Një grua 31-vjeçare nga Kosova dje është mbytur në lumin Treska në Saraj. Siç theksojnë nga MPB, bëhet fjalë për M.C. nga Prishtina, e cila ka qenë mysafir tek motra në Saraj. Të dy motrat kanë qenë duke shëtitur përgjatë lumit Treska, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur kur M.C. ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Një qytetar në orën 16:55 ka lajmëruar përmes telefonit në Njësinë për informacion dhe komandë në Shkup, se në ujërat e Treskës në Saraj, në afërsi të një objektit hotelerik, është vërejtur një person grua, e cila po kërkonte ndihmë. “Nga ana e qytetarëve gruaja…
Author: Rilinda
Marrëveshja për emrin me Shkupin dhe Athinës si duket është pranuar nga shtetet e BE-së dhe NATO-s, edhe pse ajo ende nuk ka hyrë në fuqi. Kjo më së miri mund të shihet përmes shembullit të përshkrimit të vendit të punës të ambasadorit të Finlandës. Ambasadori Perti Ikonen në përshkrimin e vendit të tij të punës ka shkruar se punon si ambasador kompetentet për “Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”.
Nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Këshillit Politik kinez të Kongresit të 13-të Kombëtar Çang Çingli do të bëjë nesër një vizitë zyrtare në Maqedoni. Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Çingli do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjithashtu është paraparë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq.
Zv. kryetari i LSDM-së dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski i bënë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov të nënshkruajë dekretin për ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë dhe, siç tha ai, të mos pengojë të ardhmen e Maqedonisë. “Ivanov nuk duhet të pengojë të ardhmen e Maqedonisë, të mos veprojë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve dhe të nënshkruajë dekretin mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, sepse është obligim kushtetues”, tha Spasovski në Bërvenicë. Në takimet me qytetarët, Spasovski diskutoi tema dhe çështje më aktuale që janë me interes për qytetarët, ndërsa në theks të veçantë u vu në perspektiva…
Inovacione dhe digjitalizim, teknologji bashkëkohore dhe pajisje, përmirësim të lidhjeve mes prodhuesve, përpunuesve dhe tregjeve, si dhe përforcimi i shërbimeve këshilldhënëse për bujqit, janë të domosdoshme për agrarin e Maqedonisë, rekomandon Vlladimir Rakhmanin, zëvendës drejtor i përgjithshëm i FAO-s dhe Person përgjegjës për Zyren rajonale të FAO-s për Evropën dhe Azinë Qendrore. Në intervistë për MIA-n, Rakhmanin thotë se Maqedonia është në rrugën e duhur dhe FAO është e gatshme ta përkrah, por, nevojitet edhe shumë punë. Sipas tij, duhet të zgjidhet problemi me sipërfaqet e ndara, ndërsa nevojitet edhe transformim sa më i shpejtë ndaj sistemeve të qëndrueshme për ushqim.…
Telekomi i Maqedonisë për 5.2 herë e ka rritur kompensimin mujor që do ta marrë kryetari i bordit të drejtorëve, Nazim Bushi. Me këtë vendim, Nazim Bushi do të marrë pesë mijë euro kompensim neto, në vend të dy mijë eurove siç ishte deri tani. Vendimi është marrë në fund të muajit të kaluar dhe justifikohet me rritjen e portofolit të aktiviteteve. Kompensimet për anëtarët e mbetur mbetën të njëjta, gjegjësisht 1.500 euro për zëvendëskryetarin e Bordit të drejtorëve dhe 1.000 euro për të tjerët. Edhe pse vitin e kaluar kur kishte qeveri teknike ekzistonte përpjekje që edhe këto kompensime…
Tre çiklistë nga Maqedonia do të lëvizin pedalet në përkujtim të dëshmorëve të 15 Korrikut dhe Abdullah Tayyip Olçok, duke nisur nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, deri në Stamboll, raporton AA. Çiklistët profesionistë Daim Muharem, Levent Rifat dhe Bekim Kalisi të cilët u nisën nga shtëpia e familjes Olçok në Shkup, synojnë të arrijnë në Stamboll me biçikletat e tyre duke udhëtuar nga Greqia. 13 vjeçari Daim Muharem nga Gostivari, në deklaratën e tij tregoi se që dy vite është duke u marrë me këtë si profesion dhe se ka fituar vendin e parë në Maqedoni U-15 në kategorinë…
Jemi duke i hapur perspektivat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën Popullore të Kinës dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë në projekte, të cilat do të kontribuojnë për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik të vendit. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin me kryetarin e Qeverisë së RP të Kinës Li Keçijang, në margjinat e Samitit të 7-të të shefave të qeverive nga procesi për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore (16+1), që dje u mbajt në Sofje, Në takim kanë marrë pjesë edhe delegacione të qeverive të të dy vendeve. Shefi i Qeverisë së Maqedonisë e ka…
Dje në Shkup janë rrahur një nënë dhe vajza e saj njëvjeçare. Sipas informatave të policisë, ato dje janë pranuar në Qendrën Urgjente ku te fëmija janë konstatuar lëndime shumë të rënda trupore. Siç njoftojnë nga policia, dje në orën 12 e 45 është denoncuar se në Qendrën Urgjente janë pranuar K.M (20) nga Shkupi e cila ishte e rrahur së bashku me vajzën e saj njëvjeçare që kishte marrë lëndime të rënda trupore. Policia njofton se po merret me zbardhjen e plotë të rastit.
Stuhia që goditi dje komunën e Mogillës, ka shkaktuar dëme mbi të gjitha bimët bujqësore, sidomos duhanit. Komisioni i komunës, pas stuhisë që kishte kapluar disa fshatra, sot filloi të inspektojë terrenin dhe të vlerësojë dëmet e bëra ndaj kulturave bujqësore. Dëmi më i madh u shkaktua në zonën bujqësore në fshatrat Dolni Sërpci, Vasharejca, Bernaci dhe Ivanjevci.
Kryeministri Zoran Zaev u takua me Kryeministren rumune Viorica Dançila dhe delegacionin e qeverisë rumune në kuadër të vizitës njëditore në Sofje. “Kryeministrja Dançila shprehu mbështetje të fortë për aspiratat euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë drejtim tha se Rumania, si kryesuese e Bashkimit Evropian që nga janari i vitit 2019, mbetet e përkushtuar të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi angazhimin e vendosur që Rumania duhet të ndihmojë Republikën e Maqedonisë me asistencë këshillimore dhe teknike në procesin e para-aderimit”, thonë nga konferenca e shtypit të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë
Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, vlerëson se referendumi është një mundësi historike por edhe përgjegjësi historike, ajo është e bindur se shumica e qytetarëve do të jenë “për” identitet maqedonas “për” të ardhmen e vendit dhe “për” anëtarësim në BE dhe NATO. Shqeerinska theksoi në samitin e NATO-s vendi ta rregulloj gabimin që bëri 1o vite më parë duke humbur mundësinë që të bëhet anëtare e Aleancës. “Ftesa për në NATO hap një proces çka është e denjë dhe intensive, me çka përfundon një nga dy strategjitë më të mëdha të këtij shteti, anëtarësim në Aleancën më të fuqishme në…

