Author: Rilinda

Koordinatori kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, thotë se Maqedonia bashkëkohore është e përbërë nga tre vendime historike dhe i katërti është se duhet të caktohet legjitimiteti i saj ndërkombëtar. Ai thotë se me Prohor Pçinsi në vitin 1944 dhe me referendumin për pavarësi në vitin 1991, maqedonasit për herë të parë në histori formuan shtetin e tyre. “Me marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001, u pranua se Maqedonia nuk është shtet vetëm i maqedonasve, ndërsa në referendumin e radhës për anëtarësim në NATO dhe BE, Maqedonia duhet definitivisht të pozicionohet si vend i civilizimit…

Lexo më Shumë

Komuna e Krushevës ka reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes që u dëgjua në manifestimin e sotëm në Krushevë. “Në 115 vjetorin e kryengritjes së Ilindenit, Krusheva u bë dëshmitare e demonstrimit të urrejtjes dhe mosrespektimit të idealeve të manifestit të Krushevës dhe të luftëtarëve të lirisë. Dëgjuam parrulla urrejtjeje dhe thirrje për dhunë ndaj atyre që kane mendim tjetër. Në vend te paqes dhe mirëkuptimit, në 2 gusht në Krushevë u mboll urrejtja dhe thirrjet për linç. Ilindenasit dhe banorët e Krushevës, janë krenarë për lirinë që gëzojnë sot, gjuhën dhe identitetin maqedonas që e ruajtëm dhe forcuam. Ata që…

Lexo më Shumë

Me propozim të qeverisë, Kuvendi solli ligj tërësisht të ri dhe ndryshimet ekzistuese të ligjit me çka është realizuar një prej premtimeve kryesore nga programi qeveritar, i cili thotë: Qeveria do të propozojë ndryshime ligjore për të gjithë kompanitë offshore të cilat investojnë në Maqedoni të obligohen që të tregojnë pronarët e vërtetë dhe të dorëzojnë historinë e plotë të këtyre kompanive.  [Burimi: Programi për punë i Republikës së Maqedonis 2017-2020, faqe 21] ARSYETIM: Kur në vitin 2015 zbardhën aferën për pronat në Vodno, atëherë LSDM opozitare akuzoi kryeministrin e mëparshëm dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se është pronari i kësaj…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme ka konstatuar se në DAP nuk ka përfaqësim adekuat sipas Marrëveshjes së Ohrit. E ka obliguar të përgatis Plan për përmirësim të situatës përmes marrjes së të punësuarve nga Sekretariati për implementim të Marrëveshjes së Ohrit. Në sekretariat, përmes MO-së janë punësuar 1600 persona. Në periudhën e ardhshme do të vlerësohet se sa nga ata do të fitojnë vend pune në DAP.

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për sigurimin e kompensimit edhe për 1.600 të falimentuar është dorëzuar nga Qeveria në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kumtoi shërbimi qeveritar për informim në seancën e sotme të 82-të. “Qeveria në seancën e 82-të e miratoi Propozimin e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit që të mundësohet e drejta e sigurimit material të realizohet pa dallim nëse marrëdhënia e punës është lidhur pas shfrytëzimit të kompensimit me para në bazë të papunësisë, ka qenë për kohë të caktuar apo të pacaktuar dhe nëse është ndërprerë…

Lexo më Shumë

Numri i qytetarëve të mashtruar dita ditës shkon duke u rritur. Sipas të dhënave që siguroi Telma, ish zyrtari i Postës së Maqedonisë në Zletovë, ka arritur të thithë një shumë të madhe të parave të qytetarëve por të cilat nuk i vendosur në libreza. Nga të dhënat arrihet në përfundim se dëmi i të mashtruarve kap shumën deri në 200 mijë euro. Pjesa më e madhe e tyre janë pensionist të cilët kursenin që të mos shndërrohen në barrë për fëmijët, por edhe të ju ndihmojnë. Vera Stojanovska e cila gjashtë vite ka kursyer, tani ka vetëm një denarë në…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit  ka filluar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e komunës së Gostivarit, njoftojnë nga Shërbimi për Informim i komunës. I pari ndërtim i cili u prish sot, ishte një murr në lagjen Pitarnicë që ishte ndërtuar pa leje përkatëse dhe në vendin e paraparë për rrugë duke mundësuar kështu qarkullimin e lirshëm të automjeteve të asaj pjese të lagjes Pitarnicë. Komuna e Gostivarit do të vazhdojë me prishjen e  ndërtimeve pa leje, siç janë muret të cilët kapin pjesë të rrugës, ndërtime shtesë si dhe objekte banimi të cilët janë ndërtuar në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, sot ka kërkuar nga Prokuroria Speciale Publike që të ngrej hetim ndaj Bashkësis Fetare Islame, për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrëtare. Duke u bazuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për liri fetare të vitit 2013, Zekiri ngrit dyshim se kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ka bërë keqpërdorim me vizat për shkuarje në Haxh. “Në raportin e DASH të vitit 2013 në mënyrë eksplicite thuhet se ai ka qenë i afërt me pushtetin e atëhershëm, që i kanë mundësuar kontakte konsullare me Arabinë Saudite, ndërsa vizat që i ka marrë i ka…

Lexo më Shumë

ësohet jo-zyrtarisht se seanca për referendumin është caktuar për në ora 15.00, deri atëherë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të ketë koordinim me partinë më të madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE. Më herët nga VMRO-DPMNE, njoftuan se kjo parti nuk do merr pjesë në koordinimin e grupeve parlamentare me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin. Burime nga kjo parti bënë të ditur se presin vendimin zyrtarë për referendum që më pas të ndërtojnë qëndrim.

Lexo më Shumë

Partitë e shumicës parlamentare në Maqedoni kanë nënshkruar iniciativën për referendumin për çështjen e emrit në Maqedoni. Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e partive tjera, veçanërisht e VMRO-së. Partitë politike në Maqedoni janë në pritje që të mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të VMRO-së dhe të njëjtëve t’ju ofrohet iniciativa për ta nënshkruar. Përndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ndërsa pyetja që do të ju drejtohet qytetarëve është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, ka deklaruar se referendumi do shpallet për 30 shtator. Ai ka shpjeguar se për çështjen më të debatueshme, pyetjen, do të vendoset ndërkohë. Zekiri deklaruar se është qesharake deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili ka deklaruar se opozita do të mund të arrinte marrëveshje më të mirë për emrin me Greqinë, në rast se do të vinte në pushtet.  /

Lexo më Shumë

Viti i ri shkollor 2018/2019, nxënësit e shkollave të fillore të Maqedonisë do t`i gjejë me problemet e vjetra. Ndër problemet kryesore vlerësohet se janë numri i madh i nxënësve me një klasë, oraret e ngarkuara mësimore, mungesa e mjeteve për mësim, e të tjera. Nga dikasteri i arsimit thonë se nuk heqin dorë në asnjë mënyrë nga reformat e paralajmëruara, megjithëse shtojnë se derisa nuk miratohet një Ligj i ri për arsimin fillor, nxënësit e shkollave fillore do të mësojnë sipas programeve të vjetra, ndërkohë parashihet të zvogëlohet numri i nxënësve që gjenden në një klasë Në Ministrinë e…

Lexo më Shumë