Author: Rilinda

Janë respektuar procedurat gjatë vendosjes së numëratorit në Portën Triumfale që është donacion prej kryeministrit Zoran Zaev, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas pres konferencës së sotme të rregullt në Qeveri, zëdhënësi Boshnjakovski tha se Zaev si qytetar i Republikës së Maqedonisë ka dërguar kërkesë për harmonizim për vendosjen e ekranit elektronik dhe se i njëjti është furnizuar personalisht prej tij. “Kuptohet se ka pasur procedurë dhe dokumentacioni është komplet prej dorëzimit të kërkesës, miratimit dhe vendosjes. Siç është informuar opinioni tashmë, do të publikohen mjetet financiare të cilat do të kthehen në…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale në seancën e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, njoftoi avokatin e të akuzuarit Sasho Mijallkov, Ljupço Shvrgovski, se nuk e pranojnë ankesën e tyre me të cilën kërkojnë amnisti duke u bazuar në vendimin e presidentit Gjorge Ivanov. Gjykatësja Xheneta Bektoviq, tha se kanë vlerësuar aktakuzën dhe kanë refuzuar ankesën e avokatëve për falje të të akuzuarve. Prokuroria Speciale kërkoi që të bashkohet procedura për lëndën e përgjimeve masive dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Në fjalët hyrëse të gjykimit, prokurorja Lençe Ristoska nga PSP tha se të akuzuarit Mijallkov dhe Grujovski kanë formuar shoqatë kriminele dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev edhe sot i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që të përfshihet dhe të mundësojë referendum të suksesshëm për, siç tha, të ardhme të suksesshme të shtetit të përbashkët. Nevojitet unitet, potencon Zaev, duke shtuar se mundet opozita dhe pushteti të jenë të ndryshme dhe të mos pajtohen për shumë çështje, por se në momente historike të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar sepse shteti nuk ka rrugë tjetër alternative. “Si kryeministër kam mandat deri në vitin 2020. Nëse referendumi dështon dhe nuk ka sukses ne sipas të gjitha mundësive përfundojmë me politikat këtu. Por, çka do…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare veriore. Pasdite pritet të ketë rritje të vranësirave dhe priten reshje të shiut në pjesën perëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri 21 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 28 deri 34 gradë celcius.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të 85-të, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë së Ekonomisë së Ujërave e pranoi Propozim-dispozitën për ndryshim dhe plotësim të dispozitës për kriteret më të afërta për pagesa të drejtpërdrejta, shfrytëzuesit e mjeteve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2018. Me dispozitën, siç thonë nga Qeveria, sigurohet subvencion plotësues nga një denar për kilogram për rrush të dorëzuar për llojet “vranec” dhe “smederevka”. Kjo masë do të kontribuojë dhe për rritje të rentabilitetit të prodhimtarisë së këtyre dy llojeve më të pranishme.

Lexo më Shumë

Zv/drejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi lidhur me stafin e kësaj drejtorie, gjegjësisht sa doganier të punësuar shqiptar ka në të gjithë vendin, tregoi se nga gjithsejtë 1095, 885 janë maqedonas, 170 shqiptarë, 17 turq, 12 serb, 5 vllehë dhe 1 romë. Përqindja e shqiptarëve është 15,53%, 80% janë maqedonas dhe përqindja tjetër të nacionaliteteve të tjera. Gjithashtu shtoi se me sjelljen e 40 administratorëve nga MO-ja do të përmirësohet vazhdimisht përfaqësimi adekuat në këtë institucion. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/240488676649814/

Lexo më Shumë

Një firmë e hapur brenda dhjetë ditëve ka fituar tenderin prej milion eurove për biznes për leje të vozitjes në Shkup, përcjell Medial. Sipas informatave tani Auto-Qendra për testime Shkup, tani do të bëjë atë që AMSM ka bërë gjatë dhjetë viteve të fundit. Licencën për punë kjo firmë e ka marrë më 14 gusht të këtij viti. Siç njoftojnë, Auto-Qendra për testime për leje të vozitjes është hapur në një afat shumë të shkurtët kohor konkretisht vetëm 7 ditë para se MPB të hap konkursin për angazhimin e një firme për dhënie të testeve për vozitje. Sipas të dhënave…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike të cilët japin përkrahje për referendumin e 30 shtatorit dhe proceset që janë në drejtim të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE. Në takimin që u mbajt me iniciativë të kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, morrën pjesë edhe liderët e BDI-së, PRSD-së, PDSH-së, RDM, Lidhjes Demokratike, Të Bashkuar për Maqedoni, PAE dhe Dinjiteti. Pra, në përbërje Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë. Temë e takimit si që kanë informuar nga LSDM është referendumi dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme, emëroi drejtorët e rinj nga radhët e PDSH-së, në krye të disa institucioneve shtetërore. Sali Ajdini u emërua si drejtor në Inspektoriatin Shtetëror Komunal, Ruhan Iljazi u emërua drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Siguri nga rrezatimet dhe Sami Rushidi si zv/ drejtor në Drejtorinë për Investime të Huaja. Sali Ajdini është jurist i diplomuar dhe magjistër për ekologji, Ruhan Iljazi është profesor I matematikës i diplomuar në Fakultetin Matematiko Natyror , ndërsa Sami Rushidi është ekonomist i diplomuar. Këto janë vetëm emërimet e para të drejtorëve dhe zv/drejtorëve nga radhët e PDSH-së në ekzekutiv.…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/712226999169883/ Një gazetare e MRTV-së i është drejtuar sot me tone raciste një gazetari të TV21 gjatë dhe pas një konference që kishte ftuar zyra e BE-së në Shkup. Reporterja e televizionit publik ndërpreu gazetarin e TV21 gjatë pyetjes së tij në konferencën e ftuar me gazetarë të drejtorit gjeneral për zgjerim i BE-së Christian Danielson dhe ambasadorit Samuel Zbogar. Ai u ndërpre derisa nisi të pyet për bisedimet e Kosovës dhe Serbisë rreth ndarjes apo rishikimit të kufirit mes këtyre dy shteteve, dhe ndikimit që mund të ketë tek vendet fqinje. Gazetarja pasi ndërpreu kolegun, u largua nga salla…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave numri i foshnjave të lindura të gjalla në tremujorin e dytë në vitin 2018 ka qenë 5160, që është më pak për 6.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të këtij viti ka qenë 4683 persona (17 foshnje), që është më i madh për 1.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017. Sipas ESHS-së, shtimi natyror arrin 477, që do të thotë se për aq persona numri i foshnjave të lindura është…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot, në ambientet e Ministrisë së kulturës ka realizuar një takim të shkurtër me përfaqësuesit e shoqërisë kulturore artistike “Karshiaka”, që janë organizatorë të Festivalit folklorik ndërkombëtar “Skupi 2018”, edicioni i 12-të . Bëhet fjalë për një festival me karakter revyal, që është pjesë e Programit vjetor të Ministrisë së kulturës për mbështetjen e projekteve me interes nacional dhe në të cilin marrin pjesë shoqëri folklorike nga nëntë vende të rajonit dhe botës : Meksikë, Argjentinë, Qipro veriore, Ukraina, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në kuadër të festivalit pjesëmarrësit, që janë përfaqësues të vërtetë…

Lexo më Shumë