Përdoruesit e insulinës nga Struga ankohen për cilësinë e terapisë që ata marrin. Ata dyshojnë se arsyeja mund të qëndrojë në të ashtuquajturin import paralel. Nga Shoqata lokale e diabetit thonë se ata vazhdimisht marrin ankesa. Edhe unë kam të njëjtin problem, ku, pas marrjes së gjilpërës, tregon vlerë të lartë. A qëndron problemi tek aparati apo diçka tjetër, po më tregon cilësi të lartë të insulinës, edhe në qendrën mjekësore kur jap gjak. Por, pasi që tregon vlerë të lartë gjatë marrjes së gjilpërës, diçka nuk është në rregull. Duhet të ndërmerret diçka.”- u shpreh Ivo Dukoski, kryetar i Shoqatës…
Author: Rilinda
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ju uron të gjithë besimtarëve musliman Festën e Kurban Bajramit. Të nderuar qytetar të Besimit Islam! Ju uroj Festën e Kurban Bajramit, festë kjo që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, paqen dhe mirëqenien mes njerëzve. Me këtë rast, dëshiroj që kjo festë të kalojë në atmosferë festive dhe dashurie në familjet e Juaja. Gëzuar! Ziadin Sela
Në ditën kur miliona duar në malin e Arafatit janë ngritur drejt qiellit duke e lutur Perëndinë për paqe, mirëqenie dhe lumturi, si dhe duke qenë në prag të festës së madhe të Bajramit të Kurbanit, uroj nga thellësia e zemrës që të gjithë atyre atje Zoti t’ua pranojë lutjet dhe haxhin, ndërsa për neve, që e presim festën e madhe të Bajramit, uroj që këto ditë të jenë ditë të paqes sonë shpirtërore, të mbrujtjes me dashuri, të jenë ditë të vizitave, të buzëqeshjeve dhe përshëndetjeve. Festa e Kurban Bajramit na e kujton sakrificën më sublime në sipërfaqe të…
Qytetarët të cilët rastisën sot pasdite në sheshin “Maqedonia” në Shkup, patën një rast të veçantë të shijojnë një copë bakllava, të cilën e shpërndau Shoqata edukative “Parimi Kulturor”, nga Shkupi për nder të festës së Kurban Bajramit, me moton “Tradita e re e Shkupit – Një copë bakllava për Kurban Bajram”, raporton AA. Jasir Doshlaku nga OJQ “Parimi Kulturor”, tha se ky është viti i gjashtë që organizata e tyre shpërndan bakllava në sheshin e kryeqytetit, me të cilën dëshirojnë të përçojnë mesazhin për paqe. Ai thotë se kalimtarët vendorë të besimit të krishterë shfaqin interesin për këtë aktivitet,…
Për shkak të rrëshqitjes së tokës në aksin rrugor Makedonski Brod – fshati Samokov, afër stacionit të autobusëve për në fshatin Deviç, trafiku është në ndërprerje, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Trafiku në rrugët shtetërore, theksojnë nga LAMM, transmeton MIA po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Në sektorin publik sipas numrave të fundit të siguruara nga institucionet ka 2.543 punësime të reja, kumtoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së se janë të punësuar 6.000, transmeton MIA. Ai sqaroi se 2.359 janë të punësuar për një kohë të caktuar, derisa 184 në kohë të pacaktuar dhe shtoi se njëkohësisht sektorin publik e kanë braktisur 12.000 persona për baza të ndryshme. Të dhënat e MSHIA tregojnë se 4.761 janë larguar për shkak të skadimit të kohës së caktuar, 3.130 persona për shkak të përmbushjes së kushtit për pension, 740 persona për shkak…
Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, përmes ueb aplikacionit www.dijaspora.sec.mk deri më sot në orën 12:00 janë paraqitur 1.459 qytetarë për të votuar në përfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit për referendumin që vijon. Më i madh është interesi për votim të mërgimtarëve nga Maqedonia në Bernë dhe në Lubjanë. Prej tyre, siç kumtoi sot KSHZ, 1.431 paraqitje janë pranuar, 27 janë refuzuar, ndërkaq një është në përpunim. Numër më të madh paraqitjesh janë parashtruar për votim në Bernë – 160, në Lubjanë – 105, Në Londër – 93 dhe në Toronto – 88. Numër më i vogël i paraqitjeve…
Benzinat nga mesnata do të lirohen për gjysmë denarë ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denarë. Ky është vendimi i ri i Komisionit Rregullator për Energjetik, Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 71 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72.5 denarë. Një litër dizel tani do të kushtoj 63 denarë. Vaji i Ektra i Lehtë për amvisëri mbetet me çmimin e njëjtë, pra 51.5 denarë për litër.
Shkruan: Alpin Ollogu Ndoshta na dukej fasadë, rutinë e ndrim qeverive në promovimin e forcës rinore në politikat shtetërore, kur një djalë relativisht i ri, u emërua i pari i Policisë Financiare në Republikën e Maqedonisë. Na dukej sikur gjithcka do zbehej që në sprovat e para, ngjashëm me shumë prej bashkëmoshatarëve të tij, ata që kanë pasur apo kanë pozita drejtuese, por pa shenja të theksuara – vlefshme në punën e tyre. Me Arafat Muaremin kjo praktikë dëshmohet se është e ndryshuar, se ndjekja e kriminaliteti nga pozitat e tij, si i pari i Policisë Financiare, nuk që vetëm…
Vendkalimi kufitar Strezimir – Restelicë në kufirin Maqedoni – Kosovë në malin Korab sot dhe në dy ditët e ardhshme është lëshuar për kalim me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, informuan nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. “Të gjithë ata të cilët kanë dëshirë ta vizitojnë Restelicën, Dragashin, Brodin ose ndonjë vendbanim ku jetojnë qytetarët tanë, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne si komunë do të vazhdojmë me lobim aktiv për funksionim të vazhdueshëm të këtij vendkalimi si dhe për sigurimin e kushteve normale gjegjësisht asfaltimin e rrugës deri te vendkalimi”, deklaroi Fikret Ibraimi, zëdhënës i Komunës. Me angazhimin e kryetarit…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dërgoi telegram ngushëllimi për humbjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Kofi Anan, deri te sekretari aktual i KB-së, Antonio Guteresh. “Të vazhdojmë të punojmë drejt një bote më mirë të organizuar dhe më të qetë dhe në këtë mënyrë do t’ia japim respektim më të madh për largpamësin, liderin, nobelistin dhe para se gjithash njeriun, ish-sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Kofi Anan”, qëndron mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të Zaevit.
Sindikata e Pavarur e Arsimit, ankohet për vonesën e rrogave në këtë sektor. Edhe pse ka kaluar afati ligjor për dhënien e rrogave, në arsim, ende nuk janë paguar rrogat e korrikut. “Është e pahijshme që në një vend që apsiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, punonjësit të luten të marrin rrogën e fituar me punë të ndershme. Është 18 gusht dhe të punësuarit në arsim ende nuk e kanë marrë rrogën e korrikut. Është pikëpyetje nëse të njëjtën do ta marrim të hënën, më 20 gusht. Në ligjin për marrëdhënie pune, qëndron qartë se afati i fundit për…

