Author: Rilinda

Me iniciativë të Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, sonte do të mbahet takim të liderëve të partive politike që japin përkrahje referendumit që do të mbahet më 30 shtator dhe proceseve që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Temë e takimit të sontëm është referendumi dhe qëllimi më i rëndësishëm politik – shtetëror: rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet prej të cilave varet ardhmëria e shtetit dhe të gjithë qytetarëve, kumtojnë nga LSDM. Takimi do të mbahet në “Holiady Inn” në Shkup, me fillim në ora 20:00.

Lexo më Shumë

Qëllimi ynë është që të dëgjojmë dhe t’i kuptojmë brengat tuaja lidhur me procesin e BE-së. Duam t’i ndajmë përfitimet nga ajo që të jetë vend-anëtar, që të jetë pjesë e barabartë e familjes më të gjerë, ndërsa me këtë gjuha e Bllazhe Konevskit, Mateja Matevskit dhe Lidija Dimovskës, të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian  përkthyer si asnjëherë më parë. Të jemi dëshmitarë të interesit më të fuqishëm të kulturës, gjuhës dhe identitetit tuaj, që rezulton me vetëbesim të përforcuar si komb. Këtë sot e deklaroi euro-ambasadori në Maqedoni Samuel Zhbogar, në fillim të fushatës për serinë e dialogjeve…

Lexo më Shumë

EVN elektrodistribuimi edhe pas liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike pas 1 janarit të vitit të ardhshëm do të vazhdojë të jetë kompetente për kyçjen e shfrytëzuesve të rinj në rrjetin distributiv. “Në këtë moment EVN elektrodistribuimi po punon në rregulla të reja rrjeti për distribuim të energjisë elektrike të cilat duhet të sillen për një vit nga miratimi i Ligjit për energjetikë, ndërsa ai është qershori i vitit të ardhshëm, por presim të sillen deri në fund të këtij viti. Komisioni regullator për energjetikë (KRRE) insiston në rregullat e reja të rrjetit në mënyrë që të rritet…

Lexo më Shumë

Rirregullimi ligjor i punës në tregjet e gjelbra të vendit, ishte temë e takimit të sotëm mes ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, dhe kryetarit të Odës së Tregtarëve, Ekrem Dolekut. Sipas tyre, Ligji i ri për tregjet e gjelbra do të jetë në dobi të shitësve dhe blerësve, padyshim që do të ndikojë në uljen e ekonomisë informale, që po u bën konkurrencë të pandershme shitësve në tregjet e gjelbra. Ky ligj do të rregullojë mënyrën e të bërit tregti në tregjet e gjelbra dhe mënyrën e evidentimit edhe licencimit të shitësve. “30 vitet e kaluara, tregtarët në këto tregje…

Lexo më Shumë

Deri më 28 gusht, në Serbi u regjistruan 213 raste të etheve nga Nili Perëndimor, nga të cilat 21 ishin fatale. Sipas Institutit për Shëndetin Publik të Serbisë, shumica e rasteve janë raportuar në Beograd (108), si dhe në rrethet Baçka Jugore (36), Banait Jugor (32) dhe Podunavska (11). nfeksioni i virusit perëndimor të Nilit u regjistrua zyrtarisht për herë të parë në Serbi në fund të korrikut 2012. Është thënë se është një sëmundje sezonale që ndodh gjatë aktivitetit më të madh të mushkonjave. Infeksioni transmetohet te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara, ndërsa “rezervuarët” kryesorë të virusit…

Lexo më Shumë

Sllovenia e konfirmon mbështetjen për integrimet euroatlantike të Maqedonisë dhe së bashku me vendet tjera anëtare të NATO-s shpresojnë që Maqedonia me sukses do ta kalojë këtë rrugë, ndërsa qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur në referendum në shtator dhe së shpejti do të uleni në të njëjtën tavolinë si anëtare e plotë e NATO-s. Këtë e rekomandoj sot ministrja për mbrojtje e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katiç e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. “Sllovenia e përgëzon marrëveshjen me Republikën e Greqisë. Kuptohet se është dashur lëshime nga të dyja palët, por gjuha do…

Lexo më Shumë

Më 30 shtator qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e cila do ta formojë të ardhmen e vendit tuaj dhe kjo zgjedhje do të ketë pasoja për gjeneratat e ardhshme. U bëj thirrje ta shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike dhe të votoni në referendumin në vijim. Këtë sot e deklaroi drejtori i Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian Kristian Danielson në hapjen e serisë së dialogjeve me qytetarët “Paramendo të ardhmen së bashku”. Ai dërgoi urime deri te kryeministri dhe deri te institucionet e Maqedonisë  për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit që,…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale Katica Janeva, në ngjarjen e publikimit të raportit të OSBE-së për Prokurorinë Speciale Publike, njoftoi se më 15 shtator do të publikohet raporti i gjashtë gjashtëmujor. Pjesë e hetimit të PSP-së do të jenë edhe gjykatësit. “Ju njoftoj se më 15 shtator do të publikohet raporti i gjashtë gjashtëmujor. Ajo çfarë është risi në këtë raport se pjesë e hetimeve tona do të jenë edhe gjykatësit që kanë punuar në mënyrë joadekuate dhe në kundërshtim me ligjin”, njoftoi Janeva. Megjithëse gazetarët pyetën se për çfarë pune të paligjshme të gjykatësve bëhet fjalë, Janeva kërkoi që të bëhet durim…

Lexo më Shumë

Rreth 500 mijë anëtarë kanë dy shoqatat pensionale në shtyllën e dytë nga sigurimi i obliguar kapital financiar pensional. Mjetet e përgjithshme të cilat në këto dy shoqata pensionale janë akumuluar nga formimi i tyre e deri më tani arrijnë rreth një miliardë euro. Siç informoi në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale anëtari i Këshillit të MAPAS, Agjencia e cila obligohet për supervizion të këtyre shoqatave pensionale, Darko Sazdov, kryhen kontrolle të rregullta në punën e tyre. Kontrollet, theksoi ai, në mënyrë të jashtëzakonshme zhvillohen në bazë ditore, ndërsa në terren në nivel vjetor.…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme e rastit “T.N.T” për shkatërrimin e kompleksit të Kosmos së biznesmenit Fijat Canovski është shtyrë për 10 shtator sepse mbrojtësi i ish-kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, Boro Tasevski nuk u paraqit në seancën e sotme dhe për këtë shkak gjykatësi Ognen Stavrev i caktoi dënim me 1.000 euro. Menjëherë pas fillimit të seancës gjykatësi Stavrev dha pauzë prej 30 minutave me qëllim që Trajkovski ta ftojë mbrojtësin e tij ose të emërojë avokat të ri për seancën e sotme. Pas pauzës, Trajkovski theksoi se ka folur me Tasevskin dhe se ai ka thënë nuk…

Lexo më Shumë

Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup filloi fushatën për promovimin e dobive nga anëtarësimi në BE. Nën moton “Të imagjinojmë të ardhmen së bashku”, përfaqësues të BE-së drejtpërsëdrejti do t’i takojnë qytetarët komunë më komunë për t’i vetëdijesuar rreth vlerave evropiane dhe për t’i bindur se secili prej tyre mund të kontribuojë për një jetë më të mirë në shoqëri. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Kristian Danielson tha se BE-ja mund ta imagjinojë Maqedoninë duke iu afruar dhe duke iu bashkëngjitur së shpejti, por theksoi se e ardhmja varet nga rezultati i referendumit të 30 shtatorit. Më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se fushata për referendum do të jetë e “këndshme, edukative dhe mobilizuese”, gjegjësisht më ndryshe nga ato partiake për zgjedhjet parlamentare ose lokale, ku siç tha, qytetarët do të dalin shumë lirshëm dhe do të vendosin për të ardhmen e tyre evropiane. Ai tha se hapësira mediatike do të jetë e paguar nga parat që Qeveria ia ka dhënë Kuvendit, me çka siç tha, është nismëtarë i procedurës për referendum. “Edhe njëherë ta sqarojmë, këto parat janë të shpërndara sipas mandateve, pra nuk janë ndarë sipas deputetëve sikur para të të ndara për deputetët,…

Lexo më Shumë