Më se e sigurt është se Bullgaria do të vendos veto për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE. Këtë sot e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev nga Strumica. Thotë se e ka përgatitur popullin për skenar të tillë. “Unë jam i gatshëm si dhe populli maqedonas është i gatshëm për bllokadë eventuale, për veto dhe kjo është më se e sigurt. Nëse themi në përqindje sa, me përqindje është më se e sigurt se do të kemi veto, sesa jo. Por megjithatë asnjëherë nuk e humbi shpresën për shkak se përgjegjësia e politikanëve është e madhe”, theksoi Zoran Zaev…
Author: Rilinda
Qytetarët do të mund të vozisin trotinete elektrike vetëm në shteg për çiklistë. Shpejtësia e lejuar do të jetë 25 km në orë. Në trotuar mund të lëvizni me 6 km në orë por vetëm nëse nuk ka shteg të shënuar për çiklistë. Nëse personi vozit në rrugë, do të gjobitet me 80 euro. Kështu shkruan në propozimin për ndryshim të ligjit për siguri në komunikacion i cili javën e kaluar kaloi në seancë qeveritare. Duke marrë parasysh se propozim ligji parashikon që me trotinet të lëvizni vetëm në shteg për çiklistë ose në trotuar, vendosëm që të vozisim nëpër…
Shoqata e mjekëve të Mjekësisë përgjithshëm dhe Familjare në një letër për mediat reagoi ndaj kërkesës së fajit dhe përgjegjësisë nga mjekët e familjarë për numrin e madh të hospitalizimeve dhe ndërlikimeve te pacientët në mes të krizës me koronën, shkruan Meta.mk. Ata thonë se Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministria e shëndetësisë nuk i kanë dëgjuar vërejtjet dhe propozimet e tyre për zgjidhjen e situatës. Veç kësaj, thonë ata, janë vënë në pozitë që vetëm të zbatojnë direktiva nga Komisioni, në të cilin nuk ka përfaqësues. “Dëshirojmë t’u informojmë Ju, si dhe publikun e gjerë e posaçërisht pacientët tanë, se…
Në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. PM10 u referohet sasisë të grimcave që ndotin ajrin në mikron për metër kub. Ambientalistët thonë se ndotja e ajrit me përmasa të këtilla kërkon një angazhim urgjent nga autoritetet përkatëse, pasi kërcënon shëndetin e qytetarëve në kohën kur përballen edhe me pandeminë e koronavirusit. Në këtë drejtim, ministri i Ambientit në Maqedoninë e Veriut, Naser Nuredini në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pranon se nuk ka…
Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, reagoi në një konferencë për mediat lidhur me aktakuzat e ish-krerëvetë UÇK-së nga Gjykata Speciale. Kurti u shpreh se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, sipas tij, është ‘më speciale’, pasi është e padrejtë dhe e njëanshme. “Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani, në njërën anë UÇK-ja është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndërkaq kjo gjykatë që iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve, u pranua të bëhet pjesë e Kosovës përmes…
Shaqir Fetahu pretendenti per Reis i ardhshem i BFI-se ne garen per te siguruar votat e nevojshme per kete qellim siç mesohet i ka premtuar ish kryetarit kontravers te BFI-se Sulejman Rexhepi se do ta kthej ne kete institucion ne cilesin e keshilltarit personal duke i ofruar edhe beneficione tjera. Shaqir Fetahu gjitheashtu gezon edhe perkrahje e plote BDI-se e cila qendron pas kandidatures se tij. Pas shpalljes së zgjedhjeve në BFI të RMV-së kandidaturen për kreun e këtij institucioni fetar perveç ushtruesit te detyren kryetar i BFI-se Shaqir Ferahu e ka zyrtarizuar edhe Qani Nesimit myfti aktualmi Tetoves. Te…
Së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës mbrëmë patëm nderin të zhvillojmë një takim online me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman si dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme ku ai është raportuesi kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shërben si raportues për Kosovën. Në këtë takim shumë miqësor diskutimet tona u përqendruan tek sfidat dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedave mes anëtarëve të KKD dhe z. Beyer vend të posaçëm zuri çështja e integrimit të…
Aty ku shkilen dhe nuk respektohen aktet normative, duke filluare nga ligji më i thjeshtë e deri te Kushtetuta, aty pra kemi të bëjmë me anarki totale. Anarkia nuk është asgjë tjetër përveçse një buldozer që ia krijon terrenin radiklizmit dhe terrorizmit. Një terren i tillë, fatkeqësisht, për momentin është shndërruar Bashkësia Ftare Islame në RMV Nga Afrim Tahiri Në mbledhjen e fundit të çerek-rijasetit të BFI-së së “drejtuar” nga Shaqir Fetai, ish-myfti i Myftinisë së Gostivarit (sepse në zyren e vet ka munguar mbi 150 ditë!!!) u zyrtarizun të gjitha shkeljet ligjore e kushtetuese që janë bërë në BFI,…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 168 gjoba, mes të cilave pa patentë shoferi 20, për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara 16 gjoba dhe 62 masa për parkim të parregullt. Përveç kësaj, Ministria për Punë të Brendshme ka kryer kontroll ndaj autobusëve dhe furgonëve që kryejnë transportin e udhëtarëve. Në qendrat për kontroll teknik janë dërguar 58 autobusë, prej të cilëve 6 ishin teknikisht të parregullta. Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në…
Numri ditor i të infektuarve me virusin korona mbetet i lartë. I madh është edhe numri i pacientëve që kanë pasqyrë më të rëndë dhe kanë nevojë për trajtim spitalor. Autoritetet thonë se për momentin nuk mendohet për vendosjen e masave të reja kufizuese, megjithëse nuk e përjashtojnë atë si mundësi, por shpresojnë që masat të cilat tashmë janë në fuqi të japin rezultate, duke bërë thirrje për respektimin e tyre të vazhdueshëm. Jemi duke punuar në rritjen e kapacitetit spitalor që do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë për ata që kanë nevojë për trajtim spitalor. Për më…
Sëmundja e avokatit Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës i disa prej të pandehurve në lëndën “Monstra”, shtyu seancën e sotme për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, në prill të vitit 2012. Kjo është seanca e dytë me radhë që u shty pasi kjo e fundit nuk u mbajt për faktin se një mbrojtës tjetër në procedurë ishte në vet-izolim për shkak të koronavirusit. Rasti “Monstra” i cili me vendim të Gjykatës Supreme, sërish gjykohet në Gjykatën Penale Shkup, dhe aktualisht është në fazën e procedurës dëshmuese. Gjykimin për këtë lëndë e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzë…
Me prezantimin e dëshmitarëve të rinj sot në Gjykatën Penale Shkup është paraparë të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Target-Fortesa”. Periudhën e kaluar me përjashtim më 3 nëntor seancat për këtë lëndë u shtynë për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasho Mijallkov, i cili ishte pozitiv ndaj Kovid-19. Në seancën e fundit për lëndën kryesore për përgjim të paligjshëm u prezantuan dëshmi materiale nga ana e prokurorisë. Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, kurse përfaqësues të prokurorisë janë Lençe Risteska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në…

