Author: Rilinda

Nikolla Gruevskit i kërcënohen mbi 20 vite burg për edhe katër procese gjyqësore në të cilat akuzohet për dhunë, ndikim të paligjshëm e krim zgjedhor, shkruan SHENJA. Në një prej rasteve më të mëdha të Prokurorisë Speciale, me emrin Titanik , për krime zgjedhore, ish kryeministri akuzohet për bashkim kriminel, keqpërdorim të mjeteve publike për financimin e fushatës, dhe për cënim të së drejtës së votës. Për bashkim kriminel bazuar në nenin 394, paragrafi 1 për çka akuzohet Gruevski, parashikohet dënim nga një deri në 5 vite burg. Për keqpërdorim të mjeteve publike, në bazë të nenit 165-а, Nikolla Gruevskit…

Lexo më Shumë

Lista e funksionarëve të rinj është gati. Pas kalimit të filtrave në Ekzekutiv, lista ka arritur ne Kuvend bashkë me biografitë e kandidatëve për ministra, zëvendësministra dhe funksionarë shtetërorë. Nga Qeveria jozyrtarisht kanë liferuar edhe emrat e funksionarëve të rinj, të cilat janë konfirmuar edhe nga vetë partitë të cilat i kanë kandiduar. Në Qeverinë e re të kompletuar pas shumë muajsh pritje, Lëvizja Besa do të udhëheq Ministrinë e Kulturës, ndërsa do të ketë edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë. Në krye të kulturës do të emërohet Asaf Ademi, ndërsa Faton Selami është nominuar për sekretar shtetëror në…

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka reaguar pas vendimin e gjykatës për dënimin e Gjoko Poposvkit me nëntë vjet burg. Partia vlerëson se aktvendimi reflekton kapjen e sistemit gjyqësor nga ana e qeverisë. Sipas partisë opozitare, Prokuroria Speciale nuk kishte arritur që të paraqiste ndonjë fakt të qëndrueshëm për dënimin e ish-funksionarit të MPB-së. “Zoran Zaev personalisht paralajmëroi disa ditë më parë aktvendimet e tilla. Sot gjykata varrosi drejtësinë dhe shtetin e të drejtës”, vlerësoi VMRO-ja. Ish ndihmësi i ministrit të Brendshëm u dënua me nëntë vjet burg, për manipulimin me tenderët e 300 makinave në MPB. Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dha vendimin duke…

Lexo më Shumë

Ndërtime të egra pa masë, rreziqet ekologjike dhe shkatërrim i bregut të liqenit janë problemet të cilat u shfaqën sot në Kuvend nga kryetari aktual i Komunës së Strugës Ramiz Merko, por edhe nga ish-kryetari Ziadin Sela. Sipas Selës, komuna e Strugës, është e aftë për t’u ballafaquar me ndërtimet e egra, por varet se kë e ka në krye dhe nëse bashkëjeton me mafian urbane. Sela tha se Ministria e Transportit duhet sa më shpejtë t’ia merë kompetencat në fushën e ndërtimit Komunës së Strugës, me qëllim që të mos betonohet bregu i liqenit. Kjo shkaktoi debat të ashpër…

Lexo më Shumë

Emërtimi i dhënë “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, ky emërtim bie ndesh me natyrën dhe me rregullat e gjuhës shqipe. Kështu vlerëson Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkup. Sipas tyre, Ilindeni tradicionalisht është quajtur Ilinden, në këtë mënyrë në aspektin gjuhësor, përdorimi i fjalës Ilinden në emërtim nuk duhet të paraqesë problem, raporton SHENJA. Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe “Supozoj se me këtë variant është synuar për më shumë simetri me emërtimin maqedonisht dhe për, le të themi, ndonjë shqipërim. Por shqip Sveti Ilija në fakt është Shën Elia, një profet i shek. IX para Krishtit. Pastaj, sipas…

Lexo më Shumë

Në Shkup pa energji elektrike nesër nga ora tetë e deri në nëntë do të jenë konsumatorët e QT “Lisiçe”, lokalet në afërsi të “Market Elida”, nga ora nëntë e deri në 13 një pjesë e rrugëve “Vostaniçka” (numrat nga 88 e deri nl 138), ndërsa nga ora 8.30 e deri në 9.30 nga lagjja Draçevë, shtëpitë midis rrugëve “Solindka Glava”, “Ilija Ristevski” dhe Justijan Përvi”, informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit.

Lexo më Shumë

Mbi 320 mijë euro kap vlerën garancia që ka ofruar familja e Abdylfeta Alimit dhe të afërmit e tyre bashkë me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe bashkë partiakun e tij Krenar Lloga. Deri sot akoma asnjë përgjigje nga Këshilli Penal, nëse garancia e ofruar është bazë për lirimin e Abdylfeta Alimit nga paraburgimi si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Të pyetur zyrtarisht, nga Gjykata Penale njoftuan se garancia e parë familjes Alimi e cila ofroi shtëpinë ku jetojnë, është refuzuar. Mbrojtja tani do të kërkojë garanci me shifrën mbi 320 mijë euro.…

Lexo më Shumë

Në mesin e dhjetëra të arrestuarve për “Monstrën” në prill të 2012-tës ishte edhe plaka Feride Bilalli, banore e fshatit Hotël, rrethinë e Kumanovës. Akuzat për “terrorizëm” ndaj asaj fare nuk u vërtetuan. Ndërkohë dhuna psikike dhe maltretimet e përjetuara i mbetën në kujtesën e saj të përhershme. Terrori mbi familjet shqiptarë të maltretuara në javën e parë të majit të vitit 2012, kurrë nuk u hetua. U arrestuan 20 shqiptarë, bura e gra, për të cilët ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se një pjesë e tyre kanë luftuar kundër forcave të NATO-s, në Pakistan dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi vendimin për punësim në kohë të pacaktuar në shkollat fillore dhe të mesme. “Në seancën e fundit Qeveria pranoi informacionin për punësime në shkollat fillore dhe të mesme dhe mori vendim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të kërkojë miratimin nga Ministria e Financave për punësimin e personave për kohë të pacaktuar të punës në arsimin fillor dhe të mesëm, për vende pune ku do të realizohet orari i plotë i punës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lexo më Shumë

asdite përpara Gjykatës Themelore Shkup 1, filluan të vendosen barrikada metalike. Siç informon Fokus, kjo ndodh për shkak të shpalljes së nesërme të aktvendimit për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Tank” dhe protestat e mundshme përpara Gjykatës. Në rrjetet sociale, veç më po qarkullojnë thirrjet për protesta nesër përpara Gjykatës Themelore.

Lexo më Shumë

Mbetet ende e hapur çështja se kur dhe ku do të fillojnë me punë 958 administratorët e punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, tha se deri më tani ka përfunduar vetëm faza e parë e procesit. “Pas nënshkrimit të pëlqimit, tani rrjedhin faza të tjera të realizimit të këtij vendimi të Qeverisë së RM-së, me ç’rast institucioni kompetent, pra Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet në të cilat janë paraparë të sistematizohen të gjithë administratorët shtetërorë dhe pas nënshkrimit të kontratës do të finalizohet i tërë procesi”, tha…

Lexo më Shumë

Në sheshin e Shkupit, tek ndërtesa ku ndodhet restoranti ‘Pelister’, për momentin po del tym o madh dhe sipas informacioneve të para, një banesë është përfshirë nga zjarri. Ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë janë në vend ngjarje.

Lexo më Shumë