Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka folur edhe për punimet rreth Luna Parkut nw Shkup. “Luna Parku ishte prishur dhe janë furnizuar shtatë rekvizita. Këtë sezon nuk kemi luna park dhe mendoj për një koncept tërësish të ri të luna parkut, ky do të ishte partneritet i qytetit me ofruesit e interesuar nëse nuk arrijmë të vijmë deri te ky pozicion atëherë do ta modifikojmë projektin ekzistues të luna parkut dhe për sezonin e ardhshëm shkupjanët do të mund të kenë luna park”, tha Shilegov.
Author: Rilinda
A po shkarkohen kuadro që identifikohen si proeuropian, zyrtarisht ndonjë përgjigje nuk ka mirëpo burime partiake thonë se tashmë funksionon një shtab joformal që punon fshehtë për bojkot të referendumit. Shkarkohet sekretari organizativ dhe 15 nënsekretar, e kjo sipas burimeve nga Komiteti ekzekutiv i VMRO ka qenë një nga epilogët e seancës së djeshme në KQ, e në kumtesën e partisë pas seancës nuk ka pasur ndonjë informacion lidhur me këto ndryshime vetëm se janë emëruar shtatë kryetar të komiteteve lokale si dhe dy anëtarë të komitetit qendrorë ndërsa fokusi kryesorë është vendosur në përbërjen e Komisionit për përpunimin dhe…
PREMTIM: Banorët e Kavadarit për herë të parë kanë projekt inovativ, që është “Komnasi im”, që do të thotë se nuk do të ketë radhë në komunë, por punonjësit e komunës do të vijnë në shtëpinë tuaj. Premtimi për projektin “Moj opshtinar” është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev. Ai këtë premtim e dha gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15.10.2017. Në tubimin parazgjedhor në Kavadar, Jançev, duke prezantuar të gjithë projektit e tij para banorëve, mes tjerash, propozoi se do t’i ketë dyert e hapura për të…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për lajmet se në partinë e tij ka kundërshtime për postin e liderit, dhe për të njëjtat thotë se personalisht nuk ka njoftime të tilla. Ahmeti ka thënë se është i angazhuar për të bërë një BDI më të fortë. “Unë nuk kam njoftime të tilla, edhe pse do të ishte mirë në qoftë se ka një garë të tillë. Unë jam më tepër i angazhuar për të bërë një BDI shumë më të fortë, për të bërë një strategji për 20 vjetët e ardhshëm se si do të duket…
Do të shfuqizojmë Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësive të gjykatësit. Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi edhe se do të shfuqizojë këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për verifikim të përgjegjësisë te gjykatësit. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 232), është realizuar. Në janar të këtij viti (2018) Kuvendi…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistë për Zërin e Amerikës ka komentuar kërkesën e opozitës në Maqedoni për zgjedhje parlamentare, dhe ka thënë se partia e tij nuk është kundër që ato të mbahen me zgjedhjet paralamentare të parapara për në maj të 2019-s. “Kjo është një çështje që do të diskutohet jo vetëm në nivel partish por edhe në takimet që i kemi bashkë me opozitën. Çka është interes shtetëror, çka është në interes të përshpejtimit të proceseve të integrimit evropian, do të ishte e pranueshme për BDI-në. Duhet dakordësi nga të gjitha palët dhe…
Nga Spartak Ngjela Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, madje, edhe në Greqi. Caku historik është bashkimi kombëtar. Janë fuqitë e mëdha, përkatësisht politika amerikane, që duan shqiptarët dhe jo, as sllavët e as grekët, për politikën e re në Ballkanin Perëndimor. Në të gjithë këtë involvim të madh politik, gjithçka varet nga politika në Tiranë. Dhe pikërisht për këtë arsye, likuidimi i klasës së korruptuar politike, është një kusht historik i zhvillimit perëndimor të Shqipërisë. l. Por shqiptarët drejtohen në Tiranë nga njerëz sa të paaftë, edhe të korruptuar. Vobegtësia mendore, i ka çuar këta në pasion korruptiv –…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përfunduar revizionin e brendshëm për furnizimin e 50 titujve të botuara në fazën e tretë të projektit “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencor nga universitetet prestigjioze”, por për shkak se nuk kanë kompetencë, nuk guxojnë t’i publikojnë të dhënat për parregullsitë eventuale. Ky është revizioni i tretë për projektin që zgjati dhjetë vite. Në hulumtimin që e realizoi Portalb.mk, ish ministrja Renata Deskoska deklaroi se për projektin “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve” është duke realizuar revizion i brendshëm, i cili sipas MASH në krye me Arbër Ademin tashmë ka përfunduar, por për shkak se nuk…
Pronarët e objekteve hotelierike në Ohër, që ndodhen përgjatë bregut të Liqenit, kanë humbur shpresat se do të marrin kompensim nga shteti për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e 6 muaj më parë. Gjysmë viti pas stuhisë ata thonë se në këtë drejtim nuk ka as edhe një shenjë nga institucionet kompetente. Unë mendoj se nuk do të ketë asgjë nga ajo, sepse edhe jemi pjesërisht fajtor, njashtu edhe shteti. Atë që ne kemi bërë në mënyre të paligjshme, për atë vend paguajmë qira, si dhe një taksë komunale për pajisjet urbane. Për fat të mirë, kaloi pa viktima njerëzore”- tha Ljupco…
Nga Artur Zheji* Duket se ka frikë të madhe në Fshatin shqiptar, nga superpushteti më i fundit i KM-së, në sistemin e drejtësisë, plus pushtetet e tjera, sidomos mbi mediat e vjetra dhe të reja, mbi repartet gri të terrenit dhe marrëdhëniet ende të mira me ndërkombëtarët.Krejt në disfavor duket pjesa e tjetër e politikës shqiptare, e rreshtuar kështu si është, në këto raporte forcash dhe me kriza të herëpashershme besimi. Paraja, e madhja dhe e vogla, është përqëndruar në pak duar, dhe përmes sistemit para-monopolist që po themelohet në vend, kontrolli i resurseve financiare bëhet më i lehtë dhe…
Edhe 128 qytetarë të tjerë nga diaspora prej dje kanë shprehur dëshirën që të votojnë në referendumin e shtatorit. Deri dje KSHZ kishte numëruar 862 shtetas të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në diasporë me kërkesë për të votuar, ndërsa sot janë numëruar 990 paraqitje. Më së shumti aplikime ka nga Berni, 83 gjithësej, pastaj Londra 77, Torontoja 60, Lubljana 62, Viena 57 dhe Kanbera 42. Deri më sot edhe 2179 qytetarë janë interesuar për gjendjen e listës zgjedhore, respektivisht e kanë kontrolluar veten nëse kanë të drejtë vote. Kontroll kanë bërë 337 qytetarë të Manastirit, 200 të Strumicës , 140…
Qendra ndërkomuanale për punë sociale në Qytetin e Shkupit bën thirrje deri tek qytetarët që të kontaktojnë Qendrën çdoherë kur do të marrin informacione se i nevojitet ndihmë apo mbështetje ndonjë personi apo familje në rrezik. Me njoftimin e këtyre ngjarjeve, thonë nga atje, qytetarët së bashku me institucionet në mënyrë efikase të veprojnë gjatë sigurimit të ndihmës, por edhe të pengojnë ndonjë keqpërdorim të mundshëm. Dërgesat i shikon grupi i formuar specialist vitin e kaluar e cila është në funksion çdo ditë, e cila është e obliguar për të bërë kontrolle secilën ditë edhe gjatë ditëve të fundjavës. Grupi…

