Author: Rilinda

Qeveria në muajin maj i propozoi Kuvendit që të shfuqizohet afati kohor për blerjen e pijeve alkoolike ndërsa dhjetë ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë, me 62 vota “për” deputetët votuan për ndryshimet në Ligjin për Tregti. Ligji hyri në fuqi dje pas botimit në Gazetën Zyrtare.

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme njoftoi detajet e veprimeve të djeshme në Strugë. Ata raportuan se shtatë vetë u arrestuan për trafik të paligjshëm të drogës dhe armëve. Bëhet fjalë për persona të cilët tashmë janë dënuar, kanë vuajtur dënimin ose janë në kërkim, ndërsa atyre u është dhënë ndihmë nga një inspektor nga stacioni i policisë në Strugë. Policia informon se kërkimet u kryen në Strugë dhe në rrethinën e Strugës, dhe atë në disa vende, duke përfshirë edhe në ambientet e Burgut në Strugë. Ministria e Brendshme njofton se gjashtë persona janë arrestuar: MK, RI, GR, B.H., D.B. dhe A.…

Lexo më Shumë

Sot në mbarë vendin moti do të jetë me vranësira dhe me reshura lokale të shiut. Shpejtësia e erës do të arrijë deri në tetë kilometra në orë. Temperatura maksimale e ditës do të jetë 26 gradë celsius, ndërsa temperatura minimale do të jetë 15 gradë celsius

Lexo më Shumë

Bostani rregullisht blihet. Sa është kërkesa, aq edhe shpërndahet, tha sot Trajan Dimkovski, shef i Kabinetit të ministrit të Bujqësisë. Sipas Dimkovskit, gjendja në terren po ndiqet dhe tani për tani nuk ka nevojë për masa intervenuese. “Bujqit çdoherë kërkojnë një denar më tepër dhe kjo është normale. Por, ne nuk marrim vendime në bazë të kërkesës së një ose dy prodhuesve, por në bazë të analizave konkrete”, potencoi Dimkovski , duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me rastin e Ditës ndërkombëtare të kooperativave.

Lexo më Shumë

Gjashtë persona nga Pakistani, të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në vend, ka zbuluar policia mbrëmë në mesnatë te stacioni i autobusave në Strumicë. Sipas informojnë nga MPB, migrantët rreth orës 24 i kanë gjetur policët nga stacioni policor për kontroll kufitar “Novosellë”. Personat janë dërguar në Qendrën për pranim në Gjevgjeli.

Lexo më Shumë

Në Maqedoni mund të kesh ndjekur çfarëdolloj shkollimit të mesëm, të kesh dhënë cilëndo lëndë si provim të maturës shtetërore dhe të mos kesh asnjë kufizim apo prioritet për degën në të cilën do të regjistrosh studimet. Pra mund të kesh mësuar katër vite në ndonjërën prej shkollave të mesme të mjekësisë, të kesh dhënë provim mature gjuhën angleze dhe mund të pranohesh në fakultetin e arkitekturës, drejtësisë, ekonomisë, arteve e kështu me radhë. Kjo praktikë, për njohësit e arsimuar duhet ndryshuar sa më parë, pasi bëhet shkaku i mungesës së kompetencave profesionale sa u takon kualifikimeve. Një prej arsyeve…

Lexo më Shumë

Nëse kryetari ynë, Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan përsëri marrëveshjen për emrin me Greqinë, atëherë do të ketë një referendum, i cili do të mbahet në fund të shtatorit, gjegjësisht në fillim të tetorit. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur një pyetjeje agjencisë bullgare “BGNES”, në kuadër të Samitit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Sofje. Sipas Zaev, politikanët do të duhet të respektojnë zërin e njerëzve. Në deklaratën e tij Zaev shprehu shpresën se kryetari Ivanov do të nënshkruajë marrëveshjen. “Ai që duhet të votojë do të votojë, ndërsa ai që duhet…

Lexo më Shumë

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në Samitin e shefave të qeverive të procesit për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore (16+1) në Sofje, Bullgari. Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike dhe Koordinim me Resorët Ekonomik, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Delegacioni qeveritar i Maqedonisë do të marrë pjesë në hapjen solemne të Forumit të Biznesit, ndërsa pastaj kryeministri Zaev do të mbajë fjalim në suaza të sesionit plenar të shefave të…

Lexo më Shumë

Pete Marocco, Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit dhe shefi i Byrosë për Operacione për konflikte dhe Stabilizim (PSO), nga sot deri më 18 korrik do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, thonë nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Në deklaratë të Departamenti i Shtetit thuhet se Marocco do të japë mbështetje diplomatike për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lexo më Shumë

Partitë politike parlamentare, veçmë kanë vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve, edhe pse deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ende nuk po e cakton seancën. Sipas burimeve partiake, TV SHENJA jozyrtarisht mëson se BDI-në në KSHZ do ta përfaqësojë Ditmire Shehu, juriste nga Gostivari, e cila për një kohë të gjatë ka punuar edhe në kabinetin e ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ndërsa burumet partiake nga LSDM kanë informuar se ata në KSHZ do tu besojnë ish-kryetarit të këtij…

Lexo më Shumë

Katër të akuzuarit Ridvan Dervishi, Sabit Rexhepi, Halil Kamberi dhe Bulzim Biti nga Shqipëria kanë pranuar akuzën për incidentin në Recicë të Vogël, që ka ndodhur më 5 prill të këtij viti, ku edhe mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, shkruan gazeta KOHA. Këta katër persona akuzohen për pjesëmarrje në rrahje. Të tjerët akuzohen për “vrasje”, “tentim vrasje” dhe “pjesëmarrje në rrahje”. Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike në Tetovë kishte ngritur akuzë kundër 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur. Gjatë seancës së parë që dje u mbajt në Gjykatën Themelore të Tetovës, të pranishëm ishin 12 persona, kurse…

Lexo më Shumë

Bllokimi i llogarive bankare përkundër faktit se është paguar tatimi në pronë, dërgimi i vendimeve për pagesën e tatimit edhe personave të vdekur apo pronarëve të vjetër të banesave, përcaktimi paushall i tatimit në pronë përmes përdorimit të metodologjisë kontestuese për vlerësimin e pronës, janë disa nga problemet e adresuara të qytetarëve që kërkojnë zgjidhje, shkruan gazeta Koha. Ata ankohen edhe për provizionet e larta të bankave, si dhe mospërmbushjen shpesh të obligimit ligjor, që obligon institucionet financiare t’u lënë qytetarëve dy të tretat e të ardhurave në bazë të pagës apo pensionit, për shkak se në të kundërtën rrezikohet…

Lexo më Shumë