Një vajzë 4 vjeçe ka humbur jetën sot në Strugë, e cila ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “JNA” në Strugë. Policia tha se tragjedia ndodhi në orën 12 dhe 20 minuta, ku është regjistruar vdekja e voglushes e lindur në vitin 2012. Policia theksoi se kishte pranuar një njoftim telefonik nga Spitali i Strugës lidhur me rastin. Vajza e mitur ishte në apartamentin e saj së bashku me nënën e saj dhe vëllain e saj më të vogël. Nëna e vajzës për një moment e vërejti se vajza nuk ishte…
Author: Rilinda
Prej dje (20 qershor, e mërkurë), për shkak të pushimit veror, nuk vlejnë biletat falas dhe ata janë përjashtuar nga sistemi tarifor integrues, kumtoi sot NQT Shkup. NQT Shkup ofron mundësi që nxënësit e shkollave të mesme me çmime preferenciale të blejnë biletë mujore për korrikun me çmim prej 600 denarëve.
Himni dhe simbolet shtetërore nuk janë pjesë e marrëveshjes me Greqinë dhe aspak nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve. Kjo nënkupton që asnjë simbol nuk ndërrohet dhe as që bëhet fjalë mbi atë se përdorimi i tyre, reagojnë nga Lidhja Social Demokrate lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së, se me marrëveshjen për Greqinë po zhvillohet etnocid. Marrëveshja e garanton identitetin maqedonas i cili asnjëherë nuk do të kontestohet ose mohohet nga të tjerët dhe do të hapet rruga për integrimet Euro-Atlantike të cilat janë interes nacional, përfundojnë nga LSDM.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej sot i ka dërguar letër urimi kryeministrit Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe ratifikimit të saj në Parlament. Kjo arritje e rëndësishme nuk do të ndodhte pa guxim politik, mision dhe liderizëm, ku të dy kryeministrat e treguat. Siç biseduam më herët në Shkup, zgjidhja e kësaj çështje do të sjellë të mira enorme për të dyja shtetet, si dhe për tërë regjionin, ka shkruar Mej. Në letrën e Mej thuhet se përfundimisht pas 25 viteve të kontesit të emrit, dëshira e shumicës së qytetarëve, të cilët duan që ta…
Aleksis Cipras vendit fqinj i dha diçka për çka asnjëra nga qeveritë e mëparshme nuk kishin biseduar: kombësia maqedonase dhe gjuha maqedonase, tha lideri i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis nga Kukush, ku morri pjesë në manifestimin solemn me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të qytetit. “E vizitoj Maqedoninë në një moment emocionalisht të tensionuar. Pas kremtimit provokues në Prespë, gjithnjë e më shumë grekë kuptojnë se marrëveshja e keqe të cilën e nënshkruan z. Cipras dhe z. Zaev, tashmë ka filluar të prodhojë rezultate. Cipras dhe shumica e tij qeveritare vendit fqinj i dhanë diçka për çka asnjëra…
“Mund të shihni se ata organizohen nga një parti politike cila që thirret Rusia e Vërtetë” – tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme. Kështu u përgjigj Ministri i Brendshëm Spasovski pyetjes së Alsat-M, kur u pyet për organizatorë e protestave të dhunshme kundër emrit, duke aluduar në subjektin Maqedonia e Bashkuar. Kryetari i këtij subjekti, Janko Baçev, thotë se nuk janë organizatorë, por se po mbështesin protestën dhe se do vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë. Ai para kamerës së Alsat-M, pranon se kanë bashkëpunim me Qeverinë Ruse dhe se janë pro ndikimit rus në rajon. Madje ai…
Një ditë pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend mes Maqedonisë dhe Greqisë, Presidenti Ivanov akoma nuk është prononcuar zyrtarisht. Nga kabineti i tij duke konfirmuar se kanë pranuar ligjin e nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, thonë se opinioni do të njoftohet në kohë për qëndrimin e presidentit. Ky i fundit paraprakisht u shpreh se nuk do ta nënshkruaj ratifikimin. Madje kryeministrit Zaev i bëri thirrje që të iniciojë impiçment. Duke pasur parasysh se për përgjegjësi Kushtetuese të Presidentit nevojiten 2/3 e votave, VMRO-DPMNE-ja i bën me dije Zaevit se një iniciativë e tillë mund të mbetet vetëm ëndërr e tij.…
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Maqedonia më së voni për një vit mund të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa rreth 5 vite do të zgjasin bisedimet deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Kështu vlerëson diplomati Nano Ruzhin, i cili thotë se deri në anëtarësimin e plotë në këto dy organizata ndërkombëtare, vendi do të përfitojë shumë edhe gjatë periudhës paraqasëse. Në samitin e radhës sipas Ruzhin, Maqedonia do të merr ftesë, ndërsa përparësi vendi ka se shumë protokole dhe detyra i ka kryer, ndërsa do të pritet vetëm zbatimi i marrëveshjes…
Shtetasit e Maqedonisë, së shpejti do të munden të lëvizin në tërë Ballkanin Perëndimor pa pasaporta, vetëm me letërnjoftime, sepse Parlamenti e ka publikuar dekretin e ratifikimit të marrëveshjes për kushtet e lëvizjes ndërmjet Bosnjës dhe Maqedonisë. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditëve nga pranimi i fundit se kushtet ligjore janë përmbushur. Me këtë shtetasit e Maqedonisë do të munden të udhëtojnë me letërnjoftime në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Ivica Daçiq, thotë se Beogradi zyrtar nuk ia ka uruar Maqedonisë Marrëveshjen me Greqinë, pasi që nuk ka se për çfarë të urohet, edhe pse, ashtu siç thonë nga Serbia, ka qëndrim pozitiv rreth tërë marrëveshjes. Sipas tij, zgjidhja deri te të cila kanë ardhur të dy vendet është çështje bilaterale dhe Serbia nuk ka nevojë që të kyçet. “Gjithsesi duam që të zgjidhet, dhe i dëshirojmë zgjidhje Athinës dhe Shkupit, të mos hyjnë në atë se kush si quhet, dhe ajo do të sjell stabilitet në rajon”, thotë Daçiq.
Me rastin e Ditës së Liqenit të Ohrit, shoqata ekologjike “Front 21/42” ka dërguar letër të hapur tek deputetët e Kuvendit të Maqedonisë përmes së cilës kërkojnë moratorium për projektet infrastrukturore në siç thonë, trashëgiminë e vetme kulturore dhe natyrore në Maqedoni. “Ju dorëzojmë letrat me të cilat 8000 qytetarë kërkojnë moratorium për projektet infrastrukturore dhe zbatim të Ligjit për menaxhim me rajonin e Ohrit. Ajo që më së shumti nga brengos është shmangia evidente e masave kyçe për shpëtim të rajonit të vetëm në vendin tonë i mbrojtur nga UNESCO”, thuhet në letër. Kjo organizatë apelon dhe kërkon nga…
Republika e Maqedonisë nuk mund të konsiderohet si destinacioni i fundit për emigrantët në lëvizje, por është vetëm korridor i emigrantëve, por kjo nuk do të thotë se përjashton nevojën për të sjellë Ligj cilësor në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, deklaroi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seance e dytë e Grupit Punues 4 – Drejtësi, liri dhe siguri në temën “Azili – si mbrojtje ndërkombëtare dhe e përkohshme”. Pikërisht për shkak kësaj në dekadën e kaluar, në vitin 2003, problematika e azilit kishte trajtim institucional dhe normativ, me çka duke u nisur nga angazhimi ynë…

