Author: Rilinda

Në afatin e parë të qershorit në tre shkollat e mesme në komunat Dibër, Qndra e Zhupës dhe Mvrovë dhe Rostushë në vitin e parë janë regjistruar vetëm 72 nxënës nga 544 vende të lira. Në shkollën e mesme më të madhe në këtë rajon, gjimnazi “Zdravko Çoçokovski” në Dibër, për regjistrim janë paraqitur 72 nxënës, ndërsa janë ri-paraqitur 36 nxënës. Ismet Abduli drejtori i gjimnazit “Mavrovë-Rostushë” në Rostushë, konfirmoi se në afatin e parë të qershorit janë paraqitur 32 nxënës nga 40 semi-maturantët. Për edukimin në gjimnazet për regjistrim janë dashur minimum 60 poena, ndërsa për drejtimin ndërtimor 45…

Lexo më Shumë

Protestë simbolike para Kuvendit kundër Marrëveshjes për emrin, digjet kopja e marrëveshjes.. Në numër dukshëm më të vogël se herët e tjera, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes që gjendet në procedurën parlamentare. Ata kërkuan që deputetët të mos votojnë pro marrëveshjes, e gjatë kohës kur kuvendi miratonte nevojën e ratifikimit të saj, protestuesit shpërthyen në thirrjet “tradhtarë”. Pamje: Alsat Tv https://www.youtube.com/watch?v=DfMx3jt_ovc

Lexo më Shumë

Marrëveshja me Greqinë është vendimi i duhur sepse nënshkrimi i saj do të thotë se më pak qytetarë tanë do të largohen nga ky vend dhe do të kërkojnë ekzistencë në vende të tjera, tha ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në hapjen e Shkollës Verore Ndërkombëtare me titull “Menaxhimi i kushteve të migrimit”, përcjell Almakos. “Kjo marrëveshje do të thotë integrim dhe më shumë shanse për të rinjtë në Maqedoni, por gjithashtu jep një shans për rajonin, në një kohë kur e gjithë bota konkludon se siguria është rivendosur si pika e parë në rendin e ditës”, tha ministrja. Në…

Lexo më Shumë

Pas marrëveshjes me Bullgarinë, një marrëveshje dinjitoze është arritur dhe me Greqinë, e cila gjithashtu mbyll cëshjten e fundit që qëndron në rrugën e Maqedonisë drejt aspiratave euro-atlantike”, tha kryeministri Zoran Zaev në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbikëqyrjen e dialogut me Republikën e Maqedonisë, e udhëhequr nga bashkëreportuesit Liza Kristofersen dhe Valeriu Gileci, njofton Almakos. “Qytetarët do të kenë fjalën e fundit në referendum mbi marrëveshjen me Greqinë, por pres ndërgjegjësimin shoqëror ku të gjithë të qëndrojnë pas zhvillimit të Maqedonisë dhe të vazhdojmë të zhvillojmë shtetin “, tha Kryeministri. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Marrëveshja me Greqinë garanton identitetin, sigurinë dhe stabilitetin, deklaroi koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev në konferencën për shtyp në Kuvend. “Marrëveshja për të cilën duhet të qartësohet është akt patriotik. Kjo marrëveshje garanton identitetin. Shumë gjatë ishim në izolim, pa prosperitet pa ardhmëri për fëmijët tanë. Këto janë kohëra pozitive. Ajo me çka fitojmë nga marrëveshja është e pa çmueshme sepse garanton sigurinë dhe stabilitetin. Nënshkrimi është hapi i parë. Pastaj vazhdon ratifikimi, që do të sigurojë ftesën për në NATO dhe datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Sigurojmë mundësi për qytetarët që me referendum të…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se faza e parë e miratimit të Paktit me Greqinë pritet të kalojë me sukses, etapat e tjera deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për emrin mund të problematizohen. Eksperti juridik Naser Zyberi vlerëson se ratifikimi i Marrëveshjes në kuvend do ta lëviz Maqedoninë nga pika zero pasi do të mundësojë zhbllokimin e proceseve euro-atlantike por pengesa e parë sipas tij do të paraqitet me refuzimin e Presidentit Ivanov që ta dekretojë ligjin. Mund të supozojmë se edhe për herë të dytë pasi të jetë votuar ligji mos ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit..E mira në këtë…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, kërkoi që të mos gjykohet në rastin “Target-Fortesa” për përgjimin e paligjshëm për shkak se u fal nga presidenti Gjorge Ivanov. Avokati i tij, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë Greke, sot në sallën e gjyqit theksoi se falja nuk mund të tërhiqet dhe se ende ka fuqi ligjore. Për këtë kërkesë Gjykata do të japë deklaratë në seancën e ardhshme të caktuar për 31 gusht. Paraprakisht, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykata vendosi që ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankulloskës, t’i gjykohet veçmas. Përveç saj, procedurë të ndarë ka edhe për ish-agjentët,…

Lexo më Shumë

Një person është plagosur mbrëmë si pasojë e një incidenti të armatosur që ka ndodhur në Studeniçan të Shkupit. Bëhet fjalë për një person me iniciale E. SH 28 vjeçar, për të cilin nga sektori për punë të brendshme thonë se ka qenë i qëlluar me armë zjarri nga personi me iniciale 41-vjeçari K.A. Nga policia thonë se ngjarjes i ka paraprirë një përleshje fizike mes dy personave në fjalë, përcjell Shenja. SEKTORI PËR PUNË TË BRENDSHME SHKUP “Më 18.06.2018 rreth orës 20:30 në sektorin për punë të brendshme Shkup, është paraqitur se në fshatin Studeniçan të Shkupit, E. SH.…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka takuar disa qytetarë të cilët protestuan para Kuvendit dhe kërkuan takim me të para selisë së partisë. Mickoski protestuesve ju ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të dalin në protesta, por do të veprojnë në Kuvend. Ndërsa kryetari i Shoqatës “Makedonium”, Strasho Olumçev, tha se Mickoski ju ka thënë se do të jetë më mirë që deputetët të veprojnë në Kuvend dhe të ndalojnë kryeministrin Zoran Zaev, nga siç thonë, sjellja e vendimeve të dëmshme. Ai shtoi se do të vazhdojnë me protestat për çdo ditë deri në përmbushjen…

Lexo më Shumë

Fillon mbledhja e Komisionit për çështje Evropiane. Prezent janë shumica e anëtarëve ndërsa të ftuar janë ambasadorët dhe ministri i jashtëm Dimitrov. Opozita bojkoton mbledhjen. Marrëveshja për emrin me Greqinë është duke diskutur në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, duke arsyetuar propozimin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, nënvizoi se opozitat e qeverive në Maqedoni dhe Greqi dëshmojnë se nuk është dështim, por kompromis. “Pse është me flamurin e BE-së? Sepse ky është ligj evropian, ku kemi rekomandime nga BE dhe u bëmë ekspert për pritje në korridoret pritëse të BE-së. Për mua kjo…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias, ka thënë se me marrëveshjen për emrin janë marrë parasysh interesat e të dyja palëve, duke shtuar se shtetet duhet të jetojnë në paqe. Në lidhje me reagimet greke për përfshirjen e termit “maqedonas” për gjuhën dhe nacionalitet, Kocias përsëriti për TV Antena se gjuha është pranuar nga OKB në vitin 1977, ndërsa sa i përket vetëpërcaktimit, ai ka thënë se ajo është e drejtë që askush nuk mund t’ia marrë askujt. “Në lidhje me çështjen Maqedoni dhe maqedonas, ajo është ajo që ata e kanë vendosur si temë kryesore në negociatat për…

Lexo më Shumë