Author: Rilinda

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët deri në mesatare, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore, e cila në Pellagoni në disa momente do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në tre gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të dëborës herët paradite, si dhe…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të mbrojtjes, gjykimi për lëndën “Mitmarrje” ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev është shtyrë për më 6 mars, konfirmojnë nga Gjykata Penale. Seanca e kaluar ishte anuluar me kërkesën e prokurorit publik i cili e kishte informuar gjykatësin e ri të lëndës, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në gjykim. *********** Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahet seancë e gjykimit për rastin “Ryshfet”, kryeministri aktual Zoran Zaev dyshohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në njërin nga 27 aksidente të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin SPB të Shkupit. Në katër aksidente lëndime të lehta kanë marrë 6 persona në 11 lëndime të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga MPB-ja, se gjatë fundjavës policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e tetë shoferë kanë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin të këmbësorëve, 20 për për parakalim të parregullt dhe tetë shoferë të cilët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar sot në Londër do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor për tërheqjen e investimeve të huaja. Në Samitin investues, i cili është në organizim të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të marrin pjesë shefat e qeverive të të gjitha gjashtë vendeve të rajonit, të cilat do të kenë mundësi t’i prezantojnë potencialet për investim para 200 përfaqësuesve të kompanive të cilat lanë treguar interes t’i zgjerojnë bizneset e tyre në rajon. Sivjet, theks në Samit është vendosur në promovimin e projekteve në fushën e transportit dhe energjisë.…

Lexo më Shumë

Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nesër do të mbahet Konferenca e 13-të e Komisioneve parlamentare për çështje dhe integrime evropiane të shteteve të përfshira me procesin për stabilizim dhe asocim nga EJL – Kosap. Folës të ftuar të konferencës janë edhe treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekeshtajn dhe Eduard Kukan. Konferenca ka dy sesione, për Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për sundimin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor. Në hapjen do të flasë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, ndërsa si folës mysafir në sesionet përveç treshes së eurodeputetëve janë paralajmëruar edhe euro ambasadori Samuel Zhbogar, Kristian Vigenin,…

Lexo më Shumë

Edhe sot pritet që të vazhdojnë të reshura të borës. Meterologët parashikojnë që temperaturat e ditës do të lëvizin nga -10 deri në -5 gradë celsius gjatë ditës. Lagështia e ajrit do të jetë e lartë kurse gjatë ditëve në vazhdim pritet që të ketë temperatura edhe më të ulëta.

Lexo më Shumë

Programi për kulturë për vitin 2018, i publikuar nga Ministria e Kulturës së R. së Maqedonisë, për Shtëpinë Botuese “Logos-A” paraqet poshtërimin e radhës që i bëhet kulturës shqiptare në Maqedoni. “Ky program edhe një herë dëshmoi qasjen selektive ndaj botimeve shqipe në Maqedoni, ku – mes tjerash – është nëpërkëmbur edhe SHB “Logos-A”. Është poshtëruese që Ministria e Kulturës e përkrah vetëm një projekt për Logos-A, ndërsa – në anën tjetër – gjithë opinioni e ka të njohur se Logos-A brenda një vitit boton mbi 30 tituj të sferave të ndryshme! Prandaj për ne Ministria e Kulturës nuk ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka konfirmuar se më 27 prill në Kuvend është dashur të vritet ai, ndërsa për këtë ekziston edhe bisedë telefonike. Zaev, tha se personi që ka dashur ta likuidoj atë është në paraburgim. “Për detajet besoj se organet e rendit do të japin njoftim ose do të na informojnë në periudhën e përshtatshme se si po rrjedhin proceset gjyqësore. Unë e di se njeriu që e ka marrë atë detyrë është në paraburgim”, ka thënë sot Zaev. Javën e kaluar javorja Fokus publikoi se ekziston bisedë telefonike, e incizuar në disa muaj pas të enjtes…

Lexo më Shumë

Mot më i ftohtë me reshje të borës nesër pritet ta kaplojë tërë territorin e Maqedonisë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në orët e natës, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe të hënën në mëngjes. Sinoptikania Kostadinka Arsovska nga enti hidro-meteorologjik, thotë se në gjithë vendin do të formohet shtresë bore. KOSTADINKA ARSOVSKA, SINOPTIKANE I tërë rajoni i Maqedonisë nesër nga orët e paradites do të jenë nën ndikimin e një klime shumë të ftohtë dhe të lagësht, që do të shkaktojë ulje të temperaturës dhe reshje të borës në tërë vendin. Reshje më të dendura të borës priten…

Lexo më Shumë

Skandali me 3 vajzat shtatzëna në strehimoren “25 Maji” nxorri në sipërfaqe neglizhencën e institucioneve dhe tmerrin që është zhvilluar vite me radhë në strehimoret për fëmijë. Prindi i vajzës 13 vjeçare, tek e cila u konstatua shtatzënia, fajëson institucionet për ato që i kanë ndodhur bijës së tij. Ai për edicionin e mbrëmshëm të emisionit VOX tha se që kur vajza e tij u strehua te “25 Maji”, është ankuar për kushtet atje, por autoritetet i kanë thënë të mos shqetësohet. PRIND “Shkova tek Mirjana, punëtore sociale, e cila ishte përgjegjëse për të dhe ajo pas 1 muaji më…

Lexo më Shumë

Vendimi im është në përputhje me interesat e shtetit dhe interesat e shtetit janë brenda kuadrit të Strategjisë së BE-së dhe prania do të nënkuptonte dëmtimin e interesave të vendit, tha Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp, i cili solli vendimin për të mos marrë pjesë në konferencë e Ballkanit Perëndimor në Banja Luka, njofton Almakos. “Nuk e kam sjellë vendimin si shqiptar, por si evropian, i cili beson në të ardhmen evropiane të rajonit. Strategjia e BE për rajonin ofron një perspektivë për të gjashtë vendet në rajon për anëtarësim në BE dhe…

Lexo më Shumë