Përgjatë tri muajve të fundit, një zonë metropolitane me rreth 5 milionë banorë, kryeqyteti i shtetit Viktoria në Australi, u vendos në një nga urdhrat e ndalimqarkullimit më të ashpra në botë. Ti mund të dalësh nga shtëpia vetëm për të blerë gjërat e domosdoshme. Policia vendos gjoba të rënda për dhunuesit. Qeveria e Viktorias urdhëroi mbylljen e popullsisë në shtëpi më 5 korrik, pas një dite në të cilën ky shtet, i cili ka një popullsi prej 6.7 milionë banorësh, regjistroi 191 raste me COVID-19 – numri më i lartë për këtë shtet që kur filloi pandemia. Shpërthimi shënoi…
Author: Rilinda
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 16 deri 23 gradë Celcius.Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 18 gradë Celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, por me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të temperaturave.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM edhe gjatë pandemisë serioze, siguroi proces arsimor të pandërprerë, si me mësimin në distancë, ashtu edhe me praninë fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkolla.Mësimin onlajn pa vështirësi të mëdha e ndjekin 88% e nxënësve, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor është rritur për 18% falënderim i nismave të vetëqeverisjeve lokale të cilët për një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër, përmes donacioneve siguruan IT pajisje për nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët nuk i kishin pajisjet e nevojshme. Për nxënësit tjerë të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin mësim onlajn, çdo ditë emitohen orë nga…
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 777 gjoba për mosmbajtjen e maskës.Ministria e Punëve të Brendshme bën apel deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga KOVID-19.
Mbi 6.000 të sëmurë për tre javë. Strategjia e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive dhe pushteti rezulton me debakël. Qeveria që e menaxhon kujdesin shëndetësor duhej të përgatitej për valën e vjeshtës të KOVID gjatë gjithë verës, por prej muajsh asgjë nuk është bërë. LSDM-ja nuk investoi në ambiente të reja spitalore, stafi mjekësor nuk mori shpërblim shtesë për punën dhe përkushtimin e tyre, raporti i menaxhmentit të spitalit me të punësuarit është i keq. Qeveria e ka hedhur të gjithë kujdesin shëndetësor në kaos. Dhe tani që nuk kemi asnjë ditë që numri i pacientëve të mos jetë…
Autoritetet kroate kanë shprehur mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe presin që Konferencës e parë ndërqeveritare mes vendit dhe Unionit të mbahet deri në fund të vitit, derisa në të njëjtën kohë nga Shkupi janë dërguar porosi se pritet Bullgaria edhe në të ardhmen të vazhdojë të jetë mbështetës i madh për integrimet tona euroatlantike, ndërsa BE në raportin ndaj vendit të tregojë se është bashkësie e vlerave dhe parimeve. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në takimin me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani i cili po qëndron për vizitë në Zagreb ka thënë se Kroacia…
Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka theksuar se nëse do të stërmbushen kapacitetet nëpër spitale me raste Kovid-19, atëherë do të rekomandohet orë policore. “Spitalet me shpejtësi po mbushen. Nuk ka krevate të lira nëpër repartet e infektive në Kumanovë, Shtip dhe Strumicë, ndërsa kanë filluar të mbushen edhe në Kavadar dhe Gostivar”, theksoi ministri Filipçe për TV Telma. Sipas tij, ka hyrë në funksion edhe spitali mobil në Klinikën Infektive dhe se situata është serioze. “Nëse vlerësohet se këto kapacitete spitalore do të stërmbushen atëherë definitivisht do të rekomandojmë orë policore”, theksoi Filipçe. .
Janë shqiptuar gjithsej 509 gjoba gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në suaza të kontrolleve të përforcuara policore në pjesën e komunikacionit. Nga MPB sot kumtuan se për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë regjistruar 75 shkelje, janë shqiptuar 66 masa për automjete të parregulluara teknike, 41 për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë. Për parkim të parregullt janë sanksionuar 91 shoferë, 74 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec” dhe 44 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Kontrollet e përforcuara të komunikacionit, potencojnë nga MPB, vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 13-të, ku u miratuan rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse në lidhje me kufizimet për parandalimin e virusit korona. “Kufizohet orari i punës së objekteve hotelerie deri në ora 23:00”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se kjo ishte një kërkesë e Komisionit. Qeveria raportoi se do të zvogëlohet deri në 50% numri i udhëtarëve në transportin publik, në krahasim me numrin e planifikuar në automjet. Një nga rekomandimet e pranuar nga Qeveria është edhe ajo se administrata të punojë në ndërrime ose online, duke e reduktuar përmes rotacionit. Kryeministri Zoran Zaev…
Moti sot në mbarë vendin do të mbaj me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryj erë e lehtë nga drejtimi veri-perëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri më 23 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri më 4 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrij deri më 20 gradë Celsius.
Shkupi vijon të kryesoj me raste të infektimeve me koronavirus, duke shënuar edhe shifra rekorde. Nga 300 deri 500 rastet e infektimeve çdo 24 orë gjatë ditëve të fundit, gjysma prej tyre janë nga komunat e Shkupit.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë komunat që kanë shifra rekorde janë Aerodromi, Karposhi dhe komuna Qendër. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, nga 161 raste të reja, 90 prej tyre janë nga Shkupi. Numri i rasteve aktive në qytetin e Shkupit është 2 674. Gjendja më kritike është në Komunat Aerodrom, Karposh dhe Qendër.Ja si është shpërndarja e rasteve në bazë të…
Partia më e madhe maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se situata me coronavirusin është serioze. Sipas tyre, numri i të infektuarve të rinj është i lartë dhe bëjnë thirrje që çdo qytetar t’i respektojë masat për mbrojtje. “Pritet që Kuvendi në afat sa më të shkurt t’i miratojë masat e reja, të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i pranoi Qeveria. Duhet që të gjithë qytetarët me vetëdije dhe në mënyrë të disiplinuar t’i respektojnë masat për mbrojtje”, thonë nga LSDM. Sipas tyre, lufta ndaj coronavirusit është e përbashkët dhe duhet sjellje e…

