Të akuzuarit ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, në gjykimin e sotëm të Prokurorisë Speciale “Titanik”, i kanë thënë gjykatësit Osman Shabani se u janë shkelur të drejtat e njeriut me atë që me vite janë përgjuar në mënyrë të paligjshme, njofton Portalb. Ata thanë se nuk mundet që Gjykata të sjell vendim në bazë të dëshmive me të cilat në mënyrë të ashpër u janë shkelur të drejtat e njeriut. Pasi që avokatët e të akuzuarve, një nga një, kanë dhënë sqarim sepse “bombat” nuk duhet të shfrytëzon si dëshmi,…
Author: Rilinda
Asociacioni qytetar “Most” sot i ka ftuar qytetarët që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe në ueb-faqen https://izbirackispisok.gov.mk. Shqyrtimi i Listës Publike në referendumin i cili do të mbahet më 30 shtator, do të zgjatë deri më 23 gusht. Nga “Most” informojnë se sikur edhe në proceset tjera zgjedhore, në linjën telefonike falas 080 080 080, qytetarët mund të paraqesin parregullsi eventuale lidhur me referendumin.
Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Vauter Plomp në të cilën është shprehur mbështetje në politikat që i zhvillojnë ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. “Pres shumica e qytetarëve të votojnë për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë në referendumin e ardhshëm”, tha kryeministri Zaev, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Në takim, siç theksohet në kumtesë, është konstatuar se rëndësi të madhe ka çdo qytetar dhe subjekt politik ta ketë parasysh edhe përgjegjësinë personale për momentin historik që hap perspektiva ekonomike dhe evropiane për vendin tonë dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se nëse Rusia vazhdon me masën e ndalesës për importin e pjeshkave nga Maqedoni, ata do të kërkojnë tregje tjera. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp për programin e konkurrencës, Bekteshi tha. “Maqedonia është e drejtuar kah NATO dhe BE, dhe nëse Rusia vendos bllokada do të kërkojmë tregje të reja. Duke pasur se më shumë bashkëpunojmë me BE-në, si dhe me fqinjët tonë, do të gjejmë tregje tjera”, tha Bekteshi. Para disa ditëve Rusia vendosi që të ndalojë eksportin e pjeshkave nga Maqedonia…
Gjykata e Apelit më 30 dhe 31 gusht do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për ankesën e Nikolla Gruevskit për dënimin me burg në lëndën “Tanku”. Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka shkruar aktgjykimin për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në mbi 200 faqe. Pas dënimint me burg prej 2 vite për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, Nikolla Gruevski përmes avokatëve të tij dorëzoi ankesë për vendimin e gjykatës. Përndryshe, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor në lëndën “Tanku”. Ish-kryeministri u dënua me 2 vite burg efektiv, ndërsa Popovski me 6 vite dhe 6 muaj burg…
Edicioni i 57-të i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë (MSP) që do të mbahet nga data 22 deri më 27 gusht në Strugë, do të mbajë konceptin e vjetër programor i cili ka pësuar ndryshime përmbajtësore në të kaluarën, me qëllim që të ftojë poetë të njohur botërisht të cilët do t’i prezantohen publikut gjatë netëve të festivalit. Këtë e deklaroi të mërkurën drejtori i MSP-së, Mite Stefoski, i cili bashkë me kryetaren e Këshillit drejtues të festivalit, Elizabeta Shelleva, shpalosi detajet rreth edicionit të sivjetshëm, raporton AA. Drejtori i festivalit të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, Mite Stefoski tha se për…
Martin Efremov, kryetari i degës së sindikatave në kuadër të Sindikatës së Pavarur të Policisë, në konferencën e sotme për shtyp para Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton se MPB që dhjetë vjet nuk ka blerë uniforma për policinë. “Disa herë Ministria ka dal me data konkrete për blerjen e uniformave të reja, por asnjë datë nuk është respektuar. Kërkojmë nga MPB menjëherë të blej uniforma të reja sepse verën e kaluam me një këmishë, por dimri është afër nuk e dimë se çarë do të bëjmë. Policia zyrtare janë të angazhuar në punë gati se çdo ditë, ndërsa jo…
Përpjekjet për krijimin e tensioneve ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë për qëllim ta bllokojnë rrugën e Shkupit drejt NATO-s, në dobi të Rusisë. Ndihmësit në këtë projekt nuk janë kurrfarë befasie, bën të ditur “Dojçe vele” në analizën e korrespodentit të tyre nga Sofja, Ivan Bedrov. “Nëse një njeri i ndjek mediat bullgare vitin e fundit, do të fitojë përshtypje se ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë përsëri ka tensione. Konteste historike, druajtje nga pretendime territoriale, reagime të ashpra – i gjithë arsenali i njohur nga e kaluara është ringarkuar, që ta bind opinionin e të dyja anëve të kufirit se diçka…
Rrugëtimi i Hashim Thaçit si njeri i luftës çlirimtare, paqes në marrëveshjet e mëdha, Pavarësisë së Kosovës dhe politikanit që ka marrë përsipër t’i dalë në ballë një marrëveshjeje të mundshme, edhe me kosto, Kosovë-Serbi për “korrigjim” apo shkëmbim territoresh. Amerika dhe BE me qëndrime të njëjta: “Palët të bien dakord për rrugën e përbashkët drejt BE-së”. Çfarë humbet dhe fitohet. Flasin analisti Mustafa Nano dhe pedagogu i UET Kristaq Xharo. Qëndrimet e analistëve Baton Haxhiu, Artur Zheji dhe filozofit Blerim Latifi. Një djalë i gjatë, thatim, stoik dhe mjaft i ri për vendime të mëdha, por momenti e solli…
Me vendosjen e gurthemelit simbolik të kopshtit të ri “8-të Prilli”, Programi për zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka filluar ndërtimin e objektit të ri në vlerë prej 700.000 dollarë, të siguruar nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë. “Jemi të kënaqur që kishim mundësinë të përfshihemi dhe të ndihmojmë në këtë projekt të rëndësishëm për bashkësinë ku fëmijët përballen me rrezikun real të ngecin në të arriturat arsimore dhe mundësitë jetësore që nga mosha më e vogël”, ka thënë ambasadori i Mbretërisë norvegjeze, Arne Sans Bjornshtand. Luiza Vinton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së tha se po transformojnë katastrofën në…
Maqedonia asnjëherë në historinë e saj prej se është anëtare e grupit të shteteve në luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës nuk ka marrë raport negativ nga GRECO.Evidente është se Zoran Zaev dhe LSDM qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit në shtet. Arsyeja është e qartë, Qeveria e LSDM-së është strofull e korrupsionit në shtet, ndërsa funksionarët partiak dhe shtetëror të LSDM-së, nocion për politikanë të korruptuar.Maqedonia nuk mund të marrë raport pozitiv për luftën me korrupsionin nga GRECO kur vetë Zoran Zaev ishte amnistuar nga Gjykata për kërkim të ryshfetit prej 200 mijë euro nga biznesmeni i Strumicës, derisa…
Analizat në laboratorin referent në BE konfirmuan praninë e OMGJ-së në bërxolla prej sojës dhe thërrime të importuara në vend nga Serbia nga ana e Kompanisë Vitalia, ndërsa të shpërndara përmes KAM SHA Shkup. Sasia prej 510 kilogramë thërrime të sojës dhe bërxollave do të shkatërrohen, ndërsa importuesit dhe operatorët do të marrin gjoba deri pesë mijë euro. Gjoba do të marrin edhe persona përgjegjës në këto kompani. “Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i mori rezultatet nga super-analizat e thërrimeve të sojës dhe bërxollave nga soja, të cilat, me kërkesë të operatorit me ushqim janë kryer në laboratori referent në Bashkimin Evropian. Të…

