Shkolla e mesme e mjekësisë në Gostivar ka drejtuar akuza në adresë të komunës dhe Ministrisë së Arsimit për shpërfillje të kërkesës së tyre për punësimin e 20 profesorëve me kontratë. Drejtori i shkollës Agron Alili tha se për shkak të mungesës së kuadrit jashtë procesit të regjistrimin do të mbetet një paralele në gjuhën shqipe. Alili kërcënoi edhe me protesta dhe bojkot të mësimit nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre. Me shkresë sot i drejtohemi ministrisë së Arsimit dhe kërkojmë të japin pëlqim për një paralele shtesë, gjegjësisht 22 nxënës me mësim në gjuhën shqipe ngelin jashtë procesit të…
Author: Rilinda
Misioni i OSBE-së në Shkup sot do të paraqesë raportin e parë të përkohshëm mbi aktivitetet dhe rastet brenda kompetencave të Prokurorisë Speciale Publike. Në prezantim u paralajmërua prezenca e ushtruesit të detyrës shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Xhefri Goldstin dhe prokurorja speciale Katica Janeva. Fjalim do të mbajë ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Mirjana Llazarova-Trajkovska, e cila do të flasë për PSP-në përmes prizmit të praktikës në gjykatat evropiane dhe standardet ndërkombëtare për një gjykim të drejtë.
Ndërmarrja e njohur për komunikime strategjike “Stratagem”, do t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë për realizimin e fushatës që referendumit. Për shërbimet nuk do të paguajë Qeveria e Maqedonisë, por Ambasada e Britanisë së Madhe. Qeveria e Maqedonisë gjatë këtyre ditëve ka nënshkruar memorandum për shërbime, për të siguruar komunikim efektiv me qytetarët, siç thonë, e bazuar në principin e objektivitetit, transparencës dhe nacionalitetit. Ekspertët e huaj duhet të ndihmojnë në drejtim të sigurimit të një procesi fer dhe kredibil. Sipas uebfaqes së internetit të “Stratagem”, bëhet fjalë për këshillim strategjik për punë dhe komunikime politike me përvojë të madhe në…
residenti i vendit Ilir Meta në intervistën e tij dhënë eksluzivisht për “Albanian Daily News” ka folur edhe për referendumin që qeveria Zaev do të zhvillojë më 30 shtator në shtetin fqinj Maqedoni. Meta mes të tjerave ka theksuar se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm si në procesin e ndryshimeve të brendshme e kohezionit politik e social ashtu edhe në procesin euroatlantik të Maqedonisë. Prandaj presidentit i Shqipërisë u bën thirrje bashkëkombësve në vendin fqinj, “që të marrin pjesë në referendumin e datës 30 shtator dhe të votojnë pro marrëveshjes, për të çelur një kapitull…
Deputeti Petar Atanasov nga LSDM-ja sot në seancë kuvendore pritet të zgjidhet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës. Pika për emërimin e zëvendësministrit të Arsimit është vendosur si e 20-ta në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Atanasov më datë 23 të këtij muaji dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, ndërsa në vendin e tij duhet të ulet Snezhana Kaleska Vançeva nga lista e LSDM-së në Njësinë zgjedhore 1. Në rend dite të seancës së sotme të 58-të kuvendore janë vendosur gjithsej 34 pika në shqyrtim nga sfera të ndryshme
Sondazhi i ri kombëtar për Maqedoninë, i zhvilluar nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit ndërkombëtar republikan (IRI) tregon rritje të nivelit të optimizmit dhe përkrahjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe Aleancën Veri -atlantike (NATO) para referendumit të 30 shtatorit. Sondazhi tregon se shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë për zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë. Gjithsej 57% “tërësisht e përkrahin” (37 për qind) ose ”deri diku e përkrahin” (20 për qind) propozimin që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO nën emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Numri i njëjtë (57 për qind)…
Një britanik mbrëmë duke drejtuar automobilin “mitsubishi” ka goditur një çiklist në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup pas së cilës çiklisti i lënduar është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 20:15 kur 51 vjeçari Xh.P. nga Britania e Madhe me vendbanim në Bullgari ka goditur në 39 vjeçarin M.P. Çiklisti me automjetin e Ndihmës së Shpejtë mjekësore është dërguar në Qendrën klinike ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Në Gjykatën Penale në Shkup sot nga fillimi starton gjykimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila është njëra nga të akuzuarat në lëndën “Tanku”. Në gjykim është e pranishme e akuzuara Jankullovska, ndërsa kryetare e Këshillit Gjyqësor është gjykatësja Dobrilla Kacarska. Jankulloskës i gjykohet në procedurë të ndarë sepse ka pasur shtatzëni të rrezikuar dhe ishte në pushim të lindjes. Rasti “Tank” i Prokurorisë Speciale Publike ka të bëjë për furnizimin e “mercedesit” luksoz, në vlerë prej 600 mijë eurosh. Për këtë rast tashmë është akuzuar ish-ndihmësi i ministrit në MPB Gjoko Popovski në gjashtë vjet…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do të mbajë seancë në të cilën, mes të tjerash, duhet t’i shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për marrje të autorizimit për vëzhgim në referendumin e ardhshëm të parashtruara nga Komiteti për Demokraci të Hapur (Committee for open democracy), Fondacioni për Shpëtim të Tokës (The Earth Saviours Foundation) dhe Misioni Vëzhgues për Referendumin e OSBE/ODIHR (OSCE/ODIHR Referendum Observation Mission). Anëtarët e Komisionit do t’i konfirmojnë dhe shpallin përshkrimet e vendvotimeve, ndërsa do ta shqyrtojnë edhe Informatën përfundimtare gjatë paraqitjes së qytetarëve për votim në PKD të RM-së në vendet e huaja. Në rend të ditës të seancës…
Një traktorist nga fshati Krushopek është lënduar pasi e ka humbur kontrollin ndaj traktorit dhe është përmbysur. Pesëdhjetë e një vjeçari F.M. me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i është dhënë ndihma mjekësore. Aksidenti ka ndodhur dje në orën 11:40 në rrugën lokale të fshatit Nerez- fshati Krushopek.
Përsëri kthehen temperaturat e larta. Siç njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike, rritja e temperaturave do të jetë graduale nga dita në ditë, por kushte për reshje të shiut gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë. Megjithatë kjo nuk do të zgjasë, pasi siç bëri të ditur meteorologu Boris Sekirarski në fundjavë rikthehen reshjet e shiut. Boris Sekirarski, meteorolog “Cikloni që solli reshje shiu dje dhe pardje në Maqedoni, tani janë në juglindje, nga ajo kemi vetëm vranësira për momentin. Vranësira do të zmadhohet edhe më tej gjatë ditës, ndërsa nesër do të kemi mot me diell, me vranësira…
Në vitin 2007 borxhi i qytetarëve ishte 14 për qind nga BPV-ja, kurse në fund të vitit 2017, huat kap shifrën prej 22 për qind nga BPV. Në numra absolut, kjo do të thotë se në vitin 2007, borxhi i qytetarëve ndaj bankave kapte shifrën prej 1.168 miliard euro, kurse me fundin e muajit gusht të këtij viti, borxhi total i amvisërive ndaj bankave kap shifrën prej 2.3 miliard euro, apo është dyfishuar Pothuajse çdo qytetarë i Maqedonisë ka kredi në banka, minuse të rrogave, shfrytëzon kartelë kreditore, si dhe futet edhe në borxhe tjera vetëm e vetëm të mund…

