Author: Rilinda

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan në Prishtinë një deklaratë ku zotohen për realizimin e projekteve me investime amerikane që u përfshinë në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë. Deklarata u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC). Kjo deklaratë i paraprin nënshkrimit final që pritet të ndodhë për Nxitjen e Investimeve Kosovë-SHBA e që kapin shifrën e një milliard dollarëve”. Boehler: Zotim për të përshpejtuar investimet në Kosovë “Marrëveshja e Investimeve Kosovë-Shtetet e…

Lexo më Shumë

Asnjë mënyrë votimi që ndryshon vetëm renditjen e kandidatëve për deputetë në një listë partie dhe vetëm kaq nuk e bën atë listë të hapur!  Asnjë! Lista bëhet e hapur vetëm atëherë kur elektorati jep votën për çdo kandidat për deputet në listën e çdo partie, dhe…, dhe…, dhe…, kur partia merr votat e saj globale vetëm si shuma e të gjitha votave që marrin kandidatët e paraqitur prej saj! Vetëm në këtë rast është elektorati ai që përcakton se cilët janë përfaqësuesit e tij në Kuvend! Vetëm në këtë rast partitë do të vendosin kandidatura që i do elektorati!…

Lexo më Shumë

“Në katër vitet e ardhshme si Ministër i Ekonomisë do të vazhdoj të ndjek politikën ekonomike që synon zhvillimin e inovacionit dhe investimeve në zhvillimin teknologjik si një mundësi për transformimin e dëshiruar në ekonomi. Një ekonomi e tillë krijon më shumë vlerë të shtuar, zhvillon burime njerëzore dhe siguron produktivitet më të madh dhe paga më të larta. Në këtë mandat, unë do të përqendrohem veçanërisht në ekonomi, sundimin e së drejtës dhe reformën institucionale, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për shtyp për prezantimin e letrës së mandatit të marrëb nga kryeministri Zoran Zaev. Siç theksoi…

Lexo më Shumë

Ndërpritet seanca për përzgjedhjen e zëvendësministrave, vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesëNdërpritet seanca për përzgjedhjen e zëvendësministrave, vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesëPublikuar 13:07 22 Shtator, 2020Kuvendi sot e filloi seancën e 13-të në të cilën është dashur të debatohet për Propozimin për emërimin e zëvendës ministrave në Qeveri, por pas një pauze të shkurtër mbledhja është ndërprerë para se të konfirmohet rendi i ditës, sepse Parlamenti nga KSHZ-ja pret raport për verifikimin e mandatit të deputetit, pasi në fillim të kësaj seance u konstatua dorëheqja e deputetit Damjan Mançevskit. Siç sqaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke…

Lexo më Shumë

Sapo filloi gjykimi kundër biznesmenit, dhe këshilltarit komunal të BDI-së, Nefi Useini, i njëjti u shty për më 26 tetor. Arsyeja ishte mungesa e vëllait të tij, Ibrahim Useini, për të cilin mbrojtja tha se për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai sot kishte ekzaminime urgjente shëndetësore. Të dy akuzohen për një vepër të rëndë penale “dhunë”, gjegjësisht sulm ndaj Spirko Topalloskit nga Ohri, që ndodhi në muajin gusht para një hoteli në Ohër. Sot nuk u paraqit as ai- zyrtarisht për shkak të obligimeve urgjente familjare. Vëllezërit Useini për disa ditë ishin në paraburgim, por u…

Lexo më Shumë

Franca si mike e madhe e Maqedonisë së Veriut tregon mbështetje të fuqishme për aspiratat tona për fillim të shpejtë të negociatave me BE-në dhe është mbështetëse e rëndësishme e sistemit të qeverisjes së të drejtës, si dhe për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takim me ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie. Ambasadorit francez Timonie i cili është në largim, ministri Mariçiq iu falënderua për përkushtimin dhe pjesëmarrjen personale në arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm në rrugën reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndeti miratimin e ndryshimeve ligjore në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm ku mundësohet organizimi i mësimit pa pengesa edhe në kushte të jashtëzakonshme. Me ndryshimet ligjore, që dje i miratoi Kuvendit, thonë nga MASH, për herë të parë në shtet mundësohet përjashtime nga procesi edukues-arsimor në raste kur ka krizë, epidemi, zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore. Në kushte të jashtëzakonshme, me këto ndryshime ligjore, mësimi në shkollë fillore dhe të mesme do të mund të organizohet me prani fizike, apo nga largësia me komunikim elektronik. Sipas ndryshimeve ligjore, organizimi i mësimit me…

Lexo më Shumë

-Situata me koronavirusin në vendin tonë, si dhe kudo në Evropë dhe në shumë vende të botës, po përkeqësohet derisa po mbaron vera. Britania e Madhe, Franca, Spanja, Republika Çeke dhe Holanda janë midis vendeve që po përgatiten të zbatojnë një paketë të re masash kufizuese në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kjo u tha sot në konferencë për shtyp nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se se qeveria Britanike po planifikon karantinë të re në nivel nacional. “Skocia paralajmëron qytetarët e saj për kufizime të rënda, por të domosdoshme. Në Izrael, këto masa tashmë janë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Anisa Bahiti Çdo ditë në media, në rrjetet sociale e në debatet politike dëgjojmë të sulmohet oligarkia dhe oligarkët. Shumicës së njerëzve fjala oligark, i duket si markë Coca-Cola. Megjithatë bëhet fjalë për një nga fenomenet më të njohura të vendeve në tranzicion ku një grup i vogël njerëzish monopolizojnë dhe përqëndrojnë tregun e kapitaleve të parave publike dhe private, monopolizojnë tregun meditatik dhe politik, pra të gjithë pushtetin në pak duar. Më konkretisht në Shqipëri filloi gjatë qeverisjes Berisha, ku të gjithë tenderat publike jepeshin në pak duar. Vijoi më vonë me Rilindjen, që jo vetëm tenderat publike,…

Lexo më Shumë

Shkelja dhe mosrespektimi i Kushtetutës është akt kriminal, është vepër shkatërrimtare, është hap drejt anarkisë, drejt zhdukjes së vlerave civilizuese, drejt vendimeve që sillen me dhunë, me banda kriminale, me “trupa” që gjejnë interesat e veta personale në pushtet, në Institucion ku nuk vlenë asnjë normë juridike Shkruan Afrim Tahiri 1Prej shtatorit të vitit 2011 në BFI nis mosrespektimi i Kushtetutës dhe shkelja e saj në mënyrë më flagrante! Në këtë kohë skadon mandati pesëvjeçar i Sulejman Rexhepit si Kryetar i BFI-së dhe, në po këtë kohë është dashur të shkojë në rizgjedhje, ashtu siç u rizgjodhën dy vite më…

Lexo më Shumë

Pensionimi i detyrueshëm i punonjësve në moshën 64 vjeçe do të lehtësojë stërngarkimin e institucioneve me kuadër të vjetëruar. Kështu shprehet eksperti ekonomik, profesori universitar, Izet Zeqiri në një prononcim për TVM2. Përmes këtij vendimi , që hyn në fuqi vitin e ardhshëm , lirohen institucionet nga 10 mijë persona deri në 64 vjeç dhe në këtë mënyrë krijohet hapësirë për punësimin e kuadrove të reja, sqaron ai. “Qeveria dëshiron të eliminojë në të ardhmen angazhimin e punonjësve mbi 64 vjeç të cilët aktualisht janë të angazhuar në shumë sektorë. Por ajo ka për qëllim që të mos u jep…

Lexo më Shumë

Një fëmijë nëntë vjeçar sot ka ra në lumin Vardar mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”. Rasti është lajmëruar rreth orës 14. Siç ka njoftuar MPB, nëpunësit policor nga Stacioni i policisë- Qendër kanë intervenuar menjëherë me çka fëmija është nxjerrë dhe shpëtuar.

Lexo më Shumë