Author: Rilinda

Valë e ftohtë nga faza e portokalltë sot do ta përfshijë të gjithë shtetin. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -17 deri -9 gradë, ndërsa ato të ditës prej -4 deri në 2 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 17 deri në minus nëntë gradë, ndërsa e ditës prej minus katër deri në dy gradë. Gjatë natës, duke filluar nga perëndimi, do të ketë reshje të dëborës, të cilat…

Lexo më Shumë

Të premten në ora 13:00 në Shkup para Prokurorisë së Përgjithshme pritet të mbahet protesta kundër rastit të Almirit të vogël nga Kumanova. Protesta me moton “Prokurorët vrasin Almirin” për herë të dytë do të mbahet më 2 mars. Protesta u paralajmërua nga qytetarët përmes rrjeteve sociale. Ata do të protestojnë kundër vendimit të prokurorëve për rikualifikim të lëndës nga vrasja me paramendim në aksident rrugor me pasoja vdekje, në të cilën u vra 4 vjeçari nga Kumanova Almir Aliu.

Lexo më Shumë

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 13 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Boca Ivanova” pa numër dhe objektet e firmave “Gashi Komerc”, “Jafa Promet DOOEL”, “Klan DOOEL”, Shkup dhe “ABC Komerc” në komunën e Butelit. Siç informojnë nga QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të aktiviteteve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik.

Lexo më Shumë

rotesta e mbrëmshme në Shkup, flamuri i djegur grek, intervista e kryeministrit Zoran Zaev dhe demanti i Qeverisë, kanë marrë trajtim serioz në mediat greke. Ishin të pranishëm edhe në edicionet qendrore të lajmeve në televizionet greke, por edhe në on lajn edicionet e gazetave, si dhe në portalet informative. “Protestë e nacionalistëve në Shkup – e kanë djegur flamurin grek”, “Shkupianët radikalë kërkojnë ndërprerje urgjente të negociatave në KB”, “Shkupi: radikalizëm i nacionalistëve – linjat e kuqe nga Zaevi” janë pjesë e titujve me të cilat gazetarët grekë e kanë publikuar lajmin për protestën në Shkup. “Shumë protestues kanë…

Lexo më Shumë

oran Zaev me veprime joserioze, me deklaratat për mediat ndërkombëtare me renome se është i gatshëm për përjashtime të caktuara në lidhje me kërkesat greke për ndryshim të Kushtetutës i prish pozicionet e Maqedonisë në kontestin me Greqinë dhe shkakton dëme të mëdha në interesat kombëtare, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. “Zoran Zaev me këtë veprim joserioz i prish pozicionet e Maqedonisë në kontestin dhe shkakton dëme të mëdha në interesat kombëtare. Zaev nuk ka të ndalur me politikat të cilat janë kundër interesave shtetërore dhe kombëtare, por gjykatat për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues i ndjekin penalisht ata…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës edhe më tej e vështirësojnë qarkullimin e automjeteve i cili zhvillohet me ndalesa për automjetet transportuese në një pjesë të rrugëve, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës së shkrirë nëpër rrugë. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 metra ka në qafën malore Pletvar. Reshje të borës me intensitet të dobët, ka në Mavrovë, Smojmirovë dhe në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë. Reshjet e mëdha të borës e vështirësojnë komunikacionin në rrugën Krushevë-Prilep dhe Krushevë-Demir Hisar, ku është e obligueshme pajisja dimërore për automjetet motorike transportuese, ndërsa…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me temperatura dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Posaçërisht ftohtë do të jetë në orët e mëngjesit kur në disa vende temperaturat do të zbresin edhe deri -10 gradë. Në pjesët e skajshme perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare, në viset më të larta dhe ato malore era do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri minus pesë gradë, ndërsa e ditës prej…

Lexo më Shumë

Zjarr mbrëmë la shpërthyer në një banesë në rrugën “Pavle Iliq” në Çair të Shkupit, në pronësi të gjashtëdhjetëvjeçarit B.R. Në zjarrin nuk ka të lënduar. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se zjarri është denoncuar në orën 20:40 në Njësitin për Informacione dhe Komandë. Brigada Zjarrfikëse ka intervenuar dhe zjarri është shuar në orën 21:30. Po ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve për zjarrin.

Lexo më Shumë

Nesër, në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Tortura”, që ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, përcjell Almakos. Bisedat e publikuara të përgjuara për arrestimin e Lube Boshkovskit do të mund të dëgjohen në sallën e gjykatës. Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të VMRO-DPMNE-së që të mos përkrahë protestën e cila do të mbahet sot në mbrojtje të emrit dhe identitetit, ka reaguar ish deputetja Sollza Gërçeva e cila ka porositur se janë të pjekur të vetë-eksplodojnë. “Pas deklaratës së VMRO-së se vetëm mbështesin të drejtën demokratike në protesta (sikur dikush ka të drejtë të mbrojë protestat e garantuara me Kushtetutë), të pjekur janë të vetë-eksplodojnë. Kjo është për rubrikën ‘besoni ose jo’”, ka shkruar Gërçeva në profilin e saj në Fejsbuk.

Lexo më Shumë

Katër persona janë lënduar në gjithsej 13 aksidente rrugore gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Shkup. Në 10 ndeshje janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB informojnë se mbrëmë policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Gjashtë drejtues të automjeteve kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, dy shoferë janë sanksionuar për qëndrim të palejuar dhe tre shoferë nuk kanë poseduar pajisje të parapara dimërore në automjete. Janë gjetur 78 vetura të parkuara në mënyrë joligjore. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë hequr 49 vetura.

Lexo më Shumë

Kushtetuta është libër vendor dhe nuk ka pasoja jashtë vendit, për shkak të së cilës nuk ka nevojë që ta ndërrojë, porositi dje kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Euronjuz. AIi konsideron se mjafton revizioni i Kushtetutës së vitit 1993, e cila u bë për shkak të ndjenjave të, siç tha miqve tanë grekë dhe që të ndjehen më komod është bërë edhe revizion i dytë. Lidhur me atë nëse identiteti është temë e negociatave, kryeministri i Maqedonisë u përgjigj negativisht. Thotë se nuk ekziston bisedë për identitetin, respektivisht për nacionalitetin, por ekziston paragraf për shtetësinë. Në intervistën për “Shpigel”-in…

Lexo më Shumë