Bobi Mojsoski do të jetë Ushtrues Detyre i burgut të Idrizovës. Ai është emëruar në seancën e fundit të Qeverisë. Mojsoski do të zë vendin e Antonio Dimov, i cili ishte emëruar në shkurt të këtij viti në krye të burgut të Idrizovës. Dimov ngelet në funksion deri sa vendimi për emërimin e Mojsoskit nuk publikohet në gazetën zyrtare. Mojsoski është nga Kërcova.
Author: Rilinda
Lirim Dinarica, njëri prej të liruarve nga akuza për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000, tha se këtë vendim e kanë pritur ngase nuk ka pasur asnjëherë asnjë fakt kundër tyre. Ai tha se shumë shqiptarë, sikurse ai të pafajshëm burgjeve. “Më vjen mirë që ne u liruam sot dhe shpresoj që të gjithë të pafajshmit të lirohen. Ka qenë stresuese si për mua, si për familjen, por nuk të pyet askush. Asnjëherë nuk është gjetur as droga e as arma, kështu që po them Lirim Dinarica as dënim nuk ka të paguar në këtë shtet, e…
Qeveria ka vendosur ta ngrejë në nivel më të lartë institucional, çështjen e diasporës dhe shteti të përkushtohet në ndërtimin e besimit me diasporën, theksoi në tribunën e sotme, ministri pa portofol i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi. “Dëshirojmë që diaspora të identifikohet me shtetin, e jo me partitë që ishte rast në 20 vitet e fundit… Kemi vënë re se në Maqedoni në vitet e fundit nuk ka ekzistuar strategji për bashkëpunim dhe marrëdhënie me diasporën, që nuk është rast me shtetet e rajonit dhe më gjerë. Prandaj nga fundit i muajit gusht të vitit 2017, Qeveria solli konkludim…
Me dëgjimin e pesë bisedave telefonike në prani të opinionit Gjykata e vazhdoi punën e lëndës “Tenderët”. Nga bisedat, katër janë bërë në vitin 2011 dhe në to më së shpeshti bisedojnë ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ndërsa biseda e pestë është nga viti 2013 mes Kançeska Milevskës dhe ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska. Në bisedën e parë që ishte prezantuar, përveç Kançevska Milevskës dhe Janakieskit morën pjesë edhe drejtori i NN “Beton” nga Shtipi Ilija Prestilski. Në bisedë Kançevska-Milevska e ka informuar Janakieskin dhe Prestilskin…
Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani sot do ta prezantojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9. Prezantimi është në prag të publikimit të Raportit të KE-së për përparimin e Maqedonisë në rrugën eurointegruese më 17 prill. Përparimi në implementimin e Planit 3-6-9 Osmani mbrëmë në Bruksel e prezantoi para përfaqësueses së lartë të BE-së të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë Federika Mogerini. Osmani nga Brukseli, ku takua edhe me drejtoreshën e departamentit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim Genoveve Ruiz Kalavera, me euro – deputetin holandez Hans Van Baalen, si dhe me Pjotër Serafin, shef i kabinetit…
62 deputetë votuan kundër, 40 “për”dhe 2 abstenuan. Numrat treguan se VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme. Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën. Votimit I parapriu debat I ashpër në të cilin VMRO akuzoi ekzekutivin, si më të papërgjegjshmin, më jo punëtorin dhe më të kriminalizuarin në historinë e vendit. Sipas tyre pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve. “Dolët në zgjedhje dhe thatë se keni plan për jetë.…
Kooperativat bujqësore kërkojnë ndryshime të ligjit për të patur kushte më të volitshme të punës së tyre. Shembull janë taksat që par ata janë dyfish më të larta, se sa bujqit, pra kanë 20% tatim. Rritja e tregut konkurues dhe bashkëpunimi ndërmjet bujqve në Maqedoni, përmes krijimit të kushteve të volitshme për zhvillimin e kooperativave të tanishme bujqësore dhe të rejave, do të mbështetet me dy milionë euro nga Bashkimi Evropian. Përmes 20 granteve të reja synohet nxitja e bujqve që të themelojnë kooperativa të reja dhe të marrin pjesë në trajnime dhe projekte për zhvillim të planeve afariste. Mbështetja…
Bisedimet në mes udhëheqësve të minierës SASA dhe sindikatës kanë filluar dje, takim i cili mbahet në zyrat e SSHA- Sindikatës Shumëetnike e Arsimit në Shkup. Gjatë takimit ishte konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e proceduarave, ndërsa u pajtuan edhe për përbërjen e dy ekipeve negociuese. Ekipi i Sindikatës përfaqësohet nga anëtarët e punëtorisë SASA, të emëruar nga pala e SSHA, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga të gjithë të pranishmit në takim ishte theksuar se ky proces do të mbarojë me një rezultat të qartë, ku do të jenë të kënaqur punëtorët dhe njëkohësisht do të mundësoi…
Në tregjet në Maqedoni janë rritur çmimet e një pjese të cigareve. Sipas informacionit të publikuar nga portali Press24, nëse dëshironi të blini një kuti Marlboro, nga sot ju duhet të paguani 10 denarë më shumë. Pothuajse çdo vit, periudha mars-prill është e njohur për rritjet e para të çmimeve të cigareve, si një parapërgatitje për rritjen e akcizës që ndodh çdo vit më 1 korrik. Ligji për akcizat për cigaret dhe produktet e duhanit parashikon rritje të çmimit të cigareve çdo vit për të paktën 4 denarë deri në vitin 2023. Kjo do të thotë që me një ritëm…
Në katër aksidente më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në tri janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se mbrëmë policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tridhjetë e një shoferë kanë lëvrizë me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në të kuqe, një nuk ka dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve dhe një shofer për qëndrim të palejuar. Nga komunikacioni janë përjashtuar tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 23 shoferë para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit…
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa së bashku me shtatë ambasadorë të tjerë të Kosovës në vende të ndryshme janë liruar nga detyra. Sipas burimeve të RTV21 në Presidencë, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa do të lëvizin edhe 8-9 ambasadorë të tjerë, për të njëjtën arsye. Ambasadorët që janë liruar nga detyra janë: Valdet Sadiku (Serbi), Shpend Kallaba (Bullgari), Avni Spahiu (Turqi), Edon Cana (Francë), Nexhmi Rexhepi (Slloveni), Ylber Hysa (Maqedoni), Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar). Ambasadorët e karrierës do të emërohen në misione të tjera. Por, fillimisht do…
Nga fillimi i vitit në rajonin e Pollogut janë regjistruar 17 vepra penale “dhunë në familje” nga të cilat njëmbëdhjetë ishin në rajonin e Tetovës dhe gjashtë në rajonin e Gostivarit. Në njëmbëdhjetë prej tyre janë konstatuar lëndime të lehta trupore, në pesë raste ka pasur rrezikim të sigurisë, ndërsa në një rast ka pasur privim të paligjshëm nga liria. Nga SPB Tetovë informojnë se përveç 17 veprave penale të cilat janë zbardhur tërësisht dhe kanë përfunduar me parashtresa adekuate, në tre muajt e parë të këtij viti, janë parashtruar edhe 59 ankesa (Tetovë 36 dhe Gostivar 23). Këto raste…

