Qytetari i Maqedonisë pjesën më të madhe, apo një të tretën e ditës e kalon në gjumë. Statistikat e të dhënave tregojnë se qytetari i Maqedonisë 36% e kohës e kalon në gjumë. 22% e kohës është për aktivitete të lira, 10% për aktivitete shtëpiake dhe punësim, 9% për ushqim, 4% për rrugëtime dhe shkollim dhe 1% për aktivitete tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. Personat më të vjetër se 10 vjet, 8 orë e 44 minuta mesatarisht në gjumë gjatë ditës apo natës. Dy orë e 25 minuta janë aktivitete amvisërie për përgatitjen e ushqimit, pastrimin e enëve, pastrimin e banimit,…
Author: Rilinda
Me performim të shfaqjes teatrale “Iliada” nga Homeri, në regji të Jernej Lorenci, ndërsa në bashkëproduksion të Teatrit Popullor Slloven – SNG Drama Lubljana, Shtëpisë së Cankarit dhe Teatrit të qytetit nga Sllovenia, mbrëmë u përmbyll edicioni i 58-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Gjatë 40 ditëve të kaluara publiku kishte mundësi të shikojë një numër të madh të ngjarjeve muzikore dhe shfaqje teatrale. Morën pjesë rreth 800 artistë nga 27 vende të botës. Në më shumë skena performuan emra të njohur nga vendi dhe jashtë tij, transmeton MIA. Drejtoresha e “Verës së Ohrit”, Suzana Vrencovska këtë edicion të festivalit e…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka uruar besimtarët mysliman për festën fetare Kurban Bajram duke ju dëshiruar ditë festive të hareshme, të begatshme, të shëndetshme dhe në atmosferë të mirë. Zaev në telegram urimin e tij porosit qytetarët që ta përkëdhelin të mirën ndaj njëri tjetrit, të mirën ndaj dallimeve. “Festa e Kurban Bajramit porosit që ta përkëdhelim të mirën ndaj tjetrit, të mirën e dallimeve. Kjo është porosi motivuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që së bashku të vazhdojmë të forcojmë shoqërinë tonë si një shoqëri për të gjithë, si një rrugë e vetme drejt shtëpisë…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot pasdite në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit Majkëll Pompeo. Takimi i Dimitrovit me sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo është caktuar për në orën 14:00 sipas kohës lokale. Dimitrov, siç kumton MPJ, krahas takimit me sekretarin e Shtetit Pompeo, është paraparë që të takohet edhe me përfaqësues të lartë të administratës amerikane – Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Shtetit, Kongresit, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucione të tjera në Uashington. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë mbrëmë realizoi…
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të drejtoj urimet sinqerta me rastin e festës së ardhshme të madhe myslimane, festa e Kurban Bajramit, festë e cila e simbolizon solidaritetin dhe bashkëndjesinë individuale dhe kolektive ndaj më të afërmve, ndaj fqinjëve dhe ndaj njerëzve me më pak fat se ne. Kjo festë është festë e harmonisë së ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, mirëpo edhe ditë për shprehje falënderim për gjithë atë me të cilën jemi bekuar dhe që është pjesë e jetës sonë të përditshme. Uroj që kjo…
Redaksia e Almakos jua uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit. Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit, të devotshmërisë, të thjeshtësisë e të përuljes para të Plotfuqishmit. Kjo festë është simbol i sakrificës dhe na fton të ndajmë të mirat njerëzore e fetare me me ata që gjenden në nevojë. Sa më tepër paqe, tolerancë, mirëbesim e begati!
Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie. Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për All-llahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore. Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët. Porosia…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të rrallë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në pjesët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 e deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 e deri në 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare. temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 34 gradë Celsius. Në ditët në vijim do të…
Muslimanët nga e gjithë bota, nesër do të festojnë fillimin e Kurban Bajramit, festa e dytë e dy festave të mëdha në Islam. Dita fillon me lutjet e mëngjesit, më pas vijon me vizita tej varrezat. Pas mengjeist bashke me pjesëtarët e familjes festimi vazhdon me vizita te të afërmit dhe miqtë, shkëmbimi i dhuratave dhe gostive. Ata të cilët kanë kushte për të therë një kafshë [kurban], për shembull një lopë apo dele, dhe të ndajnë mishin me të varfrit. Në vijim janë pesë gjërat që duhet t’i dini në lidhje me Kurban Bajramin: Kjo është një nga dy…
Për ditën e gëzimit, bashkimit me njëri-tjetrin, vlerësimit të çdo të mire që kemi, faljes dhe pranimit, afrimit me Zotin, ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin! Nëse parimet tona shkojnë në të njëjtën rrugë me ato që besimi na udhëzon, do të afrohemi më tepër me njëri-tjetrin dhe me të gjithë ata që kemi pranë. Duhet të shkojmë drejt rrugëve që na bashkojnë, nëse duam të jemi të suksesshëm e të arritur në jetë. Prandaj, në këtë festë të bukur uroj të jemi të bashkuar e përherë të gjendur për secilin, sipas parimeve islame, sipas parimeve njerëzore. Uroj të jemi me…
Qeveria e Shkupit ka marrë udhëzimet e NATO-s për të përmbushur në harkun kohor 18 mujor, siç u tha në Samitin e Aleancës të mbajtur më 11 dhe 12 korrik. Maqedonia duhet të përmbushë një sërë kushtesh politike, ekonomike, të sigurisë si dhe gjyqësorit dhe sukseset e vendit duhet të kurorëzohen deri në fund të prillit të vitit 2020. Në një dokument që i është dërguar institucioneve, të cilin Alsat e siguroi nga burimet e tij, për të gjitha ministritë ka detyra të shumta, por koordinimi i tyre do të bëhet nga një Këshill koordinues në nivel qeveritar e ministror,…
Ministria e Kulturës do të jetë e hapur për bashkëpunim me gazetarët dhe mediat, që qytetarët të mund të ndjekin nga afër punën transparente të këtij dikasteri. Kështu ka deklaruar në takimin joformal me gazetarët Ministri i Kulturës, Asaf Ademi. Ai tha se derisa të jetë në krye të këtj institucioni nuk do të lejojë që të financohen projekte dhe aktivitete që janë pa vlerë dhe të cilat kanë për qëllim vetëm përfitimin e parave, por as projekte të cilat ngjallin nacionalizëm dhe urrejtje mes qytetarëve. Përkundrazi, Ademi tha se gjithmonë do të mbështeten aktivitetet të cilat promovojnë vlera dhe…

