Author: Rilinda

Në autostradat e pjesës së Korridorit 10 nëpër Maqedoni prej sot taksat rrugore do të paguhen edhe me kartela të mençura elektronike, e cila mund të blihet nëpër pompat e benzinës, nëpër stacionet e pagesës rrugore dhe në kufij, njofton Koha. Smart kartelat më pas mund të mbushen, edhe atë nëpërmjet telefonit apo laptopit, respektivisht prej aplikacionit të posaçëm. Për ata që do të paguajnë kesh çmimi i taksës rrugore do të jetë i njëjtë, ndërsa për ata me smart kartelë do të jetë çmimi më i lirë për 5 deri 10 %, njoftojë nga NP “rrugët shtetërore”. Korridori 10:…

Lexo më Shumë

Një tren i cili qarkullonte në linjën Shkup-Manastir sot në mëngjes është përplasur me një automobil në Veles. Nuk ka të lënduar, ndërsa qarkullimi hekurudhor në linjën Shkup-Manastir është ndërprerë. Aksidenti ndodhi sot në mëngjes në orën 7 e 50 minuta. Treni i cili qarkullonte në linjën Shkup-Manastir në kalimin e pasiguruar tek fabrika “Porcelanka” në Veles është përplasur në pjesën e pasme të automjetit. Në këtë aksident nuk ka të lënduar. Siç informojnë nga Stacioni Hekurudhor në Veles, Komisioni i NP “Hekurudhat e Maqedonisë” është në terren dhe po bën ekspertizën e aksidentit dhe pritet që së shpejti të…

Lexo më Shumë

Dymbëdhjetë persona nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani janë zbuluar mbrëmë vonë në një automjet me targa të Shtipit, i cili ka qarkulluar në rrugën rajonale Negotinë-Radovish. Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për makinën “Opel Sintra” të cilën zyrtarët policorë rreth orës 00:20 kanë tentuar ta ndalin, por shoferi është ndalur shpejtë dhe ka ikur, me ç’rast janë zbuluar emigrantët. Nga policia thonë se janë realizuar hetime dhe po ndërmerren masa për kapjen e shoferit. Emigrantët janë dërguar në stacionin policor në Negotinë për procedurë të mëtejme, ndërsa për ngjarjet është njoftuar edhe prokurori publik.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev në fillim të seancës së sotme për pyetje të deputetëve në Kuvend reagoi se pse seanca filloi me gjysmë ore vonesë dhe pse një pjesë e anëtarëve të Qeverisë mungojnë. Siç tha ai, ky është mosrespektim i deputetëve në shtëpinë ligjvënëse. Duke iu përgjigjur Danevit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ia uroi ditëlindjen. “Në emrin tim dhe në emër të deputetëve ua uroj ditëlindjen. Seanca fillon me gjysmë ore vonesë për shkak obligimeve të mia. Kryeministri ka ardhur në kohë. Në Kuvend nuk ka ndodhur kryeministri të pres gjysmë ore, këtë herë Qeveria është ajo…

Lexo më Shumë

BE i vendos Shqipërisë “semaforin portokalli”, ku pritja për të ecur më tej varet nga politika jonë dhe jo vetëm. Rrugëtimi europian 27-vjeçar me shpresa, nxitime, ngecje dhe kthesa të frikshme. Nga Sebi Alla Refuzimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë si vend kandidat, ishte i prerë, pa iu lënë vend interpretimeve, çka nënkupton se deri në qershor të vitit 2019 jemi pezull, ku sërish nuk mund të ketë siguri edhe pas kalimit të këtij afati. Kryeministri Edi Rama e konsideroi të rëndësishëm vendimin e marrë, duke e parë dështimin si një gjysmë sukses, me shprehjen: “morëm të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingu I qytetit dhe gjelbërimi” në Gostivar i udhëhequr nga drejtori Muzafer Zulbehari, ka lidhur kontratë me personin juridik SHA Polisa e Sigurimit Shkup, si bartës i furnizimit për sigurim të udhëheqësisë me polisë të sigurimit deri më 300.000 denar pa TVSH, shumë e cila do të paguhet në qoftë se ekziston, rast rreziku nga ndonjë fatkeqësi. Kontrata e lidhur më datë 25.08.2018, zgjat një vit dhe përkundër asaj që sipas ligjit jo vetëm drejtori por edhe të gjithë të punësuarit janë të siguruar. Por me këtë veprim drejtori ka mbi siguruar vetëm në një rreth…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev po e kalon fundjavën në Halkidiki të Greqisë. Sipas radios së Selanikut, Zaev vazhdoi një pushim të fundjavës atje me gruan e tij, të shoqëruar nga një prej zëvendëskryeministrave, i cili është gjithashtu me gruan e tij, transmeton vecer. Sipas radios greke, Zaev do të kalojë natën në një nga kampet në pjesën e parë të gadishullit, Kassandra, dhe nesër do të kthehet në Maqedoni. Qëndrimi i Zaev në Greqi është thjesht privat dhe nuk janë planifikuar takime me politikanë apo zyrtarë grekë.

Lexo më Shumë

Një taksist mbrëmë në Shkup ka përjetuar një skenë që jemi mësuar ta shohim nëpër filmat aksion. Rreth orës 22:00, një preson i kishte kërkuar që ta dërgonte në një vendmabim në Çair, por në vend që t’ia paguajë biletën ia ka plaçkituar paratë. Personi i kishte vënë armën në kokë taksistit dhe e ka detyruar t’ia japë 2 mijë denarë. Më pas është larguar. Policia ka njoftuar se është duke u munduar ta gjejë të dyshuarin.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, në ‘Bllok 4’ filluan punimet për hapjen e rrugës. Është fjala për rrugë me gjatësi prej 500 metrave, gjerësi 6 metra. Në të dyja anët e rrugës janë paraparë trotuare, dhe pjesa e cila do të bëjë rregullimin e pikave të lidhjes me ujësjellës dhe me ndiçimin publik. Përndryshe, në rrugën e cila është hapur, më parë ka qenë objekti i cili i ka takuar fabrikës së tullave ‘Cigllana’. Gjatë ditës së sotme në një pjesë të lagjes Drenovec, konkretisht në ‘Blloku 4’ filluan punimet për hapjen dhe vazhdimin e kësaj rruge. Sipas kryetares së komunës, Teuta…

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, kanë akuzuar se Zaev po i gënjen qytetarët e Republikës së Maqedonisë ku thotë se nuk humbim asgjë me këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ndikon drejtpërdrejtë në identitetin dhe gjuhën, Kushtetuta ndryshohet drejtpërdrejt dhe pastaj ne gjithkund do të jemi Maqedonia Veriore, përcjell Medial.mk. Nga VMRO gjithashtu thonë se, “ne gjithashtu anuluan vendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të vitit 2011, duke vënë në dukje se Maqedonia është në të drejtë, ndërsa Greqia jo, dhe në të njëjtën kohë akuzon Greqinë se nuk mund ta bllokojë Maqedoninë për anëtarësim në BE dhe NATO”. Opozita…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, Kancelari austriak, Sebastian Kurtz dhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk u takuan sot në Schladming një vend turistik në Austri, ku u mbajt një ceremoni simbolike për dorëzimin e presidencës së BE. Gjatë takimit Borisov falënderoi për dialogun konstruktiv në Këshillin Evropian, i cili dha mundësinë për të përqendruar vëmendjen në rajonin e Ballkanit. “Duke vënë një mesazh të qartë mbi fillimin e negociatave para anëtarësimit të Maqedoninë dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE ka hedhur themelet për perspektivën e rajonit, tha kryeministri bullgar, duke theksuar se takimi i krerëve të lartë të Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Pikërisht një vit pasi Prokuroria Speciale Publike ngriti 17 akuza në gjykatën penale kundër 94 personave dhe 7 kompanive. Së bashku me dy akuzat që janë ngritur deri më tani, PSP ka gjithsej 20 aktakuza. Ekipi i Katica Janeva raportoi se disa nga hetimet e fundit kanë disa prej atyre që i përfundojnë ato, por ende nuk ka zgjidhje për statusin e PSP-së, në mënyrë që ajo të paraqesë akuza të reja. PSP po punon për të përfunduar hetimet e lëndëve “Talir”, “Tablo”, “Shërbimet e Jashtme”, “Drumarina”, “Rengen”, “Producent”, “Lider”, “Tarifa 2”, “Transporter 2”. Nga akuzat e përgjithshme janë shqiptuar…

Lexo më Shumë