Author: Rilinda

Në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, prej sot vendoset ndryshim kohor i  regjimit të komunikacionit. Ndryshimi kohor i komunikacionit me devijime (kalim nga njëra anë në tjetrën) është për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërsa do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve. Për regjimin kohor është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.

Lexo më Shumë

Ministri për diasporë Edmond Ademi i bëri thirrje diasporës që deri më 23 gusht 2018 të paraqiten për realizimin e së drejtës të votimit në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve: https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx. “Të nderuar bashkatdhetarët në diasporë, më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, solli vendimin për shpalljen e referendumit që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do ti përgjigjen pyetjes “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës…

Lexo më Shumë

Një iniciativë qytetare prej disa personash, që thonë se kundërshtojnë ndërtimin e gazsjellësit nëpër Vodno kanë ngatëruar ekologjinë me nacionalizmin e ulët. Në deklaratat publike dhe në rrjetet sociale ( go sakam vodno) , ata thonë se do të pengojnë që të mos shkojë gas ne Tetovë , Gostivar , Kërcovë dhe Kosovë. ( Foto ) Ata nuk përfillin masat, që qeveria ka ndërmarrë për minimizimin e dëmtimit të ambientit, dhe kërcenohen se fizikisht do të pengojnë realizimin e këtij projekti, i cili do të furnizojë me gaz Maqedoninë perendimore. Ndërkohë që ne intervisten dhene për Mia , drejtori i…

Lexo më Shumë

Në kushte kur është caktuar data për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, qëllimi i së cilës është zgjidhja e kontestit afatgjatë mes dy vendeve për emrin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga Zoran Zaev, për këto javë aq sa kanë mbetur deri në votim, do të duhet të  fillojë fushatë të madhe informative, porositi ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, në rubrikën për “Prizma”. “Debati publik gjithëpërfshirës, në nivel nacional dhe lokal, do të jetë me rëndësi thelbësore që qytetarëve t’u sigurohen të gjitha informatat e nevojshme, në bazë të atyre ata mund të sjellin…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot deklaroi se deri më 10 shtator do të bëjë të ditur nëse do ta thirrë në bojkot anëtarësinë, nëse do të votojë kundër apo do ta mbështesë referendumin për emrin më 30 shtator. “Nuk është e saktë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim lidhur me këtë çështje. Në të kaluarën disa herë e ka shprehur dhe e ka përsëritur qëndrimin e vet që ka të bëjë në parimin për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa me qëllim të ndryshimit të emrit”, tha Mickoski në intervistën për TV Kanal 5, transmeton Mia. Theksoi se partia këtë verë ka aksion…

Lexo më Shumë

Debati i kohëve të fundit për një korrigjim të mundshëm kufijve me Serbinë, eventualisht për një shkëmbim territori mes dy vendeve, ka sjellë qëndrime të ndryshme nga politikanë e nga shoqëria civile, dhe jo vetëm. Këtij debati i ka hyrë edhe akademik Rexhep Qosja, i cili është ndër të parët që ka propozuar shkëmbim territori me Serbinë. Në një përgjigje për Koha.net, ka thënë se kjo çështje nxiti shumë paraqitje individuale e partiake në Kosovë, por edhe në Shqipëri, dhe, siç thotë ai, këto paraqitje sollën disa koncepte, nocione dhe togfjalësh politikë. “Koncept kryesor i këtyre diskutimeve u bë togfjalëshi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me debatet për mundësinë e ndyshimit të kufijve. Ai ka vlerësuar se kur flitet për redifinim të kufijve dhe për këmbim territoresh, duhet pasur parasysh se kjo pjesë e Ballkanit ka nevojë për kufij të paqes e jo për ato që do i vazhdojnë mosmarrëveshjet mes popujve të këtushëm. “Kur bëhet fjalë për trojet shqiptare, ato nuk mund të jenë pjesë e cilësdo tregti, ngaqë shqiptaria ka dhënë shumë tokë për të kontribuar në ruajtjen e paqes së Ballkanit. Tani është koha kur shqiptaria duhet shpërblyer e jo të dënohet…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka akuzuar se Zaev së koti tenton të shet emrin dhe të fshijë historinë, traditën dhe kulturën, derisa siç thonë, “ai dhe funksionarët e tij me helikopterë shtetëror shkojnë nëpër dreka apo drejtorë me automjete zyrtare policore dërgojnë të shëtisin fëmijët e tyre nëpër plazhet greke”. “Me keqpërdorimin e resurseve shtetërore për të kënaqur pasionet hedoniste nuk shkohet në Evropë. LSDM e trajton shtetin si pronë të saj personale. Këtë e dëshmuan funksionarët e LSDM-së në më shumë raste me hedonizmin dhe korrupsionin e tyre, me tenderët dhe grantet nga firma në pronësi të…

Lexo më Shumë

Mesatarisht për 75 për qind zvogëlohen gjobat për kundërvajtjet doganore për të cilat është parashikuar urdhër pagesë e detyrueshme, apo për ato të cilat mund të paguhen në vendin përkatës. Nga Ministria e Financave thonë se me ndryshimet e Ligjit të doganës bëhet zvogëlimi i gjobave prej 250 në 50 euro për person juridik dhe nga 50 euro në 15 për person fizik. Siç theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, qëllimi i ndryshimeve është përmirësimi i legjislacionit në drejtim të krijimit të aplikimit të drejtë dhe proporcional të dispozitave kundërvajtëse, konform rëndësisë së veprës së kryer. Me ndryshimet e Ligjit…

Lexo më Shumë

Kancelari austriak Sebastian Kurtz, më 7 shtator pritet ta vizitojë Maqedoninë, tre javë para mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit. Kurtz në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa liderë tjerë evropian. Gjatë vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë në fund të qershorit, Kurtz bëri aper tek qytetarët e Maqedonisë që në referendum të votojnë për emrin e ri “Maqedonia Veriore”. “Marrëveshja rreth çështjes së emrit me Greqinë është përparim vendosës në procesin për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha Kurtz. Ai për mediat austriake ka thënë se me…

Lexo më Shumë

omisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të bëjë ndryshim në librin e afateve me të cilin afati për dorëzimin  e listës së çmimoreve për prezantim mediatik  lidhur me referendumin e caktuar për më 30 shtator, do të vazhdohet deri nesër.   Vetëm propozuesi i autorizuar, në këtë rast Kuvendi i Republikës  së Maqedonisë, ka qasje të privilegjuar deri te shërbimet  të cilat i sigurojnë radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet portalet), të parashikuara me Kodin Zgjedhor.   Të gjitha subjektet e tjera,  mund të kenë  prezantim të tyre medial  lidhur me Referendumin 2018, por qasja deri te shërbimet…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së gjenocidit ndaj romëve në Luftën e Dytë Botërore, sot në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup do të mbahet komemoracion. Komemoracionin në shenjë përkujtimi të viktimave nga ky gjenocid e organizojnë ministri pa resor, i obliguar për zbatimin e Strategjisë për romët 2014-2020, Aksel Ahmedovski dhe shoqata e romëve “Romaverzitas”. Kujtimi për gjenocidin ndaj romëve nga Lufta e Dytë Botërore do të jetë edhe përmes një ekspozite fotografish dhe me leximin e poezisë.

Lexo më Shumë