Author: Rilinda

Gjendja e rënduar ekonomike dhe sociale ka bërë që kohëve të fundit, përveç shumë dukurive negative që ndodhin në shoqërinë tonë, vend të posaçëm të ketë edhe dhuna në familje. Kështu thonë edhe organizatat që merren me këtë dukuri, të cilët ndajnë këtë shqetësim, duke sqaruar se një nga faktorët që ndikon në dhunën familje – është edhe aspekti social, shkruan gazeta KOHA. Rastet e këtilla tashmë janë shndërruar në përditshmëri në kronikën e zezë për rajonin e Tetovës, ku dominojnë rastet e dhunës ndaj anëtarëve të familjes, edhe pse në të kaluarën kryesisht dhuna ishte ndaj bashkëshorteve. “Është evidente…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se qytetarët po varfërohen dhe çdo ditë jetojnë më keq, ekonomia po shkatërrohet, ndërsa sipas tyre, pushteti pasurohet përmes tenderëve të kurdisur. “Qeveria në mënyrë kriminale dhe jotransparente favorizon kompani të afërta me kreun e LSDM-së. Që skandali të jetë më i madh, përkrah kurdisjes së tenderëve ndryshohet edhe dokumentacioni i tenderëve, që tanimë janë publikuar”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata më tej shtojnë se Qeveria e LSDM-së është duke bërë hapa prapa për shtetin, ekonominë, sundimin e së drejtës, korrupsionit, energjetikës dhe gjithçka tjetër që është vitale për shtetin. “Për këtë duhet të ketë përgjegjësi,…

Lexo më Shumë

Pas nivelimit të tokës dhe instalimit të sistemit nëntokësor të ujitjes në parkun e madh të qytetit, në anën e djathtë të lumit Vardar, punët dalë ngadalë shkojnë drejt finalizimit. Për momentin punohet në rregullimin e shtegut të këmbësorëve, respektivisht shtrimi me pllaka bekatoni. “Pranverën do ta quaja stina e ndërmarrjes sonë. Jemi duke rregulluar të gjitha sipërfaqet e gjelbra, bëjmë mbjelljen e drunjve dekorativë, do të vendosen ulëse të reja dhe do të bëjmë të mundur që qytetarët e Gostivarit ta shijojnë stinën e pranverës ashtu siç duhet”, theksoi Muzafer Zulbeari, drejtor i NP “Parkingje dhe Gjelbërime”, ndërmarrje kjo…

Lexo më Shumë

Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata, informuan nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Në drejtimin rrugor Veles-Katllanovë, në rreth rrotullimin Katllanovë që sot do të kryhen aktivitete pune (ndriçim). Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është normalizuar për qarkullim. Në pjesën e shembjes së dheut do të kryhen punë ndërtimore dhe për atë qëllim do të mbyllet njëra korsi në gjatësi prej 200 metrave. Për atë qëllim, komunikacioni do të zhvillohet nëpër një korsi, për çka është vendosur sinjalizimi ndriçues (semaforë) që do ta rregullojnë komunikacionin, theksojnë nga LAMM. Rekomandojnë vizitje të kujdesshme, shpejtësi…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira në pjesën më të madhe të ditës. Në fund të ditës në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 20 deri 26 gradë celcius,

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, kontestin me Greqinë, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese. Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe të procesit të reformave, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe për shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e…

Lexo më Shumë

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë akoma dallime rreth ligjeve reformuese. Peng i dallimeve mbetet Ligji mbi Prokurorinë Publike. Opozita kërkon që kryeprokurori të jetë propozim i opozitës dhe të votohet me 2/3 e votave. Shumica parlamentare nuk konkretizion qëndrimin por siguron se edhe ky dallim do të tejkalohet. Në programin tonë zgjedhor kemi të parapara mekanizma për forcimin e pavarësisë së Prokurorisë Publike. Gjithsesi se janë duke u krijuar kushte për proces të bisedimeve dhe diskutimeve në këtë çështje. Kuvendi nuk është forumi i vetëm për debat mes partive politike. Po bëjmë konsultime të zgjeruara dhe debat me sektorin publik dhe…

Lexo më Shumë

Disa persona, përfshi ish-kryetarin e komunës së Prilepit, janë kallëzuar penalisht për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave. Kallëzimi ka të bëjë me dhënien përparësi të një kompanie, për kryerjen e më shumë punëve publike në këtë komunë. Me këtë rast, ish-kryetari Marjan Ristesi i ka mundësuar kompanisë “Pella Trans” që të përfitojë 77.031.890 denarë, ose mbi një milionë euro nga buxheti komunal i Prilepit. Risteski ka krijuar kushte që kjo kompani të jetë fituese e tenderëve publik. Policia ka kallëzuar penalisht edhe pronarin e kësaj kompanie, M.S (59), për keqpërdorim të procedurës për prokurim publik. I njëjti…

Lexo më Shumë

Tentimet ilegale të kalimit të migrantëve nga Lindja e Mesme në drejtim të Evropës vazhdojnë të ndodhin në mënyra të ndryshme. Kështu, katër migrantë nga Afganistani dhe Irani janë gjetur në një tren tansportues mallrash, duke tentuar të futen në Maqedoni. Ata janë gjetur në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, në një tren që udhëtonte nga Greqia për në Maqedoni. Tre afganë dhe një iranianë u gjetën gjatë kontrollit të vagonave nga një ekip i patrullave të përziera të policisë dhe doganave.

Lexo më Shumë

Shqiptarët ende nuk mund ta prekin njësitin special “Ujqërit” që gjendet në kuadër të ministrisë së Mbrojtjes. Edhe pse kjo ministri për disa vite është udhëhequr nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, numri i shqiptarëve të punësuar tek “Ujqërit” mbetet zero. Po ashtu edhe në batalionin e “renxherëve”, numri i shqiptarëve është tepër i ulët, me vetëm 0,3 për qind. Zv.ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti shpreson se gjendja do të përmirësohet. Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes “Është regjimenti i njësive speciale, unë fatmirësisht kam shërbyer edhe unë atje. Në këtë regjiment kemi dy batalione është batalioni i ujqërve dhe…

Lexo më Shumë

Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq. Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së Serbisë në Beograd, të cilës i parapriu një takim i përbashkët, Angjushev dhe Mihajlloviq sqaruan se planet fillestare parashihnin fillimin e ndërtimit në vitin 2020, por që sot janë dakorduar që do të tentojnë bashkë, që kjo të realizohet një vit më herët. “Kishim një…

Lexo më Shumë

Pasi që dje zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nëpërmjet profilit të tij në facebook njoftoi se është kompletuar dokumentacioni për realizimin e projektit të ndërtimit të vendkalimit kufitar Stançiq- Bellanovc, sot i pyetur nga Portalb.mk se çka konkretisht do të thotë kompletimi i dokumentacionit dhe kur pritet nisja e ndërtimit, ai tha se që sot kompania e angazhuar nga Delegacioni Evropian mund të fillojë me punë. “Leja e ndërtimit ka qenë problem , për shkak se ju kam treguar disa herë, objekti i pikës kufitare gjendet në dy anët e kufirit dhe ligjet e Maqedonisë dhe të Kosovës japin…

Lexo më Shumë