Author: Rilinda

Në masa të mëdha sigurie është mbërthyer klubi i deputetëve, vendi ku takohen liderët e partive politike me kryeministrin Zoran Zaev për të biseduar rreth zgjidhjes së kontestit të emrit. Objekti është i rrethuar nga pjesëtarë te policisë, ndërsa para se të arrijnë liderët është kontrolluar çdo hapësirë duke shfrytëzuar edhe qen të policisë. Takimi ishte caktuar për në ora 13:00 por edhe pas gjysmë ore vonesë liderët ende nuk kanë arritur. https://www.youtube.com/watch?v=PnrKDJTVehE

Lexo më Shumë

Një grup i vogël qytetarësh janë paraqitur para vendit ku pritet të takohen liderët e partive politike, për të protestuar kundër ndryshimit të emrit. Protestuesit të cilët janë të paktë në numër mbajnë pankarta me sllogane kundër ndryshimit të emrit dhe brohorisin parulla kundër kryeministrit dhe liderëve të partive. Takimi në të cilin duhet të bisedohet për bisedimet me Greqinë ende nuk ka filluar edhe pse tanimë kanë kaluar 45 minuta nga termini i përcaktuar për në orën 13:00./Shenja

Lexo më Shumë

Nga Fahri Balliu I gjithë kombi shqiptar i ndarë thuajse në tre shtete tenton energjikisht drejt Bashkimit Europian. I gjithë fjalori politik, të gjitha axhendat politike, dështimet dhe sukseset e qeverive janë të varura nga dielli i Brukselit i cili herë na ngroh, herë na ftoh, herë kthehet në hënë dhe në terr e gjithsesi është një mundim i përditshëm. Çfarë jemi duke bërë ne për të shkuar e për t’u bashkuar në Bruksel? Në dukje po bën gjithçka, Kosova, Shqipëria dhe politika shqiptare në Maqedoni. Të gjithë janë të veshur me kostumin e BE-së dhe veladonin e madh Euroatlantik.…

Lexo më Shumë

Deputetët nga OBRM-PDUKM=së akuzuan se rritja e akcizës kishte një ndikim negativ në buxhetin e secilës familje. Sipas llogaritjeve të opozitës, çmimet më të larta të naftës kanë dëmtuar për rreth 40 milion euro industrin dhe transportin, çmimet e karburanteve u rritën me 30% dhe kostot e industrisë për një vit do të rriten për 5.5 milion euro. Propozimi i opozitës nuk mori mbështetjen e shumicës në leximin e parë të Komisionit të Financave me arsyetimin se akciza më e lartë nuk ndikon mbi të varfrit. Rritja e akcizës së naftës nuk do të prekë qytetarët e varfër, sepse 60%…

Lexo më Shumë

Diskutimi për çfarëdo emri është përmbajte e zbrazët, nëse nuk përmbushen kushtet e Qeverisë, komentojnë nga kabineti i kryeministrit grek Cipras, në lidhje me shkrimet në media, si dhe i përmendin kushtet greke për erga omnes dhe revizion të Kushtetutës. Siç raporton korrespondentja e MIA-as nga Athina, në njoftimin e dërguar mediave, e konfirmojnë deklaratën e Aleksis Ciprasit pas takimit me Zoran Zevin, se është kaluar pjesa më e madhe e rrugës, por akoma ka distancë që duhet të kapërcehet. Nga këtu, diskutimi për çfarëdo emri do të ishte i zbrazët, nëse fillimisht nuk përmbushen dy paragjykimet kryesore, që i…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike, Negotinë ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale T.D. (60), ish-kryetar komune i Demir Kapisë, për shkak të dyshimit e kryerjes së veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, informojnë nga Ministria e Brendshme. Ish-kryetari i Demir Kapisë akuzohet se gjatë periudhës 2011-2017 ka mundësuar punësimin e personave I.V (43) dhe R.D. (47), të dy nga Shkupi, dhe u ka mundësuar marrjen e një page edhe pse herë pas here kanë ardhur në punë. I lajmëruari u’a ka mundësuar të merrnin përfitime të paligjshme të pronës nga 3.073.859 denarë, në dëm të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov pranoi ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për takimin e liderëve që duhet të mbahen nesër. “Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes së emrit dhe interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, pranon ftesën për një takim informues, të iniciuar nga Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i caktuar për nesër, më 19 maj 2018”, thonë nga zyra e Ivanov. Nga atje thonë se deri më sot nuk kanë marrë përgjigje të plota ndaj kërkesave të bëra më 29 mars 2018, përfshirë draftin e tekstit të marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor i Greqisë, në intervistë për radion greke “Alfa 989” refuzoj të komentoj shkrimet nëpër media se Maqedonia e Ilindenit është propozim nga ana e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informon korrespondenti i AIM-ës nga Athina, Dimitris Tzanakopoulos, tha se shumë emra ishin në tryezë, por të dyja palët nuk arritën një emër të veçantë. “Shumë emra u gjetën në tryezën e negociatave. Në këtë moment, nuk mund të them asgjë tjetër. E gjithë kjo ka të bëjë me përmbajtjen thelbësore të negociatave, të cilat të gjithë ne duhet të respektojmë, në mënyrë që ata të mos mund…

Lexo më Shumë

Përafërsisht në të gjithë ministrit ka 37 për qind dallim të numrit të parashikuar të punëtorëve në vetë ministrit dhe numrit të përmbushjes së vendeve të punës, thuhet në dokumentin për politikë publike “Sektori publik sipas masave përshtatëse: Debate për madhësinë e sektorit publik në Maqedoni”. Autorët e dokumentit Marija Mirçevska dhe Sanja Bozhoviq nga “Fondacioni për shoqëri të hapur-Maqedoni”, thuhet se kjo është në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 5 nga Ligji për punësim në sektorin publik, me çka paraqet se kjo mund të jetë maksimum dhjetë për qind. Ky është një informacion konkretisht i Ministrisë për Punë të…

Lexo më Shumë

Në pjesën qendrore të sheshit të qytetit të Shkupit u mbajt manifestimi tradicional “Parada e maturantëve 2018”, në të cilën morën pjesë rreth një mijë maturantë të shkollave të mesme në Shkup, si dhe maturantë nga qytete të tjera vendit, mes të cilave nga Struga, Ohri, Strumica, Gjevgjelia dhe Kumanova, raporton Anadolu Agency (AA). Pasi u lexua porosia kundër dhunës, përmes Radios së Maqedonisë – Radio Shkupi u mor sinjali nga Radio Sllovenia, prej ku u emetua opera e Shtrausit “Lakuriqi”, në të cilën maturantët interpretuan vallen e tyre të kuadrilit. Maturantët e Shkupit vallëzuan njëkohësisht me bashkëmoshatarët e tyre…

Lexo më Shumë

Komiteti Kombëtar i Muzeve të Maqedonisë ndau të premten çmimet vjetore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetarja e Komitetit, Маja Çaçullovska –Mihajllovska, tha se janë ndarë çmime në katër kategori, ndërkohë që bëri të ditur se ky është viti i dhjetë i ndarjes tradicionale të këtyre çmimeve. Bëhet fjalë për kategorinë muzeu i vitit, projekti muzeor i vitit, punëtori i vitit dhe bashkëpunëtori i jashtëm i vitit. Në kategorinë e parë çmimi shkoi për EVN-në, për rregullimin e hidrocentralit Matkë, çmimi projekt i vitit u nda nga Galeria Kombëtare e Maqedonisë me projektin “90…

Lexo më Shumë

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua protestë mbështetëse për Palestinën dhe Kudsin me sloganin “Kudsi është i Palestinës”, raporton Anadolu Agency (AA). Qytetarët të cilët u mblodhën pranë Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me pankartat “Kudsi është i Palestinës”, shprehën mbështetjet e tyre për popullin palestinez dhe për Kudsin. Protesta e cila u organizua nga studentët turq, shqiptarë dhe boshnjakë që studiojnë në Shkup, filloi me leximin e Kuranit. Pas saj studentët lexuan deklaratën në gjuhën turke, shqipe dhe boshnjake ku dënuan fuqishëm zhvendosjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga…

Lexo më Shumë