Në programin parazgjedhor të partisë qeverisëse LSDM është përfshirë premtimi në vazhdim për të cilin sipas verifikimit të bërë vlerësuam se nuk është realizuar: Me ndryshimet ligjore do të kufizojmë kohëzgjatjen e Marrëveshjeve për punësim me kohë të caktuar dhe do të lidhen me vendin e punës, dhe jo me përmbaruesit. Nëse bëhet fjalë për vend të ri të punës, Marrëveshja për punësim me kohë të pjesshme pas 6 muajve do të duhet të transformohet në punësim me kohë të pacaktuar Ky premtim i LSDM prej programit parazgjedhor “Jetë në Maqedoni” prej dhjetorit të vitit 2016, nuk është realizuar. Me…
Author: Rilinda
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në Shkup ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sibel Suter Tejada. Ahmeti dhe ambasadorja e Zvicrës, siç citohet në njoftim, diskutuan rreth aktualiteteve politike në vend, por edhe për mbështetjen zvicrane për institucionet dhe proceset në Maqedoni. Lideri i BDI-së, fillimisht foli për situatën politike me ç’rast vlerësoi arritjet e mëdha brenda vitit të parë të qeverisjes siç janë përfundimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, reformat urgjente, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bulgarinë dhe marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë. Ahmeti theksoi që Maqedonia do të marrë…
Doktor Otto F. Von Feigenblatt, siç ka dëshirë ta thërrasë veten, është një mashtrim dhe veprimtaria e tij po hetohet në SHBA. “KohaVisioni” ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se Zyra e Këshillit për Siguri Nacionale ka njoftuar Ambasadën e Kosovës në Washington se personi në fjalë është mashtrues. Aty, Këshilli ka njoftuar autoritetet kosovare se “Shtëpia e Bardhë nuk i miraton këto çmime që ky person është duke i shpërndarë në mbarë botën dhe po e heton këtë çështje”. Televizioni gjithashtu merr vesh se Ambasada kosovare në Washington e ka alarmuar Zyrën e Presidentit, e cila…
ë lojë janë disa opsione nëse presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, pasi përsëri ishte votuar ligji në Kuvend, thotë në intervistën për REL, zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. “Ka disa propozime dhe nisma që mendohen të diskutohen, por më shumë e kemi fokusin se çdo të bëjmë pasi Ivanov përsëri nuk do ta respektojë Kushtetutën. Nuk dua të adaptohemi në situatë jo normale dhe të papranueshme…Kushtuta është këtu edhe atëherë kur nuk ka konvenon dhe nuk na konvenon. Nëse thirremi në Kushteuttën, atëherë ta respektojmë”, ka thënë Shekerinska.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka publikuar thirrje publike për ndarjen e 53 banesave sociale në Koçan dhe Makedonski Brod, prej të cilave 43 do të jepen në Koçan dhe 10 në Makedonski Brod. Thirrja publike është publikuar sot në mediat e shkruara, si dhe në web-faqen e Ministrisë dhe do të zgjasë gjashtë ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në shpallje mund të konkurrojnë shtatë kategori të qytetarëve edhe atë: prindërit pa fëmijë nën moshën 18 vjeçare, shfrytëzuesit e ndihmave sociale, persona të goditur nga fatkeqësitë natyrore, personat me nevoja të veçanta, persona të komunitetit rom, prindërit vetëushqyes me fëmijë të…
Nga Bernard Kouchner, EURACTIV.com Edhe pse BE-ja kohët e fundit ka qënë e zënë me çështje si Brexit-i apo kriza e emigrimit, ka gjetur kohën të flasë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Një integrim i qëndrueshëm i rajonit është lajm i mirë në fakt pasi mund të çojë në një Europë të federalizuar dhe në një Bashkim të plotë, shkruan Bernard Kouchner. Bernard Kouchner është Ministri i mëparshëm i Francës për Punët e Jashtme dhe Europën, bashkëthemelues i “Mjekët Pa Kufij”, dhe themelues i “Mjekët e Botës”. Ai ka qënë kreu i administratës së Misionit të Kombeve të Bashkuara në…
Edhe këtë mëngjes është bllokuar rruga për tek Kuvendi, pasi një grup i vogël i qytetarëve kanë dalur në protesta kundër marrëveshjes me Greqinë. Disa qytetarë kanë vendosur tenda dhe karrige në rrugë me çka kanë bllokuar komunikacionin. Ata për disa muaj kanë protestuar kundër ndryshimit të emrit të shtetit para Kuvendit, në “Parkun e Gruas”. Qytetarët në Shkup janë revoltuar nga bllokimi i rrugëve për çdo ditë, ndërsa kërkojnë që të merren masa për zhbllokimin e rrugëve. Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dje për herë të dytë ratifikuan ligjin për marrëveshjen me Greqinë.
Avokati i deputetit Ziadin Sela, Abidin Abduli, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Penale në të cilën u soll aktgjykimi për të akuzuarit ndaj dhunës së Selës, tha se pasi ta marrin në formë të shkruar vendimin e gjykatës do të deklarohen nëse janë të kënaqur ose jo. “Sot gjykatësja dha dënimin, por ne ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin. Nuk mund të japim përgjigje nëse jemi ose jo të kënaqur me këtë vendim. Pasi ta marrim vendimin nga gjykata dhe të analizojmë arsyet e këtij vendimi, do të vendosim nëse jemi të kënaqur. Sa i përket personave të panjohur,…
Zoran Zaev dhe qeveria e tij janë katastrofë për të rinjtë. Zaev nga opozita premtopi se do t’i kthejë mbi 600.000 të shpërngulur, jo vetëm që nuk i ktheu, por edhe me politikat e veta e përshpejtoi shpërnguljen, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga partia opozitare thonë se “Zaev shkaktoi gjenocid të vërtetë ekonomik ndaj Republikës së Maqedonisë”. “Partia e cila premtonte rritje të BPV-së prej 5%, tani nuk mund të realizojë rritje më të madhe se zero. Industria më e dobët në rajon, ndërsa ndërtimtaria është në rënie të lirë prej 37%”, ceket në kumtesë. Në kumtesën e vet…
Vetëm dy nga gjithsej nëntë agjenci në vend kanë një rregullore për shpenzimin e mjeteve për reprezentim. Ndërsa, ndërmarrjet publike janë modeste në zgjedhjen e porositjeve, por jo edhe për harxhimet e reprezentimit. Edhe pse në faturat nuk janë evidentuar mishi i kalit, biftekët e bizonit, mishi i kafshëve të egra, gaforret, oktapodët dhe specialitetet e ndryshme, hulumtimi i SCOOP-it tregoi se nuk mungojnë skara dhe pijet alkoolike. Drekat ditore arrijnë shumën prej mbi 100 euro, shumën të cilën shumicat e njerëzve në Maqedoni e përfitojnë në nivel mujor. AGJENCITË PA RREGULLORE PËR REPREZENTIM Vetëm dy nga gjithsej nëntë agjenci…
Pesë motoçikleta janë marr përkohësisht nga policia e komunikacionit gjatë kontrollit që është ndërmarrë mbrëmë në Shkup, për shkak dyshimeve se te motoçikleta janë vendosur sisteme, pjesë përbërëse dhe pajisje që ndryshojnë nga ato të zakonshmet, në pajtim me nenin 54 të Ligjit për automjete. Siç kumtoi policia, kundër pronarëve të motoçikletave do të merren masa sipas Ligji të për siguri të komunikacionit rrugor dhe Ligjit të automjeteve. Në aksionin që e realizuan Departamenti për siguri të komunikacionit rrugor pranë sektorit të punëve të brendshme Shkup dhe Departamenti për sigurim shoqërues të komunikacionit, nga ora 20:00 deri në ora 1:30…
Me të vërtetë e çmoj guximin e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për marrëveshjen kyçe që e kanë arritur, jo vetëm për popujt e dy vendeve, por edhe për të gjithë ne në tërë rajonin, deklaroi në Bruksel për MIA-n sekretari i përgjithshëm i Këshillit rajonal për bashkëpunim, Goran Svilanoviq. “E di se të gjithë njerëzit nuk janë të kënaqur as në njërën as në palën tjetër, por unë vlerësoj se është arritur marrëveshje reale dhe unë pres që këtë ta përkrahin edhe qytetarët në referendum”, vlerësoi Svilanoviq. Potencoi se kohë të gjatë në politikë ka ekzistuar bindje se…

