Author: Rilinda

Në vigjilje të referendumit të 30 shtatorit sot në takime në Shkup me sekretarin e përgjithshëm  të NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Principatës së Luksemburgut, Zhan Aselborn. Të premten në vizitë në Maqedoni vjen kancelari austriak Sebastijan Kurc, ndërsa të shtunën në Ditën e Pavarësisë edhe kancelarja Angela Merkel. Pritet që zyrtarët e lartë evropianë dhe njeriu i parë i NATO-s t’i japin përkrahje Maqedonisë për referendum të suksesshëm dhe anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE. Stoltenbergun mbrëmë në aeroportin e Shkupit e priti ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Në vigjilje të vizitës…

Lexo më Shumë

Një bashkudhëtar ka marrë lëndime të rënda, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar lehtë në pesë nga 11 aksidentet që dje ndodhën në rajonin e SPB Shkup. Nga MPB njoftojnë se për tejkalim të shpejtësisë janë sanksionuar 58 shoferë, 12 persona kanë drejtuar makinën pa patent shoferë, si dhe 12 makina kanë qenë të paregjistruara. Policia ka shqiptuar 69 gjoba për parkim joadekuat, ndërsa “karrotreci” ka larguar 66 makina. Gjithashtu nga policia janë gjobitur gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në orën 11 e 30 do ta vizitojë fshatin Stajkovcë, ndërsa pritës i tij do të jetë kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgivski. Vizita në Stajkovcë do të zhvillohet me rastin e aksionit të ushtarëve të NATO-s, të cilët me mekanizmat e tyre ndihmuan në sanimin e dëmeve nga vërshimet në gusht të vitit 2016 në Maqedoni ku ndërruan jetë 23 persona.   Është parashikuar edhe takim i banorëve në rrugën 24 ku është zhvilluar aksioni i pjesëtarëve të NATO-s.   Pritet që sot Stoltenberg dhe kryetari i Komunës së…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria në Gjykatën Penale në Shkup, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar duhet të dëgjohen dëshmitarët, mes të cilëve edhe Petre Shilegov dhe Muhamed Zekiri. Në seancën e kaluar kanë dëshmuar Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski. Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit akuzohen për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë. Në bankën e…

Lexo më Shumë

Debat publik për nevojën e disperzimit të spitaleve të qytetit në disa pika në territorin e qytetit të Shkupit do të mbahet sot në Muzeun e artit kontemporan, nën organizim të Ministrisë së Shëndetësisë. Në debatin publik do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ushtruesi i detyrës drejtor i Klinikës universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, Ivan Spirovski dhe planifikuesi urbanistik në Agjencinë për planifikimit të hapësirës, Ivan Arsovski. Pas përfundimit të debatit publik do të prezantohen edhe zgjidhjet ideore për spitalin e ri të qytetit.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me diell. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 23 deri 33 gradë celcius. Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit sot duhet ta vazhdojë seancën publike për ankesën e aktgjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin, të cilët u dënuan me burg në lëndën “Tanku”. Gruevski dhe Popovski para Këshillit Gjyqësor duhet ta elaborojnë ankesën e dorëzuar, por siç paralajmëroi dje Gruevski në konferencën për shtyp nuk do të paraqitet në Gjykatën e Apelit, sepse siç tha, vendimi është sjellë politikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gruevski akuzoi se pushteti po zhvillon persekutim kundër tij, ndërsa gjykatësit janë profesionistë, por punojnë nën presion. Gjykata e Apelit në tërësi i përgënjeshtroi pretendimet e dhëna në konferencën…

Lexo më Shumë

Cila ishte kërkesa e përhershme e palës së Shkupit, më e rëndësishme edhe se emri? Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas. Ne edhe këtë ua dhamë dhe kjo është thellësisht shqetësuese, për shkak se lidhet me irredentizmin e Shkupit, thotë kryetari i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotakis në intervistë për televizionin grek “Alfa”, ndërsa këtë qëndrim e argumenton me, siç thotë, “dokumentin e sërishëm” të besueshëm të publikuar nga Uikiliks. Micotakis, edhe njëherë e përsërit edhe qëndrimin e tij se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës. “Dua t’i pyes bashkëqytetarët tanë, jo vetëm në Maqedoni, se si…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me diell. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 23 deri 33 gradë celcius. Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Lexo më Shumë

Maqedonisë i nevojitet motor më i shpejtë. Është koha e fundit pas 20 vitesh pavarësi, ta vendosim në garë të shpejtë dhe së bashku me ekonominë ta çojmë përpara, porositi sot kryeministri Zoran Zaev. Para fillimit të tribunës në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Zaev në bisedën e tij me kryetarin e Odës, Branko Azeski dhe zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, duke qëndruar para një motori të parkuar në sallë, theksoi se BE-ja do të na lejojë të jemi anëtare e saj e plotfuqishme, kur standardi ynë do të jetë përafërsisht sa standardi i BE-së. “Këtë mund ta arrijmë vetëm me motorë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, së bashku me delegacionin e partisë dje kishte takim me Endrju Pejxh, drejtorin e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, kumtoi pres shërbimi partiak. Në takim janë theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nevoja e thellimit të tyre të mëtutjeshëm. “Në lidhje me gjendjen aktuale politike në Maqedoni, Mickoski e ka informuar Pejxhin  për keqpërdorimet e shumta të pushtetit. Mickoski gjithashtu e ka informuar  bashkëbiseduesin se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për Marrëveshjen me Greqinë mbetet i fuqishëm…

Lexo më Shumë