Author: Rilinda

Një automjet me targa polake u dogj tërësisht pasi mori flakë në autostradën Tabanoc-Kumanovë. Sipas buletinit policor, zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 18 derisa automjeti “skoda favorit” i drejtuar nga V.P.S. ka qenë duke lëvizur në autrostradë. Zjarri u shkaktua në pjesën e parme të automjetit. Shoferi ka ndaluar dhe me aparate kundër zjarrit është munduar që ta shuajë zjarrin, por ai u përhap duke e djegur në tërësi makinën. Zjarri u shua nga ekipi i Njësisë Zjarrfikëse Territoriale të Kumanovës. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe ekip të SPB të Kumanovës.

Lexo më Shumë

Vizita  I prapaprin mbajtjes së referendumit, si dhe mbeshtetjes që shtetet e Europës ia japin MAqedonisë për Zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Kreu I ekzekutivit tha që sekretari I përgjithshëm Stoltenberg pritet që të arrijë nesër mbrëma. Kjo është vizita e dytë e tij që ia bën MAqedonisë brenda 6 muajve të fundit. Kryeministri austriak Sebastijan Kurts  pritet të arrijë ditën e premte ndërsa të shtunën pritet që vendin ta vizitojë kancelarja gjermane Ahgela Merkel. Kryeministri Zaev deklaroi se vizita e krerëve të lartë të shteteve euopiane është një sinjal poziiv, dhe pranim si dhe mbështetje për  Maqedoninë,…

Lexo më Shumë

Dokumenti i Uikiliks, nga ambasada amerikane në Shkup, me datë 29 korrik 2008 i publikuar në gazetën greke “Proto tema” në të cilin ambasadorja e atëhershme e SHBA-së në Maqedoni, Xhilian Millovanoviq sqaron se cilat pozicione do të ishin të pranueshme për palën e Maqedonisë, është shkaku për mospajtime mes liderit të Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Maqedonia Veriore për emrin, maqedonase për gjuhën dhe identitetin, sipas dokumentit, ishin pozicionеt e palës së Maqedonisë në korrik të vitit 2008. Kush çka ka kërkuar dhe pranuar para 10 viteve dhe çka…

Lexo më Shumë

Kërkesë për përjashtim të gjykatëses Dobrilla Kacarska kërkuan avokatët e mbrojtjes së ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në fillim të seancës së sotme në procedurëpn e ndarë për lëndën “Tanko” të PPS-së për furnizimin e “mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurove. Gjykatësja Kacarska dha pauzë prej gjysmë ore që kryetari i gjykatës, Ivan Xholev, të deklarohet rreth kërkesës së avokatëve. Avokatët Sanja Aleksiq dhe Boro Tasevski sqaruan se kërkesa për përjashtim i referohet mendimit të marrë më 27 gusht prej shtatë anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi me të cilin ajo e obligon gjykatën ta heqë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë ka hartuar numrin e nëntëmbëdhjetë të publikimit “Deputeti im”. Në të është përmbajtur raporti për punën e të zgjedhurve të popullit për periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershor 2018. Në këtë periudhë, gjithsej janë miratuar 178 ligje, 83 nga sfera e ekonomisë, 52 nga sistemi politik dhe 43 ligje nga sfera e veprimtarive publike. Pesë seanca u janë kushtuar pyetjeve të deputetëve. Kuvendi i Maqedonisë nga gushti i vitit 2006, në bashkëpunim me Asociacionin Civil “MOST” e boton rregullisht publikimin “Deputeti im”, që tani tani plotësisht është prodhim i Dhomës Ligjvënëse dhe i shërbimit të…

Lexo më Shumë

Një 24 vjeçar, i cili drejtonte një moped “pjaxho tajfun” ka marrë lëndime të rënda pasi mbrëmë në bulevardin “Avnoj” në Shkup ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka rënë në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në orën 20:30, ndërsa i lënduari K.A. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” ku është mbajtur  për mjekim të mëtutjeshëm. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup.

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë më i freskët, në orët e paradites me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Përkohësisht do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë 10 gradë, ndërsa ajo maksimale 35 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë nga 16 deri në 32 gradë. Deri nga mesi i javës temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të pësojnë rënie për rreth katër deri në shtatë gradë dhe deri në fundjavë do të mbajë mot më i freskët.

Lexo më Shumë

Për rreth katër gradë deri shtatë gradë celsius do të ulen temperaturat deri nga mesi i javës së ardhshme, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometrologjike. Më freskët do të ejtë deri në fundjavë, kur pritet të bien edhe temperaturat e mëngjesit dhe ato ditore. Nesër do të jetë më freskët dhe me kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla. Në ditët në vijim, posaçërisht të mërkurën dhe të premten, do të jetë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut kryesisht nëpër male.

Lexo më Shumë

9 shkolla të mesme të qytetit të Shkupit vitin e ri shkollor do ta fillojnë me fasada efikase të energjisë në përputhje me standardet moderne për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes, këtë e paralajmëroi kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sipas të cilit mjetet për renovimin e shkollave janë siguruar nga kursimet dhe një pjesë nga buxheti i cili ishte paraparë për projektin “Shkupi 2014”. Shuma e fondeve totale për këtë qëllim arrin pothuajse 60 milionë denarë për 19 shkolla, të cilat do të kenë fasadat e energjisë, riparimin e kulmeve, dyshemetë, elektrike dhe ngrohje, një…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër  do të takohen në vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë. Arsyeja e takimit Zaev – Vuçiq, është njoftimi për nisjen e projektit për meanxhim ndërkufitar të përbashkët – “One Stop Shop”. Pas takimit janë paraparë edhe deklarata për media.

Lexo më Shumë

Nga Alpin Ollogu Qyteti i Dibrës është rikthyer përsëri në kthetrat e terrorit, grabitjeve të maskuara, torturave fizike e psikologjike, pasigurisë kolektive,  për tu kurorëzuar ky terror me një prej vrasjeve më makabre të ndodhura në Ballkan e më gjerë. Tre anëtarë të një familjeje të ndershme mërgimtarësh shqiptarë, u ekzekutuan në gjumë, dy bashkëshortë dhe vajza e tyre 14 vjeçe, në mënyrë profesionale krimi. Ndërkohë vrasësi është në liri.  E theksova etnine Shqiptare të viktimave, për ta kujtuar se Dibra me shumicë të konsiderueshme shqiptare,  është i vetmi vend në Republikën e Maqedonisë, në të cilin maqedonasit etnik nuk renditen as…

Lexo më Shumë

Platformë Politike për Referendumin për integrim në NATO dhe nëBashkimin Evropian e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm Bashkimi Demokratik për Integrim më 31 gusht 2018 në Shkup. Duke u nisur nga Deklarata themeluese e Bashkimit Demokratik për Integrim nga 5 qershori i vitit 2002; Në përputhje me të gjitha programet tona në të gjitha proceset zgjedhore që nga themelimi; Duke riafirmuar përcaktimet tona programore, ideologjike dhe strategjike si dhe vendosmërinë tonë në rrugën e natyrshme për integrim në familjen euroatlantike; Të udhëhequr nga përcaktimet tona rilindase; Të angazhuar për paqë, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në vend dhe rajon, marrëdhënie të…

Lexo më Shumë