Përmes një konference shtypi, sot në Shkup do të zyrtarizohet një fraksion i ri brenda OBRM-PDUKM-së opozitare. Zmadhimi i frontit për shpëtimin e OBRM-PDUKM-së do të jetë fraksioni i ri, që paralajmërohet se do të ketë mbështetje nga anëtarësia e kësaj partie politike. Në Klubin e gazetarëve do të shpalosen qëndrimet e këtij grupi, që pritet të udhëhiqet nga Filip Petrovski dhe, siç thonë, anëtarë të spikatur të OBRM-PDUKM-së. Grupimi pritet të quhet Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së
Author: Rilinda
Numri më i madh i administratorëve të punësuar në administratën publike të Maqedonisë kanë shkollim të mesëm ose të lartë, tregojnë të dhënat e regjistrit të sektorit publik në Maqedoni që e ka përgatitur Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës. Por, nuk është i ulët numri i atyre që janë të punësuar në administratë që janë pa shkollim. Sipas të dhënave të fundit të vitit 2017 madje 495 të punësuar janë pa shkollë, 202 janë gjysmë të kualifikuar, 404 të kualifikuar, 10.570 janë me shkollë të fillore, 38.045 janë me shkollë të mesme, 547 janë me kualifikim të lartë, 5.707…
Kuvendi i Maqedonisë pritet që të mbajë katër seanca plenare, ku do ketë diskutime për ligje të ndryshme. Në seancën e 27-të do të diskutohet për ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, si edhe Propozim-Ligjin për realizimin e të drejtës pensionit për xehetarët. Në seancën e tetë, në lexim të parë janë ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike dhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional për vitin 2016. Në seancën e 40-të në lexim të parë do të diskutohet për Propozim-li për arsim të lartë, ndërsa në rend dite janë ligjet e…
Kryeministri slloven Miro Cerar sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ceremonia zyrtare për pritje të delegacionit slloven, do të mbahet sot në pllajën e Qeverisë në orën 16:00, pas çka është paraparë tet-a-tet takim midis kryeministrave Zaev dhe Cerar, si dhe takim bilateral i delegacionit qeveritar të Maqedonisë dhe Sllovenisë. Pas takimeve të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Cerar dhe Zaev nesër do ta hapin dhe do të kenë fjalime të tyre në Biznes konferencën në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Kryeministri slloven Cerar gjatë vizitës dyditore në Maqedoni do të…
Kryediplomatët Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias mund të takohen përsëri më 12 prill në Shkup, njoftojnë mediat greke. Megjithatë, burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, për MIA thonë se nuk është ende nuk është caktuar një datë për një takim të ri të krerëve të diplomacisë së Maqedonisë dhe të Greqisë. Mediat greke komentojnë se java e ardhshme do të jetë çelësi për negociatat dhe në këtë kontekst përfshihet edhe takimi i ri i dy ministrave.
Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për lëndën “300” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar është ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski. Kjo lëndë ka të bëjë me blerjen e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së. Në seancën e mëparshme dëshmitarët sqaruan situatën me blerjen e automjeteve. Këta dëshmitarë ishin anëtarë të Komisionit për blerjen e automjeteve. Sipas akuzës, Popovski e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 400 mijë euro. Gjithashtu, do të mbahet seanca e radhës për lëndën “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën në komunën Qendër. Të akuzuar janë Nikolla Gruevski,…
Pritet që moti sot të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pjesshme. Gjatë ditës, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 7 deri më 10 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 17 gradë celsius. Deri të mërkurën, moti parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe temperatura ditore do të jetë në rritje të konsiderueshme. Moti me shi pritet të premten.
Shkrimtari, emri i të cilit është vendosur në përmbledhjen e poezive “Poetët e rinj” që kanë përmbajtje antishqiptare e Agjencisë për Rini dhe Sport, Daniel Pilakovski për “Nova TV”-në ka mohuar të ketë shkruar vargjet në fjalë. Ai madje thotë se emri i tij është keqpërdorur. “Emri im është keqpërdorur. Unë jam një antitalent për të shkruar, nuk jam asnjëfarë shkrimtari”, ka thënë Pilakovski. Përndryshe, nga dje publiku në Maqedoni ka qenë dëshmitar i disa fotografive të cilat përmbajnë vargje albanofobe dhe që përmbajnë fjalën “shiptari”. Edhe pse u kërkua dorëheqje e Darko Kaevskit, redaktor i librit dhe drejtor i…
LSDM vlerëson se nuk ekziston dëmtim më i madh nga ajo që VMRO-DPMNE ka bërë në 11 vite partizim dhe keqpërdorim të institucioneve, për shkak të së cilës Maqedonia shumë kohë ka qenë e kategorizuar si shtet i robëruar. “Qeveria e LSDM-së dhe partnerët e koalicionit, përmes implementimit të Planit reformues 3-6-9 e kthejnë shtetin e humbur në institucionet shtetërore. Plani reformues jep rezultate konkrete. Qeveria është e hapur për të gjithë, sundimi i së drejtës është jo-selektiv, mediat lirshëm e kryejnë punën e tyre, ndërsa institucionet në vend të shërbimit për partitë dhe individët, po bëhen shërbyese të vërteta…
Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, i pyetur se a ka për qëllim që ta zë vendin e të parit të Ministrisë së Drejtësië, me qenë se ky vend ende mbetet i zbrazët, që kur ministri Bilen Saliji dha dorëheqje, u përgjigj se kjo nuk varet prej tij, por vendimin për këtë çështje do e merr Qeveria e Maqedonisë. Ndërsa, për atë se kur do të emërohet ministri i ri i këtij dikasteri, Ristovski tha se kjo varet nga zhvillimi i bisedimeve për zgjerimin e shumicës parlamentare. OLIVER RISTOVSKI, ZV/MINISTËR I DREJTËSISË “Nuk e di, ajo nuk varet nga unë personalisht,…
Krahu i Afrim Gashit i Lëvizjes Besa reagon ndaj paralajmwrimeve pwr rritjen e tatimit personal, hap i paralajmwruar nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski. “Pas paralajmërimeve të ministrit të financave, Dragan Tevdovski, për rritjen e tatimit personal për personat që realizojnë të ardhura mbi 1.000 euro, i apelojmë Qeverisë që mos të shpejtojë në lidhje me miratimin e kësaj mase pa i kalkuluar mirë pasojat që mund të ketë një hap i tillë mbi evazionin fiskal, sidomos mbi kategorinë e inxhinierëve të informatikës dhe në përgjithësi mbi sektorin e teknologjisë informative. Lëvizja BESA mendon se, në kohën kur përdorimi i…
Deri më 10 prill do të miratohen të gjitha ligjet të cilat parashihen me planin 3-6-9 që më 17 prill, kur pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë ne të jemi të pastër, kështu bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot nga Qeveria e Maqedonisë. “Deri para 10 prillit në seancë parlamentare do të jenë ligji për ndjekjen e komunikimeve, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, ligji për këshillin gjyqësor, ndryshimi i ligjit për KSHZ-në, dhe ligjet tjera që janë pjesë e planit 3-6-9”, tha Zaev. Përndryshe, këto ligje u panë si pengesë për planin 3-6-9. Ndaj…

