Author: Rilinda

Monitorimi i reformimit të sistemimit gjyqësor në Maqedoni i realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe disa organizata tjera jo qeveritare, ka konstatuar se Kuvendi nuk i është përmbajtur afateve të paralajmëruar për miratimin e ligjeve që kryesisht lidhen me gjykatat Këshilli i Prokurorëve Publik, për dallim nga Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë, vendimet e tija dhe zgjedhjen e prokurorëve i realizon në mënyrë më transparente dhe më objektive. Në kohë kur votimi dhe qëndrimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për një çështje të caktuar çdo herë është sekret, anëtarët e KPP-së, gjatë përzgjedhjes së prokurorëve të rinj japin…

Lexo më Shumë

Në afërsi të fabrikës “Zhelezara” (Hekuran) mbrëmë ka shpërthyer një zjarr. Sipas informatave të Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar dhe nuk ka të lënduar. “Nga shkaqe të panjohura mbrëmë rreth orës 21:30 ka shpërthyer një zjarr në afërsi të fabrikës “Zhelezara” në vendin e ashtuquajtur Çeliçarnica, deponi e hekurit të vjetër”, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Së pari për shuarjen e zjarrit reaguan shërbyesit e fabrikës, ndërsa pastaj kanë kërkuar ndihmë nga Brigada kundërzjarrit të Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

Nga Sllovenia e deri në Maqedoni janë paraparë të ndërtohen 2800 diga për hidro-energji. Ekologjistët frikësohen se këto hidro-centrale do të ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor dhe në zonat e mbrojtura natyrore. Sipas koalicionit të gjerë të OJQ-ve, “Save the Blue Heart of Europe”, këto diga nuk i kursejnë zonat e mbrojtura, dhe se 37% e tyre janë të planifikuara të ndërtohen në hapësira me status të lartë të mbrojtjes, përfshirë 118 në parqe kombëtare, në tërë Ballkanin. Maqedonia përballet me 400 projekte për diga lumenjsh, 20 nga të cilat janë në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Aleksandra Bujaroska, avokate mjedisore…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike. Seanca e kaluar është shtyrë për shkak obligimeve familjare urgjente të gjykatëses Gordana Spirova. Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori…

Lexo më Shumë

Këtë fundjave NP Parqe dhe Gjelbërime organizon Festivalin e PESTË të luleve në qytetin e Shkupit, Jubileu i parë i yni dhe i Juaji me moton: “Në ngjyrat e ylberit”! “Ju ftojmë që të vini dhe të përjetoni ditë të paharruara të festivalit së bashku me të gjithë dashamirët e lules, natyrës dhe gjelbërimit. Pyesni, informohuni, kërkoni këshilla profesionale ose thjeshtë kënaquni”, thonë nga ndërmarrja. Ekspozues do të jenë shitore të njohura të luleve dhe firma me renome për rregullimin hortikulturorë dhe të peizazhit, organizata joqeveritare që veprojnë në fushën e ekologjisë dhe mjedisit jetësorë si dhe qendrat për zhvillimin…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell. Meterelogët parashikojnë që moti paradite të jetë më i kthjellët dhe me diell, ndërsa vranësirat do të shfaqen pasdite. rrebesh shiu dhe vetëtima, posaçërisht në pjesët jugore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 8 deri më 16 gradë celsius, kurse gjatë ditës nga 21 gradë deri më 27 gradë. Në Shkup do të jetë mot i ngjajshëm me temperatura prej 12 deri 29 gradë.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në orën 11:00 në stacioni policor në Prilep personi me iniciale F.I. (31) ka lajmëruar se para 30 ditëve në veb faqen e internetit “mobile.de”, faqe nga Republika e Gjermanisë në të cilën shfaqen reklama të ndryshme, ka vërejtur reklam ku shitej veturë të markës “mercedes benz aktors”, në të cilën ka pasur të dhëna për kontakt të personit R.B. dhe ka vendosur numër telefoni dhe email adresë. Me datën 19.04.2018 lajmëruesi ka paguar 9.000 euro dhe të dhënat nga pagesa i ka dërguar nëpërmjet internet poshtë të personit të lajmëruar dhe janë dakorduar që më 26.04.2018 të realizojnë…

Lexo më Shumë

Ne kemi besim në Maqedoni se do na bashkohet në familjen evropiane. Këtë e theksoi sot ambasadori i Francës në Maqedoni, Timonier në MPB, ku me dhënie leksione u kremtua Dita e Evropës, 9 maj. Dita e Evropës, siç tha, është ditë e madhe për të gjithë ne dhe në një të ardhme të afërt do të jetë ditë e përbashkët. Franca ju mbështet në këtë rrugë. Sekretari shtetëror në Ministrin për Punë të Jashtme, Viktor Dimovski informon se këtë vit shënohet 25 vjetori nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës. Ai e…

Lexo më Shumë

Sot, më 9 Maj, në Ditën e Europës, Lëvizja BESA i kthehet kësaj date për ta theksuar jo vetëm rëndësinë e rrëfimit europian, integrimit dhe inkuadrimin në Bashkimin Europian, por edhe të vëmë re se 9 Maji është dita e ngadhënjimit mbi fashizmin. Kështu, synimi drejt shtigjeve të progresit dhe perspektivës së ndritur dhe beteja me ekstremizat dhe radikalizmat janë mësimi i mirë që të gjithë banorët e Europës, rrjedhimisht edhe ne, duhet ta marrim nga kjo ditë. Në të vërtetë, këto dy pika janë komplementare, sepse beteja me këto vese në fakt është virtyt europian, ndërsa integrimi është ambicie…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sot më 9 Maj, me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian dhe 68 vjetorin e themelimit të BE ka uruar Ambasadorin e BE z. Samuel Zhbogar. Kryetari Sela, fillimisht ka falenderuar Ambasadorin Zhbogar, për angazhimin e tij personal dhe të Bashkimit Evropian në përgjithsi për përpjekjet e vazhdueshme në demokratizimin e Maqedonisë si dhe ndihmesës së madhe që Maqedonia sa më shpejt të integrohet në BE. Z. Sela ka vlerësuar se Idea e Robert Shumanit i cili është ideator i Bashkimit Evropian, që filloi me Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe celikut dhe se ide përfundoj…

Lexo më Shumë

Duke komentuar emërimin e Goran Stamenkovskit si këshilltar por që njëkohësisht punon në Gjykatë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë për të njëjtin: “Unë e njoha nga “Revolucioni i laramanë”, gjatë ecjes nëpër rrugë, nga atëherë e di, dhe me ambicien e tij që të ndërtohet shoqëria jonë, dhe të ndihmojë në fushën sociale të Maqedonisë, e angazhova në këtë fushë si bashkëpunëtor i jashtëm”, transmeton Portalb.mk. Zaev duke komentuar më tej ka thënë se fotografitë e bëra bashkë me të gjatë “Revolucionit të laramanë”, janë arsye se pse ai beson në Stamenkovskin. “Ai është njëri nga ata personat…

Lexo më Shumë

CIVIL – Qendra për Liri ua uron 9 majin, Ditën e fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës, të gjithë qytetarëve dhe qytetareve të Republikës së Maqedonisë dhe të botës. “Dita e fitores mbi fashizmin, e cila njëkohësisht është edhe Dita e Evropës, për fat të keq, është dita e kujtesës traumatike e qytetareve dhe qytetarëve të Kumanovës dhe gjithë Maqedonisë. Kjo është dita kur filloi lufta 48- orëshe në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ndeshje e ashpër me grup të armatosur kriminel – terrorist. Në përleshjet humbën jetët tetë përkatës të policisë. Deti në ditën e sotme, këtë ngjarje…

Lexo më Shumë