Qeveria gjermane i inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë që të bëjnë përpjekje për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura dhe me këtë ti japin fund kontestit disa vjeçar. Në deklaratën e publikuar para takimit të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kocias me kolegun e tij nga Gjermania, Hajko Maas, zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Marija Adebahr i fton Shkupin dhe Athinën ta shfrytëzojnë siç u shpreh ajo “momentin historik” për marrëveshje që do të ketë “efekt pozitiv në marrëdhëniet bilaterale, si dhe stabilitetit rajonal”.
Author: Rilinda
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot sërisht pritet të paraqitet në gjykatë për rastin “Titanik” të Prokurorisë Publike Speciale, që ka të bëjë me parregullësi zgjedhore në zgjedhjet e kaluara. Seanca gjyqësore për këtë rast ishte shtyer në disa raste për shkak të ankesave të avokatëve të Gruevskit. Ish-kryeministri do të paraqitet në gjykatë edhe të enjten. Ai javën e kaluar u dënua me dy vite burg për rastin “Tanku” që ka të bëjë me dhënien e urdhërit dhe ndikimit si ish-kryeministrit për blerjen e një Mercedesi luksoz të blinduar me një vlerë prej 600 mijë euro. Specialja gjatë hetimeve ka konstatuar…
Në Bruksel sot në qendër të vëmendjes do të jetë çështja e emrit dhe përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e këtij kontesti midis Athinës dhe Shkupit. Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së sot në mbledhjen e rregullt do të ketë në rend dite edhe këtë çështje. Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë kësaj mbledhjeje do t’i njoftoj ministrat e 28 vendeve mbi procesin e bisedimeve derisa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Ndërkohë në Greqi kanë vijuar reagimet mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit”. Për më 6 qershor në…
Asociacioni i Bankave të Maqedonisë sot në Shkup do të jetë nikoqir i mbledhjes së 46-të i anëtarëve të asociacionit të Federatës Evropiane të Bankave. Në mbledhje, përveç përfaqësuesve të anëtarëve të asociacionit, do të marrin pjesë edhe Vim Mijs, drejtor ekzekutiv në Federatën Evropiane të Bankave dhe Xhovani Sabatini, kryesues i anëtarëve të asociacionit dhe anëtarë i Bordit ekzekutiv të FEB.
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në një intervistë për Sitel ka folur për dënimin meburg në lëndën “Tanku” dhe aktakuzat tjera që janë ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale. Ai tha se gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij janë procese të montuara politike dhe akuzoi se Qeveria e Zaevit ka robëruar gjyqësorin. “Nuk jam befasuar nga aktgjykimi në lëndën “Tanku”, pasi që nga seanca e parë është parë se si e udhëheq lëndën gjykatësja. Një gazetarë më ka thënë se që në seancën e parë e ka ditur se do të dënohem, ndërsa edhe unë kam pasur ndjenjë se…
Tribunë me temë “Sfidat në trajtimin e kancerit më të shpeshtë – kancerot të lëkurës”, do të mbahet sot në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Klinikës Universitare për kirurgji plastike dhe estetike. Në tribunë, siç është paralajmëruar, do të flasin ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtoresha e Klinikës Universitare për kirurgji plastike, dr. Sofija Pejkova, ndërsa do të marrin pjesë edhe drejtorë të disa klinikave dhe instituteve. Maji është muaji për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtje nga kanceri në lëkurë. Kanceri në lëkurë nëse zbulohet me kohë, trajtimi mund të jetë i suksesshëm. Në mënyrë…
Mot po mban mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Në orët e pasdites parashikohet të ketë vranësira dhe reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri 16 gradë ndërsa ajo gjatë ditës prej 25 deri 32 gradë celsius.
Këtë verë në plazhet e Strugës është ndaluar përdorimi i varkave me pedale, që janë shkak për numrin më të madh të mbytjeve në ujërat e liqenit të Ohrit çdo sezon turistik. Ndalesa e dhënies me qira të varkave me pedale mund ti përfshijë edhe skuterët. Megjithatë vendim të prerë aktualisht ka vetëm për varkat. Jo vetëm për varkat me pedale, por duhet të ndalohen edhe mjetet motorike në liqenin e Ohrit, sepse njerëzit nuk dinë t’i ngasin. Kur ty hyjnë me skuter, mendojnë se janë në aeroplan. Ata nuk shikojnë se para dhe pas tyre ka fëmijë të vegjël…
Kreu i Shteti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Meta ka vlerësuar përpjekjet që po bën BDI dhe faktori shqiptar në Maqedoni për të pasur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e ermit. “Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO.”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.
Pavarësisht këmbënguljes së Holandës dhe Francës se Maqedonia nuk është ë gatshme për fillimin e negociatave, qeveria shprehet e bindur se zgjidhja e emrit është kushti kryesor që vendi të marr datën në qershor. Qeveria gjithashtu thekson se shumica e shteteve anëtare të Unionit janë të gatshme që të përshpejtojnë perspektivën evropiane të vendit, ndërsa shtojnë se sapo të kapërcehen dallimet me Greqinë vendi do të marr edhe ftesën për anëtarësim në NATO. Qeveria e Maqedonisë “Shumica e shteteve anëtare të BE-së e përkrahin fillimin e negociatave me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes se emrit me Greqinë. Nga ana tjetër…
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras nga Selaniku ka thënë se në bisedimet për emrin ata nuk shkojnë për ta dhënë emrin “Maqedonia”, por për ta rikthyer të njëjtën, ngase, ka thënë ai, emri është dhënë 70 vite më parë. Cipras vlerëson se emri pa referencë “orienton kah bota antike greke dhe të pasurisë së madhe kulturore të Maqedonisë greke”. “Ata kanë një entitet shtetëror që 70 vite quhet Maqedonisë, ndërsa nuk kanë asnjë lidhje me Aleksandërin e Madh dhe me këtë rrjedhje historike. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë e pranojnë. Që donë të thotë nëse kemi referencë para…
Komuna e Prilepit do të nderojnë përmendore për Nenad Serafimovskin, pjesëtar i forcave policore i cili e humbi jetën në trazirat në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Përmendorja përkujtimore do të jetë e vendosur në parkun e Gjykatës Themelore, kështu kanë vendosur këshilltarët komunal në mbledhjen e këshillit gjatë ditës së sotme, transmeton Plusinfo, përcjell Portalb.. “Iniciativën të cilën e përkrahën këshilltarët komunal është me kërkesë të familjes së të ndjerit, pjesëtar i forcave policore Nenad Serafimovski, i cili duke kryer detyrën e tij vdiq në ngjarjet e lidhura me Lagjen e Trimave”, ka deklaruar kryetari I këshillit Mile Taleski.…

