Author: Rilinda

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërim” sot fillojnë me rikonstruimin e sipërfaqeve të gjelbra në pjesën e vjetër të parkut të qytetit. “Për momentin punojmë në ripërtëritjen e sipërfaqes me bar në afërsi të liqenit, te stadiumi, ku është përfshirë sipërfaqe prej më shumë se 4.000 metra katror. Pas përfundimit të kësaj pjese vazhdojmë me rikonstruimin e sipërfaqes me bar përballë shatërvanit “Lotosov cvet”, në hyrje të Parkut të qytetit ose në sipërfaqe prej 1.900 metra katror”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai informoi se në këto dy…

Lexo më Shumë

Debat publik për Propozim për startegjinë nacionale për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë për periudhën në mes viteve 2018-2022, sot do të mbahet në komisionin kuvendor për kulturë. Me këtë strategji, ku më herët ishte sjellë me plane aksionare në seancën e qeverisë, duhet të fillojnë reforma rënjësore në këtë fushë. Në Kuvend sot është paraparë edhe seancë të komisionit për çështje evropiane, ku do të debatohet pët propozim ligjin për arsim të lartë, në leximin e parë. Propozim ligji është me flamurin evropian. “Me këtë ligj rregullohet autonomia e universiteteve dhe akademive, kushtet dhe procedurën për themelimin,…

Lexo më Shumë

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs, sot në Vjenë do të ulën sërish në një tavolinë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic, në përpjekje për të tejkaluar dallimet rreth kontestit bilateral për emrin. Të dy palët paraprakisht kanë deklaruar se duan zgjidhje dinjitoze për zgjidhje të këtij kontesti, i cili do të jetë fryt i kompromisit dhe respektimit të interesave të të dyja palëve. Pritet që biseda e tyre të fokusohet në hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale. Dimitrov dhe Kocijas para raundit të ri të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në katër gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore prej 13 deri në 21 gradë. Në Shkup mot me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit deri në zero, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 21 gradë.

Lexo më Shumë

Klinika Universitare e Psikiatrisë, distancohet nga përgjegjësia për ekspertizën neuropsikiatrike në rastin e Almir Aliut, e cila, siç zbuloi ditë më parë Alsat M është bërë nga ekspert pa licencë. Drejtori aktual Stojan Bajraktarov, përmes bisedës telefonike na tha shkurt se ekspertiza është kërkuar dhe bërë në kohën kur me Klinikën ka udhëhequr drejtor tjetër. Nga shtatori i viti 2016 kur edhe ishte bërë kërkesa për ekspertizë, deri në qershor 2017 me Klinikën Universitare të Psikiatrisë ka udhëhequr drejtori Antoni Novotni i cili u mbrojt duke thënë se ekspertiza është bërë në mënyrë profesionale. Përveç Branisllav Stefanovskit, pa licencë është…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka demantuar informacionet në lidhje me sëmundjen e zgjebes në shkollën fillore “Vllado Taseski” në Komunën e Karposhit. “Informojmë opinionin se në shkollë nuk ka të sëmurë, ndërsa sigurojmë prindërit se fëmijët e tyre janë të sigurt. Bëhet fjalë për ngjarjet që u paraqit të enjten e kaluar nga ana e prindërve të fëmijëve, për një rast të izoluar që u paraqit nga një familje, e cila me vetëdije është paraqitur nga ana e prindit”, thonë nga MASH. Nga MASH shtojnë pas marrjes lajmërimit, drejtoresha e shkollës menjëher ka marrur masat urgjente dhe nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit ka thënë se rasti i Almirit të vogël nuk duhet të jetë arsye për ndarje politike, etnike ose çfarëdolloj tjetër në shtet. Ai theksoi se Qeveria mbetet në qëndrimin se vendimet gjyqësore janë ta pavarura dhe se nuk dëshiron të përzihet në vendime të tilla. Sipas tij, ajo që është e rëndësishme është që vendimet të jenë transparente dhe të qarta. Poashtu Zaev ka thënë se në raste të tilla vendimet duhet të jenë transparente dhe të cilat nuk do të sjellin dyshime. Seanca e sotme për pyetje të deputetëve po mbahet pa…

Lexo më Shumë

Është paraparë përkrahje financiare për zhvillim teknologjik të kompanive duke mbuluar 30 për qind të shpenzimeve direkte në projektet investuese, si dhe duke edukuar të rinjtë e punësuar. Qeveria ka siguruar 10,5 milionë euro me të cilat do të publikojnë shpallje për masat e shtyllës së tretë. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik kanë prezantuar sot para bizneseve masat e planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Masat u prezantuan nga drejtori i Fondit për…

Lexo më Shumë

Për 1 denarë borxh ndaj BEG, një pensionist nga Shkupi Kërste Serafimov ka marrë urdhër për kryerjen e pagesës në shumë prej 12.439 denarëve! BEG i ka dhënë Serafimovit vetëm 1 denarë, ndonjë borxh i mbetur nga e kaluara, ku Monika Muça e ka aktivizuar urdhrin për pagesë, përmes të cilit i është përcaktuar ndalesë për 1/3 e parave nga pensioni dhe është aktivizuar pagesë prej 12.439 denarëve. Dhe atë vetëm për 1 denarë ndaj BEG që mund të ndodhë jo vetëm se nuk është paguar llogaria për nxehje, po për shkaqe tjera banale, transmeton Portalb.mk. Për të ardhur deri…

Lexo më Shumë

Janë ulur çmimet e 336 barnave gjenerike dhe 222 barnave inovative. Ulja e çmimeve maksimale çon në ulje të çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë të barnave që do të vlejnë deri më 1 prill. Këtë në konferencë për media e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se po ulen çmimet për 40 deri 50 për qind për këto barna Me këtë ulje, theksoi ai, janë përfshirë të gjitha grupet e barnave nga lista pozitive. “Kursimi te barnat gjenerik në nivel vjetor arrin në 993.000 euro, ndërsa te barnat inovativ arrin në 1.388.600 euro. Në vitin…

Lexo më Shumë

Moti sot parashikohet të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara. Temperaturat minimale do të shkojnë nga -2 deri në 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimumal prej 10 deri në 17 gradë celsius. Të enjten dhe të premten moti pritet të jetë kryesisht me diell. Të enjten në mëngjes, temperatura në shumë vende do të bjerë në zero. Nga e shtuna pasdite deri të dielën parashikohet të ketë reshje lokale dhe do të fryjë një erë e fortë, e cila të shtunën do të jetë nga jugu dhe të dielën nga perëndimi.

Lexo më Shumë

Këshilli Etik i Prokurorisë Publike akoma pa detaje rreth mbledhjes së një dite më parë lidhur me distancimin e katër prokurorëve shqiptarë nga rikualifikimi i lëndës për rastin Almiri. Akoma nuk ka një vendim të prerë nëse prokurorët shqiptar, veçmas Kodit Etik kanë shkelur edhe subordinimin në Prokurori Publike. Kreu i këtij komisioni, prokurori nga Shtipi, Todor Vitarov nuk jep detaje të mbledhjes së djeshme duke kërkuar që të respektohet procedura deri atëherë kur Prokuroria do të dalë me detaje. Prokurori i Lartë, Bari Shabani, anëtar i vetëm në këtë Këshill i kontaktuar disa herë një ditë më parë dhe…

Lexo më Shumë