Author: Rilinda

Në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë mes fshatrave mesheishta dhe Trebenishta, mbrëmë janë përplasur makinat “Audi” me targa të Ohrit e drejtuar nga I.B (36) dhe “Opel Meriva” me targa të Shkupit, e drejtuar nga G.M (41) nga Shkupi. MPB informon se nga pëplasja lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkëudhëtarët në makinën “Opel Meriva”, S.M (61) dhe A.M (66). Ata gjithashtu informojnë se kanë kryer hetime dhe po marrin masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Kavadarit vazhdimisht ankohen se ju mungojnë vende për parkim. Ata thonë se ka familje që kanë më tepër se një makinë dhe se rregullisht, madje edhe për të pirë kafe në një largësi të vogël, shkojnë me makina. Ata thonë se e kanë patjetër të marrin masa, që me karrike të ulen në vendin e parkimit që të mos u merret (zihet) nga dikush tjetër. Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev paralajmëron zgjidhje të problemit me punësim të sigurimit për ruajtjen e vendit të parkimit, që në të njëjtën kohë sipas tij do të bëheshin edhe punësime. “Kemi plan…

Lexo më Shumë

Organizata për mbrojtjen e identitetit të Maqedonisë, organizon të dielën në ora 13:00 sërish protestë kundër kontestit të emrit të Maqedonisë. “Ka ardhur koha për bashkim dhe ti respektojmë dëshmoret për mëmëdheun, ua kemi borxh”, shkruan në njoftimin dërguar mediave për protestën e së dielës. Siç thuhet në njoftim protesta do të mbahet në disa vende të Evropës. Kujtojmë se, në protestën e javës së kaluar u dogj flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Greqisë.

Lexo më Shumë

Sipas informatave që u bënë publike rreth keqpërdorimeve në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u hapën anketat ku ata kanë deklaruar pasurinë dhe përvojat e punës të anëtarëve. Përveç pasurisë së patundshme, përvoja e tyre e punës tregon se pothuajse të gjithë anëtarët kanë pasur angazhime afatgjate në institucionet shtetërre, përcjell Almakos. Kryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Igor Tanturovski ka tre apartamente, një në Beograd, një në Ohër dhe dy në Shkup. Hapsira e përgjithshëm i apartamenteve është 215 m2. Tenturovski vozitën Mercedes C200 dhe Dacia Sandero. Tanturovski ka edhe përvojë më të pasur në institucionet shtetërore.…

Lexo më Shumë

Përveç punësimit të atyre që ishin pjesë e revolucionit laraman , ne nuk shohim një plan për rritjen e pagave dhe pensioneve, tha deputeti i VMRO-DPMNE Vlatko Gjorçev në debatin e mbrëmshëm në televizionin Telma, përcjell Almakos. Sipas tij, politika e LSDM’së është një nga pikat e dobëta të kësaj garniture. “Politika e LSDM-së është më e kritikuar nga anëtarët e LSDM-së. Ne nuk shohim hapjen e fabrikave dhe ndërtimit të rrugëve. Gjithnjë e më shumë qytetarë janë të zhgënjyer me këtë grup. Republika e Maqedonisë kurrë nuk ka pasur një qeveri më të paaftë, e cila nuk mund të…

Lexo më Shumë

Me moton “Prokurorët vrasin Almirin’, sot (të premten) në ora 13:00 protestohet para Prokurorisë së përgjithshme, për rastin e Almirit të vogël. Protesta në fjalë mbahet për të dytën her, me qëllim që drejtësia të shkojë në vend. Kujtojmë se, ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkoi rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq. Ndryshe, për një javë rresht, Almiri luftoi për jetë në spitalin e Kumanovës, por për shkak se nuk mundi t’ju rezistoj plagëve të marra, ai…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me temperatura dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri, ndërsa ajo të ditës 4 deri në 2 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 2 , ndërsa e ditës prejkatër deri në dy gradë. Gjatë natës, duke filluar nga perëndimi, do të ketë reshje të dëborës, të cilat të premten…

Lexo më Shumë

Dy persona janë lënduar më lehtë në një nga gjithsej pesë aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në kateraksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionu një numër të madh të kundërvajtjeve. Pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në të kuq në semafor, një shofer nuk iu ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve shoferë për reshtim të parregullt, katër shoferë për parakalim të parregullt dhe 12 shoferë të cilët nuk kanë poseduar pajisje dimërore. Nga qarkullimi…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme fillon me punë Sistemi për informim të shpejtë dhe menaxhim me ushqim jocilësor, ushqim për kafshë dhe materiale që vijnë në kontakt me kafshët. Ky sistem është përpunuar sipas modelit evropian të Sistemit të shpejtë të alarmimit për ushqim dhe ushqyerje (Rapid Alert System for Food and Feed-RASFF). Në bazë të këtij sistemi, shërbimet e kontrollit reagojnë shpejtë, pra nëse duhet që një ushqim jocilësor të kontrollohet shpejtë dhe të tërhiqet, atëherë procedura është mjaft e përshpejtuar. Shkëmbimi i të dhënave dhe komunikimi kryhet përmes postës elektronike, ndërsa për këtë qëllim është përpunuar një aplikacion softuerik…

Lexo më Shumë

Nëpër rrugë mëngjesin e sotëm qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa vende -vende ka edhe mbetje të borës. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitje e ngricave. Lidhja auto-moto e Maqedonisë informon se ende vlen ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Mavrovë – Dibër.

Lexo më Shumë

Në gjykatën penale për sot u caktua seanca gjyqësore për rastin e PSP-së, “Trajektorja”, në të cilën të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski. Katër personat akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet. Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e…

Lexo më Shumë

Në Gjurishtë janë matur -13, në Lazaropole dhe Pozharane -12, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Vinicë -11 gradë. Në Gjevgjeli janë matur -5 gradë, minus shtatë në Manastir, minus tetë në Prilep, Dibër, Pretor, Ohër, Strumicë, Demir Kapi dhe -10 në Shtip. Më shumë borë ka në Mavrovë, ku trashësia e borës është 87 centimetra, në Lazaropole 79, në Krushevë 58 dhe në Pozharanë janë matur 50 centimetra. Për shkak të valës së ftohët, Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë rekomandon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat…

Lexo më Shumë