Author: Rilinda

Serbia prej nesër do të vendosë kundërmasa ndaj Maqedonisë për shkak të importit të vështirësuar të miellit, paralajmëroi sot ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq. “Nuk mund të presim më. Përveç blerjes së kohës, nga ana e tyre nuk pamë kurfarë përgjegjësie për zgjidhje të problemit”, thotë Ljajiq në deklaratë për “Danas”. Thekson se ka qenë i gatshëm të premten të vijë në Shkup për të biseduar me përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e problemit me importin e miellit serb në Maqedoni, por ka hequr dorë sepse nuk ka dëgjuar propozim konkret për të cilin mund të bisedohej.…

Lexo më Shumë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias në gjysmën e dytë të muajit duhet të arrijë në Shkup dhe ta prezantojë projekt – versionin për zgjidhjen e kontestit me emrin. Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev dhe shtoi se Koxias do të aterojë në aeroportin në Shkup dhe do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa raundi i ri për procesin negociues nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz pritet të caktohet në fund të marsit apo në fillim të prillit. Zaev, në takimin e së dielës me liderin e OBRM-PDUKM-së Hrisitian Mickoski tha se nuk…

Lexo më Shumë

PRETIM: Tejkalimi i gjendjes së mungesës së barnave me recetë pas ditës së 15 të muajit dhe rritjes së qasjes deri te barnat. Implementimi i sistemit i cili pamundësoi keqpërdorimin e recetave të shkruara dhe shpenzimin fiktiv të kuotave mujore për blerjen e barnave. “Tejkalimi i gjendjes së mospasjes së barnave me recetë pas ditës së 15 të muajit dhe rritja e qasjes deri te barnat”, premtoi LSDM në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhje parlamentare të parakohshme (dhjetor 2016): “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 140). Ky premtim, po ashtu, është pjesë e Programit për punë (2017-2020),…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahet seancë e gjykimit për rastin “Ryshfet”, kryeministri aktual Zoran Zaev dyshohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet./Almakos

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi për sot në mesditë e caktoi vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente. Deri më tani nuk ka informata nëse deputetët do të diskutojnë për amendamentet dhe se si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokadë të Parlamentit ose ato do të tejkalohen dhe do të diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance. Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte temë edhe në takimin javor mes kryeministrit…

Lexo më Shumë

Moti sot parashikohet të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha të diellit. Në pjesën perëndimore dhe në vendet më të larta malore do të ketë reshje të shiut. Temperaturat ditore pritet të lëvizin prej 2 deri 9 gradë celcius. Ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të ngrohet moti, që do të shkaktojë edhe shkrirjen e borës.

Lexo më Shumë

Këshilltari i Putinit në Shkup “Truri i Putinit” apo këshilltari nën hije i presidentit rus, siç e quajnë mediat evropiane, Alleksandar Dugin, në intervistë ekskluzive për TV21 foli për disa tema. Siç duket autoritetet e Maqedonisë, nuk duhet të frikësohen nga Rusia, sepse Dugin, i cili konsiderohet si një njeri i afërt me Kremlinin, tha se vendi i tij nuk do ta pengojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai u shpreh se kontesti për emrin është nënçmues, pasi askush nuk ka të drejtë të privojë një popull nga emri dhe identiteti i tij. Në intervistën, analisti dhe filozof,…

Lexo më Shumë

Së shpejti pritet që të ndërpresim marrëveshjen për ndërtimin e objektit për kompozimin e skulpturës që duhet të bëhet si donacion nga biznesmeni Subrata Roj, kështu ka deklaruar ministri i kulturës Robert Allagjozovski në një intervistë dhënë për Birn. “Ai donacion nuk është realizuar aspak ndërkohë që gjithë shpenzimet kanë rënë në buxhet dhe tek qytetarët, ai kompozim jo vetëm që prish imazhin estetik të sheshit të vendit por edhe hapësirës publike dhe funksionimit të saj, kemi ndërprerë punimet dhe jemi në bisedime për mbylljen e këtyre obligimeve që kanë pasur më herët dhe në këtë mënyrë mos të sjellim…

Lexo më Shumë

Si rezultat i ujit që vjen nga shkrirja e borës, mbrëmë ka ndodhur shembje në rrugën drejt Krushinos, informon komuna e Kërçovës. “Apelojmë deri te qytetarët të mos ngjiten drejt Krushinos për shkak të vrimës së madhe që është paraqitur në mes të rrugës kryesore. Për situatën e krijuar, është njoftuar ndërmarrja Granit e cila i kryen punët për ndërtimin e autostradës si dhe Agjencia për rrugë të Maqedonisë”, kumtoi komuna e Kërçovës. Uji i cili vjen nga vendi i quajtur Krushino, del në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër dhe akumulohet në rrethrrotullimin në bulevard. Nga Agjencia për rrugët e Maqedonisë informojnë…

Lexo më Shumë

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot do ta mbajë stërvitjen përfundimtare demonstruese në kuadër të trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin e malit “Kodra e Diellit 2018”. Stërvitja, e cila filloi të premten, është organizuar në pajtim me Planin për trajnime për vitin 2018, ndërsa mbahet në vendpushimin e ELEM-it në Kodrën e Diellit, transmeton MIA. “Qëllimi dhe tema e trajnimit dhe stërvitjes për shpëtimin e malit do të jenë njohja me bazat e teknikës së lëvizjes në kushtet e dimrit, taktika për shpëtim nga orteqet, për kërkim dhe shpëtim të personave të rrezikuar nga orteqet, organizim i kërkimit të ekipeve…

Lexo më Shumë

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq lidhur me problemin rreth eksportit të miellit serb në Maqedoni, për RTS-në sot deklaroi se i kundërshtohet vendosjes së kundërmasave për Maqedoninë, duke thënë se kjo do të ishte më keq edhe për biznesmenët serbë, edhe për ata nga Maqedonia, transmeton MIA. “Eksporti nuk është i ndaluar, por me ato masa dhe barriera jashtdoganore, ai u vështirësua, ndërsa eksportuesit tanë me këtë bëhen jokonkurrentë në krahasim me të tjerët. Ne dëshirojmë kushte të barabarta, siç parashikojnë rregullat e Organizatës tregtare botërore dhe të CEFTA-s”, tha Ljajiq. Ai shtoi se po tenton ta zgjidh këtë…

Lexo më Shumë

ot do të takohen liderët e dy partive më të mëdha maqedonase Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev. Në takim do të bisedohet për situatat aktuale, para së gjithash do të këmbehen informacione për kontestin e emrit, njofton Republika.mk. Mickoski ditë më para tha se qëndrimi për emrin i partisë më të madhe opozitare maqedonase mbetet i pandryshuar. Sipas tij shumë me rëndësi është të mbrohet identiteti maqedonas. Mickoski ditë më parë u takua edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi është caktuar në ora 19 në Qeveri.

Lexo më Shumë