Author: Rilinda

anka Botërore e ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për këtë vit 2018.  Parashikimi është ulur për 2.3 %, ndërkohë që në fillim të vitit ishte parashikuar që të kishte rritje ekonomike prej 3.2 %. Për vitin e ardhshëm, Banka Botërore parashikon një rritje të vogël prej 2,7%. Ndërsa, rritja ekonomike pritet të jetë vetëm 3 % në vitin 2020.

Lexo më Shumë

Në Gjykatë Penale për sot është paraparë të vazhdojë seanca për lëndën e PSP-së “Trust”, ku i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mes të cilëve edhe drejtori i firmave “Transmet”, “Sileks”, “Vato” SHPK, për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë. Të akuzuarit dyshohen se me dokumente false kanë kurdisur tender në ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.

Lexo më Shumë

Këtë vit na pret verë më e nxehtë ku temperaturat, sipas paralajmërimeve, do t’i tejkalojnë proceset shumëvjeçare të temperaturave, në disa rajone edhe mbi tri gradë. Rritjet do të fillojnë gjatë qershorit, priten periudha me mot shumë të nxehtë dhe të thatë. Reshjet gjatë verës do të jenë në kuadër të mesatares. “Në gjithë rajonin jugo-lindor të Evropës,  temperaturat në verë do të arrijnë vlera mbimesetare. Në Republikën e Maqedonisë ekziston besueshmëri për rritje të temperaturave ku pritet të kalohet edhe vlera shumëvjeçare që do të jetë më shumë se tri gradë në rajonin veri-lindor. Rritje më të madhe të temperaturave…

Lexo më Shumë

Megjithatë, gazeta konsideron se kjo luftë ka humbur 25 vite më parë, kurse fakti i parehatshëm është se vendi është njohur me emrin kushtetues nga shumë shtete në botë. Madje edhe vetë Greqia e përdor një term ku përfshihet “Maqedonia”, sipas marrëveshjes së përkohshme të shkurtesës IRJM, kur vendi u pranua në OKB. Mirëpo, gazeta thekson se Greqia duhet të bëjë çmos që të ulë sa më shumë dëmin e shkaktuar, dhe kjo mund të bëhet përmes shtimit të një “Veriore”, apo “e Re” në emrin Maqedonia. “Sot, për herë të parë pas një çerek shekulli, ka gjasa reale që…

Lexo më Shumë

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian (BE), Vladimir Chizov ka porositur se Rusia mbështet zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Chizov u tha gazetarëve se Rusia konsideron që perspektiva evropiane paraqet dimension të globalizimit, mirëpo zgjerimi i NATO-së paraqet tentim për zgjidhje të sfidave të shekullit 21, me mjete të shekullit 20. “Nuk do të duartrokasim nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-së”, theksoi Chizov.

Lexo më Shumë

Sot po mban mot me diell dhe ne vranësira të pakta. Temperatura e mëngjesit lëvizë prej 12 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës pritet të jetë prej 20 deri në 32 gradë celsius. Në Shkup mban mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 16 gradë, ndërsa ajo e ditës pritet të arrijë deri 30 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Për BDI-në ishte dhe mbeti vlerë më e lartë njerëzore e profesionale libreza e saj partiake! Ministria e Drejtësisë, me datë  23.05.2018 , në faqen e saj të internetit, si dhe në atë të Agjencisë për administratë, kishte shpallur konkurs internë për  ngritjen në vendin e punës të 15 punëtorëve administrativ. Në këtë konkurs kishte konkurruar edhe R.M. e cila i plotësonte të gjitha kushtet e parapara me konkurs: provimin e dhënë për jurisprodencë, më shumë se 3 vite punë si juriste, njohëse e njërës nga gjuhët që më së shumti përdoret në UE dhe njohje aktive të programeve kompjuterike…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, do ta shkurtojë tarifën e përmbarimit dhe do ti ulë aktet e përmbaruesve që po ndërmerren kundër qytetarëve. Këto janë ndryshimet kryesore në Ligjin për Përmbarim, të cilat për Alsat M i paralajmëroi Deskoska. Qëllimi është përmirësimi i gjendjes lidhur me të drejtave të qytetarëve. Për momentin, ministrja nuk deshi të zbulojë sa do të reduktohen tarifat e përmbaruesve. Unë personalisht mendoj se veprime të caktuara nuk duhet të arkëtohen në procedurën e përmbaruesve. Po mendojmë edhe për kufizimin e shumës totale si një shumë në përqindje të borxhit, kështu që këto çështje do t’i…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të themelohet dhe promovohet grupi parlamentar interpartiak për të drejtat e romëve në Maqedoni ku marrin pjesë deputetë nga parti të ndryshme. Nismëtarë të kësaj ideje janë deputetët Samka Ibraimoski, Dime Vellkovski, Irena Stefkoska, Maja Moraçanin, Mirsada Emini- Asani, Gjulimser Kasapi dhe tjerë. Krahas deputetëve të ftuar janë edhe përfaqësues të ambasadave dhe sektori joqeveritar.

Lexo më Shumë

Katër ministrat e sapo zgjedhur, të cilët morën mbështetje parlamentare të premten, do të fillojnë sot detyrën e tyre në ministritë përkatëse. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska e cila është zgjedhur ministre e drejtësisë, sot ia dorëzon funksionin ministrit të ri Arbër Ademi. Në Ministrin e Kulturës Robert Allagjozovski sot ia dorëzon funksionin ministrit të ri të Kulturës Asaf Ademi. Bardhyl Dauti është zgjedhur ministër pa portofol.

Lexo më Shumë

Edhe sot në nëngjes po mban mot me diell dhe i nxehtë. Metereologët parashikojnë që pasdite të ketë mot jostabil me reshje të shiut dhe bubullima. Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 8 deri 16 gradë celcius, ndërsa ato ditore pritet të jenë në interval prej 25 deri 32 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite gjithashtu do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut. Temperaturat do të lëvizin prej 12 deri 30 gradë celicus.

Lexo më Shumë

Në Greqi këtë mëngjes, ka përfunduar greva 24-orëshe organizuar për shkak të masave të reja të paralajmëruara për kursim. Pikat kufitare, të cilat ishin të mbyllura për shkak të grevës, u rihapën. Për shkak të grevës u anuluan shumë fluturime, u ndërpre lëvizja e trageteve dhe trenave, si dhe trafiku publik. Shkollat dhe spitalet gjithashtu u mbyllën ndërsa nuk punuan as mediat.

Lexo më Shumë