Author: Rilinda

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot deklaroi se po punohet në ligjin për parandalim të korrupsionit dhe njëra ndër detyrat e grupit të punës është që të definojë model të ri të Komisionit Antikorrupsion i cili do të jetë ekspert, i liruar nga çfarëdo ndikimesh politike dhe që do të ketë ingerenca ta kryejë punën e tij ashtu si duhet. “Dilema ishte se a duhet të formohet Komision Antikorrupsion në afat të shkurtër, sipas ligjeve të tanishme ose, të formohet Komision i cili do të ketë kapacitet. Besoni që qasja ime është se duhet të kemi ndryshime përmbajtësore, ndërsa jo…

Lexo më Shumë

Zv/ministri për punë të jashtme Andrej Zhernovski ka realizuar takim pune me ambasadorin italian në vend, Karlo Romeo. Në takim është theksuar tendenca e zhvillimit me sukses të raporteve bilaterale mes dyja vendeve me theks përpjekjeve të përbashkëta në forcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore. Zhernovski ka përshëndetur madje përpjekjet e vazhdueshme të Italisë në sjelljen e dinamikës së re rreth procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit perëndimor, duke iu falënderuar para së gjithash mbështetjes parimore të Romës zyrtare sa i takon perspektivës së vendit. Nga ana tjetër, ambasadori Romeo ka porositur se Italia mbetet mbështetës i…

Lexo më Shumë

Besoj se deri në fund të kësaj jave Komisioni i Kuvendit për Zgjedhje dhe Emërime do të emërojë anëtarët e rinj të komisionit Shtetëror zgjedhor”, kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev,. “Atë që dëgjova mbrëmë, gjatë kohës së pyetjeve nga deputetët në Kuvend, është se ne jemi duke pritur vendimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. LSDM tashmë ka konfirmuar përfaqësuesit e saj, njëjtë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas të gjitha gjasave edhe partia e vogël opozitare tashmë ka ndarë mendjen se cili do të jetë përfaqësuesi i tyre në KSHZ dhe siç më kanë informuar koordinatorët e grupeve parlamentare, kjo…

Lexo më Shumë

Me leximin e dëshmive materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale Publike sot vazhdoi gjykimi për rastin “T.N.T.” për rrëzimin e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski. I akuzuari Mile Janakieski parashtroi në Gjykatë kërkesë për autenticitetin e materialeve të cilat dalin nga bisedat telefonike. Mbrojtja propozoi Gjykata të kontrollojë dhe PSP ta njoftojë palën tjetër në procedurë nëse edhe dëshmitë që nxirren, janë origjinale. Prokurorët nga PSP informuan se të gjitha dëshmitë të cilat sot do të lexohen janë origjinale. Avokatët kërkuan që Gjykata t’u lejojë t’i shqyrtojnë dëshmitë në mënyrë që të dakordohen se cilat prej tyre të…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik” është shtyrë për 16 gusht për shkak mungesës së ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Avokatja e saj Sanja Aleksiq tha se ajo është në spital pas lindjes. Ndërsa gjykatësi Osman Shabani tha se e akuzuara Gordana Jankullovska ka të drejtë 45 ditë të mos ftohet në seanca gjyqësore, dhe solli vendimin për shtyrjen e seancën së sotme për rastit “Titanik” për 16 gusht. Në rastin “Titanik” të akuzuar kryesor janë funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu ish- kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri…

Lexo më Shumë

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” gjatë këtyre ditëve janë duke vendosur shtylla mbrojtëse në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazar-it. Me pozicionimin e këtyre shtyllave po i vjen fundi i parkimit të automjeteve nëpër trotoaret në këtë pjesë të qytetit. Me rregullimin e kësaj hapësire, do të zgjidhet problemi me kaosin e qarkullimit dhe do të normalizohet trafiku për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion (këmbësorët, çiklistët dhe shoferët) në Bit Pazar.

Lexo më Shumë

ot në mbledhjen e 17-të të Komisionit për Çështje Evropiane me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit Artan Grubi, ishte prezantuar Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, në periudhën korrik – dhjetor 2018, nga ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kobler. Ambasadorja Kobler, i përshëndeti arritjet historike të Maqedonisë në lidhje me ratifikimin e marrëveshjeve me Bulgarinë dhe Greqinë, si dhe angazhimet e Qeverisë për zbatimin e reformave të BE-së. Duke folur për prioritetet austriake, theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet të jetë detyrë prioritare për Austrinë, por se si…

Lexo më Shumë

Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Strasbourg. Dimitrov do të realizojë takime me shefat e grupeve të deputetëve, mes të cilëve me kryetarin e ALDE-së, Hans Van Balen, kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme, David McAlister, si dhe bashkëpartiakun e tij, Andrej Kovaçev. “Në fokus të bisedave do të jenë edhe fazat e mëtejshme nga procesi eurointegrues i Maqedonisë, pas përfundimeve të Këshillit Evropian javën e kaluar”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka shtruar çështjen për udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, Sulejman Rexhepi. “A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Policia Financiare a do të futet të kontrollojë si menaxhohet BFI-ja”, ka pyetur Zekiri. “Nëse jemi të gjithë të barabartë, a është arushë e mbrojtur, Sulejman Rexhepi, i cili punon në mënyrë të paligjshme. Ai u kthye në BFI me kallashnikovë dhe u vendos aty përjeshtësisht. Institucionin e shndërroi në pashallëk të tij. Ai është i kriminel dhe i pandershëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka ftuar opozitën bashkë t’i gëzohen që siç tha, “datës për bisedime me BE-në”. Ai ka thënë se skrining procesi i Maqedonisë fillon më 17 korrik dhe ka shtuar se Këshilli evropian nuk do të rikthehet të vërtetojë datën. “Skrining procesi fillon më 17 korrik. Kjo është dëshmi se ka datë. Në këtë ka punuar edhe qeveria e kaluar. Hajdeni bashkë t’i gëzohemi datës për negociata”, ka thënë Zaev nga foltorja e Kuvendit.

Lexo më Shumë

Një fëmijë 8-vjeçar nga fshati Sllupçan i Kumanovës është lënduar pasi është goditur me makinë. Fëmija me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, prej ku pas ndihmës së parë është dërguar në Qendrën për Urgjencë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Shkup. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën lokale që lidh fshatrat Sllupçan dhe Runicë. Ndërsa makina është drejtuar nga B.I (30) nga Sllupçani me banim në Zvicër.

Lexo më Shumë

Drejtimet e mjekësisë edhe këtë vit mbeten në krye të preferencave nga semimaturantët. Ndihmësdrejtorët e dy shkollave profesionale të mjekësisë, “Pançe Karagjozov“dhe “Marija Kiri- Skllodovska”, për TVM2 shprehin brengosje që për shkak të mungesës së vendeve të lira, kanë qenë të detyruar të refuzojnë një numër të konsiderueshëm të nxënësve edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet për regjistrim. Në shkollën e mjekësisë “Pançe Kragjozov’, interesim më të madh ka pasur për drejtimin e infermierisë. Për këtë drejtim janë refuzuar gjithsej 91 nxënës të shkëlqyeshëm, sqarojnë kompetentët. Ndihmësdrejtori i kësaj shkolle Sherif Selimi, kërkon që në vend të paraleles…

Lexo më Shumë