Author: Rilinda

Marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit pritet të nënshkruhet këtë fundjavë, megjithatë akoma nuk është zyrtarizuar data dhe vendi i ngjarjes. Sipas mediave greke, marrëveshja do të nënshkruhet më 17 qershor në Prespë në territorin e Greqisë ndërsa pas saj vijon një drekë e përbashkët në pjesën e Maqedonisë. Por, Qeveria e Maqedonisë do të informojë gjatë ditës së sotme në lidhje me detajet e nënshkrimit të marrëveshjes. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, deklaroi sot për një gazetë ruse  se marrëveshja është e mirë, e baraspeshuar dhe të dyja palët janë fitimitare. Ai është…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit kanë përfunduar projektin për realizimin e rrugës e cila lidh Fshatin Rashçe me Fshatin Lubin dhe Komunën e Sarajit. Në hapjen solemne të kësaj rruge, kryetari Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, tha se ky projekt është tepër i rëndësishëm për qytetarët e kësaj ane, andaj për ndërtimin e tërësishëm kontribut të madh kanë dhënë edhe vetë banorët. Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit Bëm përurimin e rrugës që është me bashkëpunim ndërkomunal mes Komunës së Sarajit dhe qytetit të Shkupit, por në realitet është edhe faza më e hershme ku ka pasur…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias në intervistë për gazetën ruse “Izvestija” deklaroi se nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit fitojnë të dyja palët. Kocias deklaroi se Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Ai gjithashtu tha se njëra prej pikave kyçe për ratifikimin e marrëveshjes është referendumi i suksesshëm në Maqedoni. Mendoj se referendumi është një pjesë e ratifikimit të marrëveshjes në përputhje me vendimet e krerëve të Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojë referendumi që të ratifikohet marrëveshja. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev përmes Fejsbukut porositi se beson shumë në suksesin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, sepse me identitet të qartë dhe të njohur për veçantinë e komit maqedonas përfundon kjo çështje dhe hapet e ardhmja për vendin. “Në seancën e 73-të e shqyrtuam dhe e miratuam raportin për marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedonas-grek për emrin dhe për partneritetin strategjik. Besoj fort në këtë marrëveshje, sepse me një identitet të qartë dhe të njohur për veçantinë e komit maqedonas përfundon kjo çështje dhe hapet ardhmëria për vendin. Kjo qeveri e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Për Qeverinë e Maqedonisë, gjëja më e rëndësishme është që me Marrëveshjen me Greqinë janë mbrojtur dinjiteti, identiteti kombëtar, kulturor dhe i përgjithshëm i popullit maqedonas. Ato bazohen në dispozitat e nenit 1 të Marrëveshjes, e cila pasi mori dritë jeshile në seancën e djeshme të qeverisë, u bë publike edhe për opinionin. Neni 1, paragrafi 3 b) “Shtetësia e Palës së Dytë (Maqedonisë) do të jetë maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç do të regjistrohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit”. c) Gjuha zyrtare e palës së Dytë (Maqedonisë) do të jetë “gjuha maqedonase”, siç është pranuar…

Lexo më Shumë

Fitër Bajrami padyshim që është festa më e madhe fetare, e cila na kujton vlerën e humanizmit duke ngjallur ndjenjën e altruizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë për kurajo dhe shpresë, për buzëqeshje dhe ngrohtësi. Urojmë që ky Bajram, t’ju gjejë shëndosh e mirë dhe në harmoni me familjet e Juaja, duke rrezatuar gjithmonë mirësi, respekt dhe mirënjohje ndaj njëri tjetrit.

Lexo më Shumë

Të nderuar besimtarë myslimanë, Më lejoni që në emër të Lëvizjes BESA dhe në emrin tim t’jua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që kjo festë të kalojë në paqe, dashuri e harmoni familjare. Muaji i Ramazanit është një a’raf (purgator) që besimtarët myslimanë e kalojnë me agjërim, përkushtim e devocion, për të dalë në ditën e Bajramit ballëndritur dhe zemërbardhë njësoj si në ditën kur besimtarët do ta kalojnë Urën me librin në krahun e djathtë. Përveç kësaj, Ramazani është universiteti ku jepen leksione për paqen, dashurinë, mirëqenien dhe tolerancën. Agjëruesit janë njerëzit më të përshpirtshëm,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ka shpreh urime të sinqerta me rastin e festës së Fiter Bajramit. “Është kënaqësi që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të drejtoj urime të sinqerta me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, festë e cila vjen menjëherë pas agjërimit të Ramazanit dhe është shpërblim për sakrificën individuale të besimtarëve mirëpo, edhe për solidaritetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë kolektiv të të gjithë qytetarëve, pa dallim në përkatësinë e tyre etnike, fetare apo politike. Uroj që kjo festë t’ju gjejë në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me rastin e festes së Fitër Bajramit uron besimtarët e fesë islame. “Me përkushtim të sinqertë ndaj Zotit, të gjithë se bashku të vazhdojmë traditën me të cilën jetohet me shekuj në këto treva. Të forcojmë Maqedoninë si shembull për bashkëjetesë, respekt dhe mirëkuptim mes njerëzve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnie dhe të krijojmë vepra dhe vlera për gjeneratat e reja”, thuhet në urimin e Zaevit.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në orët e pasdites do të ketë vranësira mesatare dhe reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri 16 gradë ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 32 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë prej 14 deri 33 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Deputetët në seancën e 47-të të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të. Në rendin e ditës të seancës është Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshimet e ligjit për privatizim dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të akcizave, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune. Deputetët mes tjerash do të debatojnë edhe për ndryshimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot do të bëjë shqyrtim në rikonstruimin e rrugës rajonale Koçan-Dellçevë. Për rehabilitimin e aksit rrugor Koçan-Makedonska Kamenica – Dellçevë me gjatësi prej 30 kilometrash, janë paraparë gjashtë milionë euro. Bartës i projektit, i cili realizohet me mjetet e Bankës Botërore, janë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe NP për Rrugë Shtetërore. Është planifikuar që rindërtimi i kësaj rruge të përfundojë këtë muaj. Gjatë vizitës së punës në Komunën e Koçanit, ministri Sugareski do të ketë takim edhe me kryetarin e Koçanit, Nikollço Iliev.

Lexo më Shumë