhet patjetër të përparojë në mënyrë dinamike dhe të përshpejtuar. Sipas tij, nga ky përparim varet cilësia e drejtpërdrejtë e rezultateve të proceseve të përgjithshme hetuese. Në konferencën “Forcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për hetime në vendin e ngjarjes”, Spasovski tha se qëllimi është që të përmirësohet cilësia e hetimeve forenziko-ligjore, duke shtuar se synohet të përgatiten standarde të reja të procedurave operacionale në pajtim me udhëzimet e Rrjetit evropian të instituteve të forenzikës dhe praktikave më të mira të BE-së. Ky synim është pjesë e projektit që do të…
Analiza e aktgjykimeve të plotëfuqishme për lëndë të procesuara në dhjetë vitet e fundit në gjykatat e Maqedonisë tregon mosrespektim të plotë të ligjeve dhe një nevojë të madhe për rishikim serioz të punës së gjykatësve dhe praktikës gjyqësore. Kështu shprehet kryetarja e Transparency International për në Maqedoni, Sllagjana Taseva. Në promovimin e analizës së thellë “Sistemi gjyqësor nën llupë”, Taseva tha se analiza paraqet dëshmi për një punë joprofesionale, të pamatur, të paligjshme të sistemit gjyqësor. Sipas saj, është e qartë se janë bërë shkelje ligjore, respektivisht janë bërë shumë padrejtësi, duke shtuar se që nga caktimi i paraburgimit,…
Projekt-marrëveshja është përgatitur, ka rreth 20 faqe dhe ndodhet në duart e Aleksis Cipras, publikoi portali informativ grek Iefimerida. Gazetari, duke iu referuar burimeve të tij, shkruan se projekt-marrëveshja nuk i përmban vetëm pozicionet greke, por i merr parasysh edhe pozicionet e palës tjetër, ndërsa pasi dokumenti diplomatik do të marrë dritë të gjelbër nga qeveria greke, do t’i dorëzohet palës së Maqedonisë. “Sipas informatave ekskluzive të Iefimeridës për përpilim të dokumentit diplomatik, nevojiten shumë orë pune, ndërsa fjalën e parë dhe të fundit e kishte personalisht Nikos Koxias i cili në periudhën e kaluar i intensifikoi përpjekjet diplomatike dhe…
Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur edhe ndaj letrës së kreut të Gostivarit Arben Taravari ku ky i fundit tha se 100 mijë banorë të kësaj komune janë të hidhëruar me Zaevin, pasi buxheti komunal është bllokuar për hatër të BDI-së. “Unë jam politikan pragmatik. Buxhetin në Strumicë në 90 përqind e sillja me konsensus bashkë me opozitën. Kryetari i komunës dhe anëtarët e Këshillit patjetër të ulen dhe të ndërtojnë strategji. Nuk mund të thirreni në konsensus për disa çështje, ndërsa t’i ndërroni drejtorët dhe të vendosni njerëz vetëm të VMRO-së dhe Aleancës për shqiptarët. Nëse ftoni në konsensus, atëherë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 226 vende pune në kopshtet e fëmijëve, në të cilat disa vite është punësuar kuadër në kohë të caktuar, transformohen në kohë të pacaktuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave për punësim në kohë të pacaktuar të 226 vendeve të punës në institucionet publike për fëmijë – kopshte të fëmijëve, për vende pune të lira të përhershme, ndërsa të cilat janë plotësuar me punësim në kohë të caktuar. Me këtë hap MPPS e ndërpret gjendjen afatgjate të pasigurisë tek të punësuarit në kopshte, por edhe tek…
Në ndërtesat komunale në “Gjorçe Petrov”, “Butel”, “Gazi Babë” dhe Aerodrom si dhe në përdhesën e Drejtorisë për obligues të mëdhenj tatimor në ndërtesën e LSM-së, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka hapur sportele shtesë për parashtrimin e paraqitjeve tatimore vjetore. Nga DAP informojnë se paraqitjet tatimore vjetore në sportelet e sapohapura do të mund të bëhen nga data 26 shkurt deri më 15 mars nga ora 8 deri në orën 16, në Aerodrom deri në orën 18, në Drejtorinë për obligues të mëdhenj tatimor deri në orën 21 gjithashtu edhe në sportelet e vendosura në bodrumin e Drejtorisë…
Në Shkup sot është protestuar kundër proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, siç vlerësojnë organizatorët. Kreu i Shoqatës së të Burgosurve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, deklaroi se ky është një homazh për Almirin, për Burhanin, për Rexhailin, për Avniun, për Agimin dhe për të gjithë shqiptarët e tjerë që janë të dënuar vetëm pse janë shqiptarë. “Protestojmë sot në këtë shesh, dhe më vonë para Gjykatës së Apelit. Janë pjesë të një sistemi të korruptuar të drejtësisë. Këtë nuk e themi ne, por e thotë pothuajse çdo vit Departamenti i Shtetit Amerikan, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut,…
Kundër 53-vjeçarit M.J nga fshati Sasa, komuna e Kamenicës, zyrtare ligjore në ndërmarrjen publike “Pyjet Maqedonase”, janë ngritur aktakuza për “shpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “raste të veçanta të falsifikimit të dokumentit”, përcjell Almakos. M.J është akuzuar për mashtrim me vlerë 120 euro pasi ka marrë në mënyrë të paligjshme mbeturinat pas prerjes. “Në periudhën prej 28.11.2016 deri më 31.12.2016, M.J, si zyrtar i pavarur në ndërmarrjen publike” “Pyjet Maqedonase”, filialën Delçevë, pa dijeninë e Lj.G. (58) dhe Lj.D. (60), të dy nga Kamenica, në emër të tyre, janë parashtruar dy kërkesa për sigurimin e…

