Author: Rilinda

Gjuha që e flasin 20% e popullatës është term jo i drejtë për gjuhën shqipe dhe një emërtim të këtillë nuk mund ta hasësh në asnjë vend të botës. Ky ishte theksi i panelit shkencor “Gjuha shqipe në Maqedoni”, e organizuar nga Instituti i Trashigimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Albanologu Zeqirja Ibrahimi thotë se çështja e gjuhës shqipe nuk është çështje e lehtë për t’u rregulluar, megjithatë ai thotë se gjuha nuk duhet të ndërlidhet me simbolet shtetërore. Zeqirja Ibrahimi, albanolog “Çështja e shqipes në Maqedoni nuk është çështje e gjuhëtarëve, aq më pak është çështje e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Gjermanisë e përgëzon marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit duke apeluar që forcat politike të të dyja vendeve duhet të përkrahin marrëveshjen e Prespës. Sipas zëdhënësit e Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, marrëveshja shfaqe optimizëm por edhe shqetësim për dhunën që u bë në Shkup për kundërshtimin e marrëveshjes. Jemi të kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes. E përshëndesim këtë marrëveshje, dhe në të njëjtën kohë, ka arsye për shqetësim për protestat e dhunshme në Shkup kundër marrëveshjes. Qeveria e Gjermanisë u bën thirrje për qetësi për të gjithë pjesëmarrësit, deklaroi Seibert. Për Qeverinë e Gjermanisë, kjo marrëveshje është marrëveshje për…

Lexo më Shumë

ekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e quajtur historike. Ai ka uruar kryeministrat e dy vendeve Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për siç thotë, rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes. “Uroj kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për rolin e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes historike të dielën në Prespë. Inkurajoj dy qeveritë të vazhdojnë me angazhimin e tyre për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes. OKB-ja do të mbështesë angazhimin e tyre”, shkruan Guterres. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme delegacioni i Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Deri në fund të javës në Maqedoni moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, sidomos në orët e pasdites. Gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të shoqëruara me stuhi dhe bubullima. Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite do të ketë reshje të shiut dhe bubullima. Prej të shtunën pritet ndryshimi i motit, ku do të fryjë erë veriore e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave.

Lexo më Shumë

Marrëveshja për emrin ka arritur te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të njëjtën e ka futur në rend dite në seancë kuvendore, e cila do të fillojë nesrë në orën 11:00. Kryetari i Kuvendit ka bërë të ditur se marrëveshjen ia ka dorëzuar Komisionit për Çështje Evropiane. Bëhet e ditur se kjo marrëveshje, pasi është pranuar nga Qeveria me flamur të BE-së, i dorëzohet Komisionit për Çështje Evropiane.

Lexo më Shumë

ë gjithë kompanitë që kanë investuar dhe kanë punësuar njerëz në vitin 2017, prej sot e deri në fund të qershorit mund të aplikojnë për të marrë mjete kthesë. Kështu ka deklaruar sot zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, i cili tha se diku rreth 30 milionë euro janë paraparë për këtë masë qeveritare. Çdo kompani, nëpërmjet kalkulatorit që u promovua sot, mund të bëjë përllogaritjet se sa mjete do t’u kthehen atyre, ndërsa mjetet e para pritet të lëshohen në shtator. KOÇO ANGJUSHEV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Paratë janë determinuar në tre vende në buxhetin e Maqedonisë. Njëri vend…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i dënon ashpër sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në protestën kundër marrëveshjes për emrin е cila u mbajt dje para Kuvendit. “Brengos fakti se qytetarët e pakënaqur edhe më tutje revoltin e tyre e shfaqin kundër gazetarëve. I bëjmë thirrje MPB-së urgjentisht t’i identifikojë sulmuesit dhe t’i sjellë para drejtësisë”, thonë nga SHGM. SHGM, gjithashtu proteston kundër paraburgimit të gazetarit të Infomaks-it, Borislav Stolkoviq, me arsyetim se ka refuzuar të legjitimohet dhe për incizimin e pjesëtareve të policisë në fytyrë. Pohimi i MPB-së se gazetari ka refuzuar të legjitimohet është i pakuptueshëm sepse në…

Lexo më Shumë

Referendumi mbi emrin do të mbahet në afatin e përcaktuar ligjor, tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference për shtyp, përcjell Almakos. Angjushev nuk ka specifikuar asgjë konkrete, vetëm që deklaroi se ajo që u nënshkrua do të zbatohet. “Nuk do të isha në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse është përtej kapacitetit të ekonomisë dhe asaj që unë drejtoj. Por ajo që unë me siguri mund t’ju them është se edhe referendumi do të jetë në afatin ligjor, siç është e përcaktuar. Nuk mund t’ju them saktësisht se deri ku janë përgatitjet dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përshëndetur nënshkrimin e sotshëm të marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. “Mirëpres firmosjen e sotme të marrëveshjes së shumëpritur që po realizon ëndrrën tonë për një Maqedoni të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne kemi punuar shumë gjatë dhe me shumë përkushtim për të ardhë deri te kjo ditë kur do të rreshtohemi në anën e duhur të historisë. Urime të gjithëve dhe ju siguroj që kjo ishte vendimi i duhur për të ardhmën e përbashkët dhe për më të mirën e mundshme…

Lexo më Shumë

Derisa Zaev fotografohet, jugorët festojnë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në marshin protestës sot në Manastir. Ai tha se edhe përkundër papunësisë, kushteve të këqija në shëndetësi dhe arsim, Maqedonia po përballet edhe më tradhtinë më të madhe, marrëveshjen për ndryshimin e emrit kushtetues. Mickoski tha se edhe pse sot është dita e themelimit të OBRM-PDUKM-së, ato nuk festojnë se janë rrethana të këqija. “Maqedonia është kapur uragani i quajtur Zoran Zaev. Por e ardhmja varet nga ne, jo nga ai. Zaev dhe LSDM këtë marrëveshje e paraqesin si emër, por në fakt është humbje. Me marrëveshjen ndërrohet identiteti…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën. “Në emër të Kosovës, unë ngrohtësisht e përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së emrit. Kontribut i madh i paqes në rajonin tonë nga Tsipras e Zaev dhe ministrat e Jashtëm Kotzias e Dimitrov dhe i dërguari i OKB-së, Nimetz. Integrimi euro-atlantik për Maqedoninë është i mirë për Kosovën!”, ka shkruar Thaçi. Kujtojmë se pas 27 viteve arrihet marrëveshja ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e…

Lexo më Shumë

Duhej shumë kohë dhe shumë rrugë për të arritur këtu ku jemi. Këtë e ka deklaruar tha komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politika të Fqinjësisë së Mirë, Johannes Johaness Hahn, sot pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për emrin: Republika e Maqedonisë së Veriut. “Kjo është një ditë historike dhe mundësi për qytetarët e Maqedonisë Veriore që të marrin përgjigje pozitive për integrimet euro-atlantike. Në fund të ditës, të gjithë do të shohin se marrëveshja është një kompromis i mirë në të cilin gjithkush merr diçka”, deklaroi Hahn.

Lexo më Shumë