Shkupi vijon të kryesoj me raste të infektimeve me koronavirus, duke shënuar edhe shifra rekorde. Nga 300 deri 500 rastet e infektimeve çdo 24 orë gjatë ditëve të fundit, gjysma prej tyre janë nga komunat e Shkupit.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë komunat që kanë shifra rekorde janë Aerodromi, Karposhi dhe komuna Qendër. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, nga 161 raste të reja, 90 prej tyre janë nga Shkupi. Numri i rasteve aktive në qytetin e Shkupit është 2 674. Gjendja më kritike është në Komunat Aerodrom, Karposh dhe Qendër.Ja si është shpërndarja e rasteve në bazë të…
Author: Rilinda
Partia më e madhe maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se situata me coronavirusin është serioze. Sipas tyre, numri i të infektuarve të rinj është i lartë dhe bëjnë thirrje që çdo qytetar t’i respektojë masat për mbrojtje. “Pritet që Kuvendi në afat sa më të shkurt t’i miratojë masat e reja, të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i pranoi Qeveria. Duhet që të gjithë qytetarët me vetëdije dhe në mënyrë të disiplinuar t’i respektojnë masat për mbrojtje”, thonë nga LSDM. Sipas tyre, lufta ndaj coronavirusit është e përbashkët dhe duhet sjellje e…
Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ.Deri tash, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit. E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në ëeb faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.“Lista është e publikuar…
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën një plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjeve të Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mes tjerash, aty parashihen marrëveshje financiare për ngritjen e projekteve infrastrukturore, veprime në funksion të fizibilitetit të Ujmanit, ndryshimi i një ligji për llogari të Kishës Ortodokse Serbe e nxjerrja e një qarkoreje që kërkon tërheqjen e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, është hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik në bashkëpunim me ministritë e linjës, pas një udhëzimi për këtë…
“Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftimin për media. Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Kjo ka ndodhur menjëherë pasi në Washington janë nënshkruar marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Kujtojmë javë më parë, Kosova ka emëruar Ines Demirin, si e ngarkuar me punë e Republikës…
Në tremujorin e tretë të vitit 2021, pritet të shpallet tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e kontraktuesit që do të ndërtojë fazën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë, të gjatë rreth 10.5 km. Deri më tani, një pjesë e projekteve ideore është përgatitur për pjesën e ardhshme të autostradës, e cila duhet të zgjedhë alternativën më të favorshme për trasenë e autostradës, thonë nga nga Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore për Meta.mk. Projekti bazë duhet të jetë gati për 12 muaj, gjegjësisht në tremujorin e tretë të vitit 2021. Pikërisht në këtë tremujor, duhet të shpallet procedura e tenderit me fazën e…
Qyteti i Velesit në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar tani para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjashëm sikur në zgjedhjeve e vitit 2016, kur u bë i njohur për shkak të menaxhimit me faqet e internetit që synonin audiencën konservatore amerikane. Disa prej faqeve të internetit, pas zgjedhjeve të SHBA më 2016, në të cilat fitoi Donald Trump, pushuan së funksionuari, por ndërkohë u shfaqën faqe të reja. Misioni i tyre, siç thuhet në përshkrimin e njërës prej këtyre faqeve të internetit, është që të raportojnë mbi lajmet që nuk publikohen nga mediat kryesore. Në frymën…
MPB informon se gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 796 shkelje. Nga MPB apelojnë qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Nëse masat e reja të cilat do t’ia dorëzojmë Qeverisë për miratim nuk sjellin rezultat, atëherë hapi i ardhshëm është rikthimi i karantinës. Kështu ka deklaruar dje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se megjithatë shpreson se me masat e reja do të ndalohet përhapja e koronavirusit dhe se nuk do të ketë nevojë për rikthimin e orës policore. Ndër masat e reja të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive i ka propozuar është edhe të punohet online ose në ndërrime i administratës publike. “Qeverisë për seancën e ardhshme do t’i propozojmë edhe një pako të masave ndërsa ajo…
Moti sot në Maqedoni do të jetë stabil, me diell por me mëngjese të ftohta. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 8 gradë celicus, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 22 gradë celcius.
Me flamur serb dhe me të ftuare nga Maqedonia dhe Serbia vikendin që po e lamë pas në manastirin e Graçanicës në Kosovë është martuar kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Sasha Bogdanoviq. “Deshëm që dashurinë tonë, e cila ka filluar këtu, që ta kurorëzojmë me martesë këtu në Kishën e Graçanicës, aty edhe ku e kemi filluar”, ka deklaruar Bogdanoviq për B92. Mediat serbe me të madhe kanë raportuar për dasmën e Bogdanoviqit. Raportet e tyre gazetareske i kishin vendosur në rubrikën “Dashuri dhe pasion”. Por, përveç dashurisë në raportimet e tyre kishe edhe politik. “Bartësi i flamurit, solli…
Është sanuar defekti i tubit të krisur dhe prej orës 21 ngadalë do të fillojë të lëshohet uji, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Prej atje sqarojnë se bëhet fjalë për tub më të madh në të cilin ka trysni të madhe të ujit dhe për atë patjetër duhet që të jenë të kujdesshëm dhe lëshimi i ujit të bëhet gradualisht. “Pasi që të fillojmë me lëshimin e ujit, për dy-tre orë do të stabilizohet furnizimi me ujë në tërë Shkupin”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Prej sot në pasdite për shkak të defektit të tubit në bulevardin “Koço Racin” përballë…