Ministria e Shëndetësisë në shtator do të nënshkruajë konkurs për gjithë specializimet shtetërore të cilat janë të nevojshme në institucionet shëndetësore në vend, njoftoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se është bërë analizë e nevojave të specialistëve, ndërsa është siguruar edhe numër adekuat i mentorëve për disa specializime që kërkohen në institucionet shëndetësore. Sipas Filipçes, edhe punësimi i mjekëve të rinj nuk mund ta zgjidh këtë problem, pasi mjekët duhet të drejtohen në specializime dhe pas disa vitesh të marrin punën e tyre. “Në ato vende ku ka mungesë të specialistëve adekuate, ne bëjmë marrëveshje mes shtëpive…
Author: Rilinda
“Referendumi është mundësi historike për shtetin, më e rëndësishme pas referendumit për pavarësi. Konsideroj se në të ardhmen në Maqedonia koha do të matet si para apo pas referendumit, perspektivat evropiane dhe atlantike hapen dhe për këtë shkak komisari Hahn drejtoi atë mesazh nga Durrësi”, thotë ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin për Kanal 5. Euro komisionari për zgjerim Johanes Hahn, mbrëmë në mbledhjen e Kryeministrave nga Ballkani Perëndimor në Durrës, tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të zgjedhin se a do të kthehen në integrimet në BE ose do të kthehen në izolim. Mbledhja jo formale e Kryeministrave të…
Që nga shtatori, shkurtohen shpenzimet e udhëtimit të deputetëve. Për ata deputetë që do të udhëtojnë nga qytetet tjera në kryeqytet, shpenzimet e taksave rrugore dhe transportit iu reduktohen nga 20 deri 30 për qind të çmimit aktual të karburantit. Ose në shifra, nëse deputetët vitin e kaluar morën 465 mijë euro nga Kuvendi për shpenzime në udhëtime, me tarifën e re do të marrin 312 mijë euro. Gazetari Goran Lefkov, i cili ka punuar në këtë çështje për vite, beson se ende ekziston mundësia që zgjidhja ligjore të shmanget. Nga viti 2007 deri në vitin 2017, Kuvendi i Maqedonisë…
Interesimi i të rinjve për të vazhduar studimet në shkencat sociale është më i madh se sa për drejtimet matematiko-natyrore. Këtë e tregojnë edhe statistikat për studimet e regjistruara në vitin akademik 2017/2018. Numri i studentëve të regjistruar në ekonomi, filologji, pedagogji, juridik dhe medicinë është dukshëm më i lartë se sa numri i atyre të regjistruar në fakultetin matematik-natyror, arkitekturë, makineri apo teknologji. “Nuk më shkon shkenca, as matematika, prandaj. Mendoj se administrata publike është drejtim më i mirë”, tha një studentë. “Sepse nuk më shkojnë shumë…” tha një studentë. “U regjistrova në fakultetin e shkencave sociale, drejtimin sport…
Kësaj radhe është drejtori i Shkollës Fillore “Bashkimi”, Mersel Sadiku, i cili akuzoi se udhëheqësia aktuale e komunës nuk i ka lëshuar asnjë denarë nga bllokdotacionet shkollës dhe as nuk jep pëlqim për punësime të përkohshme në këtë shkollë. Këto obstruksione, tha drejtori Sadiku, kanë vështirësuar tejmase përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Sadiku bëri të ditur se janë në pyetje vetëm 5 punësime të përkohshme që kryetari Taravari nuk jep pëlqim, ndërsa pasojat, tha ai, i ndjejnë nxënësit. Nga ana tjetër, udhëheqësja e Sektorit të Arsimit pranë komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, duke iu përgjigjur drejtorit të…
Tabela të tilla treguese për qytetarët e vendit zakonisht janë të shkruara në gjuhën shqipe, maqedone dhe në atë angleze. Mirëpo ajo që ndodh pothuajse në të shumtën e rasteve në këto tabela shkrimet në gjuhën shqipe zakonisht fshihen dhe bastardohen nga persona të panjohur”. Ministria e Shëndetësisë largohet nga përgjegjësia duke thënë se kjo është nën kompetencat e Drejtorisë për Shërbime për Punë të Përbashkëta, Alsat u përpoq të kontaktoi edhe këtë drejtori por nuk morëm përgjigje nëse tabela e tillë do të korrigjohet. Për këtë ngjarje në rrjetet sociale ka reaguar edhe ish ministri i Shëndetësisë Arben Taravari…
Maqedonia ka nevojë për rreth 150 njësi gjaku në ditë, prandaj gjatë ditëve të tilla shtohen apelet për pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve në këto aksione dhurimi të gjakut. “Në nivel ditor bëhet fjalë për 150 njësi gjaku, pra ne duhet të sigurojmë 150 njësi gjaku nga të gjitha tipat e gjakut, sa janë afërsisht nevojat ditore të spitaleve shtetërore dhe private që furnizohen nga Instituti për Transfuziologji”, thuhet nga Instituti për Transfuziologji. “Në aksionin e parë në vitin 2003, ne filluam me vetëm 143 dhurues gjaku, vitin e kaluar kishim 210 dhurime. Ne kemi arritur numrin impozant…
E gjithë fushata e referendumit “pro”, “kundër” ose “bojkot”, që do të zhvillohet nga deputetët dhe subjekte të tjera jashtë shtëpisë ligjdhënëse, duhet mbuluar nga Servisi Publik. Kështu mendon anëtari i Këshillit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoki Fidanovski, sipas të cilit, nuk duhet krijuar huti me interpretimin e dispozitave ligjore. Sipas tij, Ligji për referendum dhe Ligji për deputetët janë të ndërthurur në Kodin Zgjedhor, i cili qartëson mënyrën e mbulimit mediatik të fushatës, duke u dhënë mundësi të barabartë prezantimi të gjitha palëve pjesëmarrëse në fushatën për referendumin për emrin. “Për këtë çështje ka pasur shumë…
Në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov u takua sot me zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gothomoler, njofton MPJ. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin aktual mes Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe përgatitjet e ndërmarra nga Maqedonia në kuadër të procesit të anëtarësimit për anëtarësim në Aleancë. Ministri Dimitrov shpjegoi kontekstin dhe atmosferën aktuale në vend, si dhe rrjedhën e përgatitjeve përpara referendumit, si dhe punën paralele konkrete në zbatimin e reformave. “Faleminderit për ftesën për negociata të pranimit për Republikën e Maqedonisë në samitin në korrik. Ne jemi të…
Ka lindur në Gostivar në vitin 1982, shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në fshatin Debresh kurse ka diplomuar në fakultetin juridik në UEJL në Tetovë, nga viti 2006-08 ka punuar si konsultat në një kompani private ndërsa më pas edhe në gjykatën themelore të Gostivarit që më vonë të fillojë punën në Policinë financiare në Shkup duke drejtuar kështu brenda disa sektor të rëndësishëm deri në vitin 2015 ndërkohë që po në këtë vit është angazhuar për dy vite me rradhë në prokurorinë publike për krim të organizuar në sferën e ndjekjes së përgjimeve të paligjshme që…
Sot po mban mot me diell, i ngrohtë dhe me vranësirë mesatare. Gjatë orëve të pasdites pritet të shtohen vranësirat dhe në disa vende mund të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë prej 11 deri në 18 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës do të lëvizë prej 26 deri 35 gradë celcius.
Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të mbajë seancë në të cilën duhet të propozohet zgjedhja e drejtorëve të disa institucioneve dhe anëtarëve të komisioneve, në mesin e të cilëve edhe të Agjencisë Operative-Teknike – AOT dhe revizorin kryesor shtetëror. Edhe pse pika është vendosur në rend dite nuk dihet se a do të dihet sot emri i drejtorit të AOT-së sepse deri dje sipas informacioneve nga ekipet partiake të cilët negocionin, nuk ishte arritur marrëveshje. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkoski dje në pres-konferencë tha se bisedime ndërmjet ekipeve ka, por se marrëveshje nuk ka dhe se…

