Author: Rilinda

inistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, së Ujërave sot përmes kumtesës i demanton thëniet e Lëvizjes BESA për diskriminim ndaj pakicave etnike në konkursin për punësim që e publikoi ky institucion. “Konkursi për punësim nr.70/2018, të cilin MBPEU e shpalli në ditën 11 qershor 2018, është përpunuar në pajtim me dispozitat pozitive ligjore dhe planin vjetor për punësim për vitin 2018. Ai tërësisht e respekton mundësinë për aplikim nga të gjitha bashkësitë etnike. Njëherit, nga gjithsej 42 vende të punës është paraparë mundësia të aplikojnë 28 pjesëtarë nga komuniteti maqedonas, 10 pjesëtarë nga ai shqiptar, dy pjesëtarë nga komuniteti turk,…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Alexis Tsipras, u shfaq pranë një numri deputetësh e ministrash këtë të premte për të shënuar atë që ai e quajti “fundi i epokës së memorandumit”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ai kishte vendosur një kravatë. Tsipras foli për një sërë arritjesh të qeverisë së tij që nga janari i vitit 2015 kur mori pushtetin, dhe nga gushti i po atij viti, kur ra dakord për një shpëtim të tretë pas disa muaj bisedimesh me kreditorët. Tsipras tha se borxhi i Greqisë tashmë ishte i qëndrueshëm dhe se qeveria greke tani do të marrë vendime për…

Lexo më Shumë

Ekspertë juridik, ekonomist, profesorë universitar dhe ish-anëtarë, janë kandidatët për anëtar të KSHZ-së, me mandat të caktuar. Në listën e siguruar sot nga TV SHENJA, janë 41 kandidatë, shumica e të cilëve nuk janë lajmëruar si të propozuar nga ndonjë parti politike, ndërsa ka edhe kandidatë nga administrata e KSHZ-së. Nga ish-anëtarët të mëparshëm të KSHZ, tani kanë kandiduar, Boris Kondarko i cili ka qënë edhe kryetar i KSHZ-së si përfaqësues i LSDM-së. Por edhe Ermira Asani Salija e cila është kandidatja e vetme që nuk dha dorëheqje nga përbërja e kaluar, si përfaqësuese e Lëvizjes BESA. Njëmbëdhjetë nga kandidatët…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë iu bën thirrje të gjithë të dëmtuarve në raste të montuara politike që të kërkojnë dokumentacionet e nevojshme nga institucionet përkatëse, si bazë me të cilat do të vërtetohej paligjshmëria e proceseve gjyqësore. Kjo pasi me prova se procesi gjyqësor është bërë në mënyrë të paligjshme, ka mundësi të bëhet kërkesë për rigjykim. Zëvendës ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski kujtoi nga kontrolli në sistemin AKMIS të gjykatave, është vërejtur keqpërdorim masiv, dhënie të lëndëve në dorë, dhe kjo është bazë e mirë për të bërë kërkesë për rigjykim. Oliver Ristovski, zv/ministër i drejtësisë “Mbi 800 lëndë në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë informoi se Presidenti Gjorge Ivanov nuk i është përgjigjur propozimit për pranimin e mjetit të llogaridhënies, duke refuzuar t’i informojë qytetarët për shpenzimet e tij zyrtare. Qeveria e Maqedonisë “Presidenti Ivanov ende nuk i është përgjigjur letrës së qeverisë me propozim që edhe zyra e kryetarit të pranojë mjetin e llogaridhënies për një qeverisje transparente, të pastër dhe të përgjegjshme. Qeveria i kërkoi Presidentit të Republikës të Maqedonisë të paraqesë për opinionin informacionin dhe të dhënat për shpenzimin e parave të qytetarëve”. Qeveria sqaron se më 29 maj në letrën e dërguar nga ministri për komunikacion dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e pranoi akuzën për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar duke dhënë dritë jeshile që 30 personat e akuzuar të gjykohen për terrorizëm dhe kërcënim të rendit kushtetues. Në mënyrë plotësuese përmes sistemit AKMIS do të caktohet termin për fillimin e procesit. Në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe pesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov. Gjykata Penale “Pas shqyrtimit të hollësishëm të gjitha ankesave të…

Lexo më Shumë

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni duhet të mbetet si prioritet edhe pse është konstatuar përmirësim sa u takon të drejtave themelore të qytetarëve në lidhje me gjykimin e drejtë dhe të ndershëm. Ky është përfundimi që doli nga analiza e realizuar nga shoqata civile “Të gjithë për gjykim të drejtë” lidhur me proceset gjyqësore. Sipas analizës, është konstatuar puna jo transparente e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik në lidhje me shpalosjen e informacioneve për punën dhe vendimet e tyre. Një konstatim tjetër i analizës është numri i madh i seancave gjyqësore të anuluara për shkak të…

Lexo më Shumë

Ambasada e fëmijëve Megjashi kërkon përgjegjësi nga autoritetet kompetente për djegjen e tre fëmijëve që përfundoi në mënyrë fatale si pasojë e zjarrit në Veles. Duke pasur parasysh faktin se nuk është rasti i parë i këtij lloji, Megjashi kërkon përgjegjësi nga Ministria e Punës dhe Politikës Socilae dhe Qendrave për punë socilae në Veles të cilët nuk kanë vlerësuar nevojën për mbështetje plotësuese të kësaj familjeje pa kushte elementare për jetesë. “Përgjegjësi parasëgjithash kërkojmë nga Qendra për punë sociale në Veles, për shkak se familja ishte e regjistruar dhe ka përdorur ndihmën financiare sociale, shërbimet profesionale duhet të kenë…

Lexo më Shumë

Veprimet e tërësishëme të Gjorge Ivanovit janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Dëshmia e fundit për këtë është refuzimi i mekanizmit për qeverisje transparente, të ndershme dhe të përgjegjshme përmes së cilës qytetarët në çdo moment i kanë parasysh informatat dhe të dhënat për shpenzimin e parave të tyre. Pas veprimit të tillë, logjikisht shprehet pyetja se çfarë fsheh Ivanov nga qytetarët? Qytetarët meritojnë të kenë qasje në shpenzimin e parave të tyre nga ana e funksionerëve të emëruar dhe të zgjedhur. Në atë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM edhe përmes mekanizmit për transparencë, ndershmëri dhe…

Lexo më Shumë

Christian Thimonier, ambasadori i Francës në Shkup, për “MKD” deklaroi se kryetari Emanuel Macron do të jap qëndrimin konkret për atë se a e meriton Maqedonia të marr datën për fillimin e bisedimeve nga Bashkimi Evropian. Nga ambasada franceze në Shkup përgjigjen se bisedimet janë në rrjedh e sipër. “Bisedimet janë në vazhdim në Bruksel, ndërsa qëndrimin përfundimtar të Francës do ta jap kryetari i Francës Emanuel Macron gjatë kohës së Këshillit të BE-së më 19 qershor”, deklarojë ambasadori i Francës, Christian Thimonier. Sipas informacioneve të publikuar nga AIM, në rrjedh për për ta bindur Francën, vendet an[tare kanë pranuar…

Lexo më Shumë

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, tani është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të pranojë këto hapa, ndërsa BE të jep dritë të gjelbër dhe të hap bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë”, tha ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fuere. Në një intervistë për MIA, Fuere tha se pas euforisë së përshëndetjes është e rëndësishme të ketë fushatë të informimit të publikut për atë çfarë përmban marrëveshja dhe pse është e mirë për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, në debat duhet të përfshihen të gjithë sektorët e shoqërisë: akademia, mediat, shoqëria civile në nivel lokal dhe kombëtar. “Tani kjo…

Lexo më Shumë

Debati për «600 mijë siranë» që gjoja do të «vërshojnë» Shqipërinë tregon se politikanët dhe një pjesë e opinionistëve të Tiranës kur marrin rrugën të shkruajnë diçka, së pari i vrasin faktet. Pa fakte «argumentohet» shumë lehtë. Nga Enver Robelli Julian Hodaj është zëvendësministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë që nga 9 tetori 2017. Pra, ende nuk i ka kaluar nëntë muaj në post. Mund të thuhet se Hodaj nuk ka ndonjë përvojë të gjatë në detyrën e re. Sipas biografisë zyrtare, ai më parë ka punuar këshilltar ligjor në përfaqësinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë…

Lexo më Shumë