Me rastin e 21 qershorit, “Ditës së Egjiptianëve të Ballkanit”, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, realizoi takim pune me delegacionin e Egjiptit, në krye të cilit ishte arkeologu i njohur me famë botërore dhe ambasadori i kulturës në OKB, Zahi Havas, i cili ishte i shoqëruar nga Mr. Nureldin Muhamed Ahmed Mamud el- Tamimu, anëtar i Këshillit të Lartë të Kulturës në Egjipt dhe Muhamed el-Saidi, gazetar i punësuar në Daily New Egipt) në Kajro. Në kuadër të vizitës, mysafirët e Egjiptit u njoftuan edhe me punën e Muzeut të Maqedonisë, Muzeun Arkeologjik, si dhe me lokalitetin arkeologjik Stobi.
Author: Rilinda
Po përgatiten ndryshime të rregullativës në punën e këmbimoreve. Me propozim të Drejtorisë së doganave dhe në bashkëpunim me Bankën popullore do të ndryshohet vërtetimi për blerjen dhe shitjen e parave nga jashtë dhe çeqet që i japin këmbimoret. Me këtë ndryshim, Dogana duhet të ketë kontroll më të madh në bartjen e devizave. Me këtë rast, do të bëhet identifikim i personit që këmben para dhe në vërtetimin do të shtohet rubrikë re- koha e dhënies. Dokumenti me paratë e këmbyera që do jepet nga këmbimorja do të duhet të përmbajë numrin amzë të qytetarit dhe koha e transaksionit.
Gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, si dhe gjatë ditës së nesërme, sërish paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme të shiut, në disa vende edhe të rrëmbyeshme me bubullima dhe paraqitje të mundshme të breshrit. Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), tek nivelet më të mëdha të ujit nuk priten paraqitje të derdhjes së ujit, ndërsa tek lumenjtë më të vegjël dhe vendet e thata në qoftë se në shtretërit e tyre proceset do të jenë më intensive dhe me sasi më të mëdha të shiut, është e mundur rritje e shpejtë e nivelit të ujit, ndërsa në disa vende…
edreseja “Isa Beu” paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë ka shpallur konkursin për pranimin e nxënëseve të rregullta në vitin e parë shkollor 2018/2019. Për këtë vit shkollor është paraparë të regjistrohen 44 nxënëse në dy paralele me nga 22 nxënëse, edhe pse interesimi për të vijuar arsimin e mesëm është shumë i madh dhe nga viti në vit shënon rritje. Medreseja këtë vit ka paraparë që të interesuarit t’i nënshtrohen edhe provimit që do të mbahet më datë 23 qershor, thotë Beqir Memeti, drejtor i Medresesë “Isa Beu” paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë. “Edhe këtë vit…
avët e ardhshme do të formohet komision, i cili do të punojë në revidimin e librave, ku ndryshime do të ketë edhe në Maqedoni edhe në Greqi. Këtë e theksoi dje shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në intervistën për Top temën. “Librat do t’i ndryshojnë të dy palët. Ky do të jetë proces i zgjat, i cili fillon me një normalizim dhe miqësi. Komisioni është obligimi i vetëm që zbatohet dhe në një mënyrë përdoret para ratifikimeve, para se marrëveshja të hyjë në fuqi. Afati është i shkurtër për formim të këtij komisioni, javët e ardhshme do të…
Kur Goce Dellçevi dhe Skënderbeu luftuan, dikush i ka quajtur tradhtarë, por ata sot janë heronj tanë”, kështu ka deklaruar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes së emrit me Greqinë. “Si është e mundur që NATO, Bashkimi Evropian, SHBA, Gjermani, Britania e Madhe, Franca,… të jenë në të drejtë, të duan Maqedoni euroatlantike, kurse vetëm një parti politike është kundër. Kush është në të drejtë? Aty ku janë të gjithë, meritojmë të jemi edhe ne”, tha Grubi. Deputeti Grubi ka deklaruar, se me ratifikimin…
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Greqia dhe IRJ e Maqedonisë po fillojnë një epokë të re miqësie, bashkëpunimi dhe stabiliteti, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Xanakopulos në konferencën e rregullt me gazetarët. Ai tha se përmes fjalëve dhe përpjekjeve të kuptojnë qytetarët tanë se zgjidhja është në favor të të dyja vendeve dhe se Greqia do të mbështesë përpjekjet e kryeministrit Zaev. Xanakopulos me kritika ndaj opozitës Demokracia e Re rreth qëndrimit për marrëveshjen. Por theksoi se partitë e opozitës në të dyja vendet kanë qëndrime identike, “duke luajtur në kartën e ndarjes mes patriotëve dhe tradhtarëve”. Ai…
Prokurori Publike i Prokurosisë së Velesit ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes ku një zjarr që shpërtheu këtë pasdite në një banesë në këtë qytet la të vdekur tre fëmijë të moshës katër, dy dhe një vjeçare. Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar. Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë duke djegur të gjallë tre të miturit. Gjatë inspektimit, prokurori publik po ashtu kërkoi që…
Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli ka deklaruar se SHBA-ja gjithmonë ka mbështetur dhe inkurajuar palët ëpr zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkohë derisa komentoi protestat u shpreh se forcat e rendit nuk duhet të bien pre e provokimeve, por se duhet ta kryejnë detyrën e tyre me sukses. “Ne e gjithmonë e kemi mbështetur arritjen e marrëveshjes, por fundja vendimi ka qenë i vetë qeverive të të dyja vendeve. E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por jo dhuna dhe vandalizmi. U bëj thirrje policisë që të mos bien pre e provokimeve të protestuesve dhe të…
Në fjalimin përmbyllës para ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit njoftoi se Këshilli i NATO-s ka votuar që si pikë e rendit të ditës në samitin e radhës të jetë zgjerimi i Aleancës dhe dërgimi i ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë.
Qeveria i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ivanov, i cil ka deklarur sot se kryeministri Zaev mund të fillojë procedurat për impiçmentin ndaj tij. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski ka thënë sot gjatë konferencës për gazetarë se është koha për të gjitha institucionet politike në Maqedoni, përfshirë edhe presidentin Ivanov të tregojnë përgjegjësi elementar politike për momentin në të cilën Republika e Maqedonisë. Boshnjakovski përsëriti se qytetarët gjatë referendumit do të ketë fjalën e fundit dhe se vullneti i tyre është i detyrueshëm për të gjitha partitë politike në vend. “Por, në mënyrë që qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre, nevojitet…
Sot në mëngjes po mban mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Parashikohet që pasdite të ketë rritje të vranësirave, të cilat mund të shoqërohen me reshje të shiut dhe bubullima. Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 12 deri 18 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës pritet të jenë në interval prej 20 deri 32 gradë celcius. Do të fryjë erë nga ana veriore.

