Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “T.N.T” të Prokurorisë Publike Speciale për rrënimin e kompleksit banesoro-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski. Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të mospranisë së të akuzuarës Marika Zafirovska. Avokati i saj, Donço Nakov tha se Zafirovska është sulmuar më 1 maj në një shtëpi ukendi në Katllanovë dhe se akoma është duke u rikuperuar prej lëndimeve. Mungesën e arsyetoi me mjekim spitalor. Në mesin e të akuzuarve për rrënimin e “Kosmos” janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës…
Author: Rilinda
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Në rend dite të dy komisioneve është Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për kushtet për udhëtim të shtetasve të dy vendeve.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm. Paradite do të ketë periudha më të gjata të diellit, ndërsa pasdite priten reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të sillen nga 12 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës prej 25 deri 32 gradë Celsius. Në Shkup paradite do të ketë periudha me diell, ndërsa pasdite do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima. Temperatura do të arrij deri 30 gradë Celsius.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumton se, sipas Ligjit për festa, 15 qershori i vitit 2018 (e premte), dita e parë e Fitër Bajramit, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit mysliman ua uron Fitër Bajramin.
Për uikend nuk do të qarkullojnë linjat e autobusëve 25 (Qendra Transportuese – Vodno e Mesme) 25A (Automakedonija – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtypshkronja – Vodno e Mesme, përveç linjës 25 me itinerar të rregullt pas orës 16 të shtunën, përkatësisht pas orës 15:30 të dielën, informojnë nga NQP Shkup. Arsye për ndërprerjen e përkohshme të linjës së autobusëve është mbajtja e garës në automobilizëm “Çmimi i Shkupit Vodno 2018” e cila do të mbahet në Vodno. Për ato arsye rruga nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Inxhinierisë Sizmologjike deri në Vodno të Mesme do të mbyllet për…
Kostis Chatzidakis, nënkryetar i partisë opozitare “Demokracia e Re” deklaron se qeveria greke ka pranuar gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas. Ai i rikonfirmon pozitat e partisë së tij se duhet “përballje me irredentizmin e Shkupit, shqyrtim kushtetues, si edhe të ketë zgjidhje të plotë dhe përfundimtare”. Chatzidakis kritikon qeverinë Tsipras për mosinformim të opozitës greke, në lidhje me bisedimet, dhe se më shumë të dhëna marrin nga Shkupi. Ai thekson se nga këto rrethana, “Demokracia e Re” nuk mund ta votojë marrëveshjen e mundshme.
Sot (8 qershor 2018), në një mbledhje të veçantë, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin Akademik Abdylmenaf Bexheti që në katër vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori i ri, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të rektorit të dytë të UEJL, Zamir Dika, i cili dy mandate radhazi e udhëhoqi këtë institucion të arsimit të lartë në Maqedoni. Rektori i ri u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL, thuhet në…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima nga fundi i ditës, veçanërisht në rajonin veriperëndimor. Gjatë natës në pjesët perëndimore është e mundur që proceset të jenë më intensive, lokalisht në formë të motit të keq me reshje më të rrëmbyeshëm të shiut, shkarkime elektrike, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. “Nesër do të moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Procese më intensive priten pasdite në pjesët lindore, ku lokalisht do të ketë shi të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike,…
Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM dhe partitë tjera parlamentare kanë arritur koncensus për propozim dhe miratim të Ligjit për shlyerjen e interesit për pagesën e borxheve, Ligj që do të lehtëson funksionimin e qytetarëve dhe do të kursen të ardhura shtesë. Qeverisja e LSDM-së po lufton që të sigurojnë kushte të favorshme dhe jo-selektive për jetë më të mirë të qytetarëve, në atë drejtim shumica parlamentare ka arritur konsensus për Ligjin i cili ka të bëjë me shlyerjen e interesit për borxhin e vonuar, borxhin kryesor dhe shpenzimet e procedurës për çështje komunale, elektrike, të ngrohtores, ujit, telefonisë, operatorëve…
Oda ndërtimore pranë Lidhjes së odave ekonomike (LOE) e përshëndet vendimin qeveritar që tatimi i vlerës së shtuar gjatë shitjes së parë të banesave të mbetet pesë për qind deri në vitin 2023 dhe paralajmëron vazhdim të atyre të përhershme, si dhe investime të reja. Sipas anëtarëve të Odës, hapësirë për ndërtim ka, ndërsa çmimet e banesave nuk do të zvogëlohen, por nuk ekziston mundësi as për rritje në afatin më të shkurtër. “E përshëndesim vendimin qeveritar për vazhdim të masës me të cilën plotësisht do të stabilizohet sektori i ndërtimit të lartë, do të vazhdojnë të gjitha investimet e…
Në pritje të bisedës telefonike dhe përgjigjes pozitive nga Zaevi, është komenti më i shpeshtë, por edhe titull në mediat greke lidhur me përgjigjen eventuale midis Maqedonisë dhe Greqisë. Gazetarët në Greqi, parashikojnë, duke iu referuar informacioneve të tyre, por edhe informacioneve të plasuara në mediat e Maqedonisë në periudhën e kaluar se biseda telefonike midis dy kryeministrave do të mund të ndodhë në ditët në vijim. Disa nga mediat komentojnë se në pyetje janë orë, të tjerë se janë në pyetje ditë që të mbyllet problemi shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Përdorimi i emrit, gjegjësisht erga omnes është pyetja…
Pa energji elektrike nesër do të mbesin disa pjesë të komunave të Shkupit, Karposhi, Kisella Voda dhe Qendra, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e qytetit të Shkupit. Në periudhën nga ora 8:45 deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të rr. “Mile Pop Jordanov”, një pjesë e rr. “Kozle” te pompa e benzinës, një pjesë e rr. “Strezovo”, si dhe një pjesë e rr. “Xhumajska”, ndërsa në periudhën nga ora 8:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rr. “Jurij Gagarin” nënrruga 6 dhe SHF “Vllado Tasevski” në komunën e Karposhit. Pa…

