Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot priti një delegacion të lartë të ambasadorëve austriak në rajon, të udhëhequr nga ambasadorja e Republikës së Austrisë në Shkup, znj. Renate Kobler. Qëllim i vizitës së mysafirëve ishte për të mësuar diçka më tepër rreth mënyrave praktike, se si shteti austriak përmes projekteve reale do të mund të kontribonte në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në Komunën e Tetovës dhe rajonit të Pollogut, duke marrë parasysh faktin se Austria duke filluar pnga 1 korriku i këtij viti do të marrë presidencën 6 mujore të Këshillit të Bashkimit Europian. Në takim u bisedua…
Author: Rilinda
Prokuroria Themelore Publike – Shkupi po jep udhëzime dhe po merret me rastin për zyrtarin e arrestuar të Ministrisë së Brendshme, me iniciale D.S., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Pritet gjatë ditës Prokuroria Publike të dalë me më tepër informacione për rastin Nga Ministria e Punëve të Brendshme tani për tani nuk tregojnë risi për arrestimin e funksionarit të tyre D.S. , i punësuar në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot u takua me Anka Joana Joanesku, drejtoreshë e zyrës së Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) për Maqedoninë dhe Kosovën dhe Frenklin Stivs, këshilltar i lartë në kuadër të Nismës për Klimë Investuese dhe Zhvillim të Mirë (ICGI) që e zbaton BERZH. “Agjenda reformuese dhe realizimi më i madh i investimeve kapitale janë prioritete të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e mundshme dhe do ta intensifikojmë bashkëpunimin me BERZH në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve”, ka thënë kryeministri Zaev në takimin…
Instituti i Maqedonisë për media (IMM), Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) dhe Instituti për studime komunikuese (ISK) kategorikisht i dënojnë kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani. “Për ne është tërësisht e papranueshme të ndalohet liria e shprehjes dhe puna profesionale e gazetarëve, e cila duhet të jetë e lirë nga çfarëdo lloj presioni dhe shantazhi. Kërcënimet e referuara ndaj gazetarëve njëkohësisht janë sulm ndaj demokracisë dhe kufizimit të mundësisë që opinioni të ketë qasje deri te informatat dhe idetë e llojit të…
Me rastin e 7 Marsit ditës së mësuesit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur disa nxënës dhe studentë nga Kumanova në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. Pritja ka qenë modeste, shkruan KumanovaSot. “Në ditën e mësuesit prita një grup nxënësish dhe studentësh nga Kumanova dhe nëpërmjet këtyre fotografive, uroj të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë të shënuar të dritës së diturisë. Gëzuar mësues të dashur, vepra dhe kontributi juaj është vlerë kombëtare, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe njerëzore”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
“Nuk ishte e nevojshme që t’i vendoset etiketim evropian Ligjit për gjuhët”, ka deklaruar ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie në një intervistë për “Makfaks”. Ambasadori duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së me 35 mijë amendamentet, tha se ligji nuk ka nisur në mënyrën adekuate. “Kuvendi nuk funksionon si duhet”, ka theksuar Timonie. “Ligji nuk ishte prioritet për Bashkimin Evropian. Partitë shqiptare janë legjitime dhe duan që kjo çështje të zgjidhet”, shtoi Timonie. Ambasadori u thirr në deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili ka deklaruar se për…
Dje gjatë kontrollit në shtëpinë e E.M(52) nga fshati Jazhincë i Tetovës, janë gjetur rreth 30 kilogramë marihuanë, matëse digjitale, një plumb i kalibrit 7,62 milimetër. Personi E.M është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejme. Gjithashtu kontrolle nga SPB-ja në Tetovë me urdhër të mëparshëm gjyqësor mbrëmë kanë kryer kontrolle edhe tek personi M.S(39), ku janë gjetur dy pistoleta që i ka poseduar pa leje të tipit “Valter P99“ me pesë plumba të kalibrit 9 milimetra kurse tjetri “Zastava“ me shtatë plumba të kalibrit 6,35 milimetra. Më pas personi M.S është…
Rritja e Bruto prodhimit vendor prej 1,2 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2017 e konfirmon suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja dhe është edhe një në serinë e treguesve se ekonomia po stabilizohet dhe se po lëvizë në drejtim të mirë, thuhet në kumtesën nga Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së. “Në tre muajt e fundit nga qeverisja kriminele e VMRO-DPMNE-së dhe politikat e tyre shkatërruese sollën rënie të ekonomisë prej 1,3 për qind në kuartalin e parë të vitit 2017. Në mënyrë plotësuese, përmes politikave të destruksionit, bllokimeve dhe dhunës e…
OBRM-PDUKM-ja nuk e ka ndërmend që t’i tërheq amandamentet e saj për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe pas tentimeve që të kontestohen nga ana e qeverisjes. Kështu shprehet Dafina Stojanovska, anëtare e Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, në emisionin “Akcent” në TVM. Sipas saj, këtë të drejtë ua jep Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta dhe mosnënshkrimi i Ligjit nga ana e kryetarit Ivanov. Stojanovska thotë se partia nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, por dëshirojnë që të ecin përpara edhe gjuhët tjera të bashkësive tjera.
Nxënësit deri në fund të vitit shkollor do të punojnë edhe dy të shtuna. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), më 17 mars do të mbahet mësim në shkollat fillore dhe të mesme sipas orarit të së premtes, ndërkaq gjithashtu do të mbahet mësim edhe më 14 prill (e shtunë), sipas orarit të së premtes.
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriore. Mëngjes i ftohtë me temperatura të ulëta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri në 10 gradë, ndërsa temperatura ditore deri në 16 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët veriore. Temperatur e mëngjesit do të arrijë deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë. Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe i thatë me temperatura të larta të mëngjesit.
Në lidhje me 8 Marsin, Ditën Botërore të Gruas, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë (MASH) duke u thirr në ndërtimin e shoqërisë së njëjtë për të gjithë, fton që nëpërmjet arsimit të luftojmë për heqjen e roleve gjinore tradicionale. “Që të ndërtojmë shoqëri të njëjtë për të gjithë, duhet që për çdo ditë të luftojmë për avancimin e barazisë gjinore dhe heqjen e roleve gjinore tradicionale. Arsimi është mjeti kyç për promovimin e barazisë ndërmjet femrave dhe meshkujve dhe për largimin e stereotipave. Në çdo orë mësimore, gjatë secilit kontakt me nxënësit tuaj kijeni parasysh se ju keni…

