Author: Rilinda

Sot zyrtarisht fillon fushata për referendumin në të cilin qytetarët më 30 shtator duhet të deklarohen nëse janë për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë. Bartës i fushatës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të premten paralajmëroi se do ta zhvillojnë fushatën në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykime dhe me respektimin e dëshirës së çdo qytetari. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve në fushatë të sillen në mënyrë adekuate, korrekte, dinjitoze me qëllim që qytetarët më 30 shtator ta sjellin vendimin e vërtetë. Në…

Lexo më Shumë

Tubimin nismëtar për referendumin e 30 shtatorit, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta fillojë sot nga Tetovë ndërsa do ta përfundojë dy ditë para referendumit në Shkup. Përveç takimeve me qytetarët, strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim do të takojnë grupe të ndryshme interesi, botën akademike, shoqërinë civile, mediat si dhe do të vendosin dialog edhe me partitë e tjera. BDI-ja shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë krerët e shteteve evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lexo më Shumë

Me afrimin e datës zyrtare për s fillimin fushatës për Referendumin e 30 shtatorit , Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – Dibër vendosi që për shef shtabi komunal për fushatën e Referendumit në Dibër të jetë sekretari i degës së BDI-Dibër njëherit edhe drejtor i SHMK “28 Nëntori”, z. Ramadan Imeri. Ramadan Imeri me sukses në vitin 2017 udhëhoqi fushatën e shtabit Komunal në Dibër për Zgjedhjet Lokale, ku BDI fitoi Komunën e Dibrës dhe për kryetar u zgjodh kryetari aktual, z.Ruzhdi Lata.

Lexo më Shumë

Senatori i ShBA-ve Ron Johnson, i cili është bashkë-sponsor i rezolutës së Senatit për përkrahjen e marrëveshjes së Prespës, nesër arrin në vizitë në Maqedoni në takime me zyrtarët e lartë shtetëror. Ai në Maqedoni vjen në periudhën e aktiviteteve intensive diplomatike para referendumit të 30 shtatorit. Kancelarja gjermane sot është ne vizitë zyrtare në Shkup dhe përçoi mesazh të qartë deri te qytetarët e Maqedonisë – më 30 shtator të mos rinë në shtëpi, por të dalin dhe të deklarohen për të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj periudhe të aktiviteteve diplomatike, Maqedoninë e vizituan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas takimin me kancelaren Angela Merkel tek Ambasada e Gjermanisë në Shkup deklaroi se “gjatë javës së ardhshme trupat partiak të OBRM-PDUKM-së do të kenë mbledhje dhe do të sillet në fuqi qëndrimi përfundimtar për referendumin”. Mickoski në takim tha se takimi ka qenë në atmosferë miqësore mes dy partive si motra, që janë pjesë të Partisë Popullore Evropiane duke e raportuar kancelaren Merkel për gjendjen aktuale politike në vend dhe se theks i veçantë është vendosur në referendumin e 30 shtatorit. “Ky ishte takim tet-a-tet me kancelaren Angela Merkel. Ishte takim miqësor, si lideri…

Lexo më Shumë

Me pritjen e shtetasve nga Maqedonia të cilët jetojnë në Selanik, në konsullatën e Republikës së Maqedonisë dje u shënua Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori. Zyra lidhëse e Republikës së Maqedonisë në Athinë, organizon pritje më 25 shtator me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë dhe 74 vjetorin nga shtetësia e vendit tonë.  Pritja gjithashtu do të jetë edhe lamtumirëse për ambasadorin e Maqedonisë, Darko Angelov, të cilit i kalon mandati katërvjeçar në kryeqendrën greke.

Lexo më Shumë

Nga Ervis Iljazaj Fjalimi që Edi Rama mbajti dje në Asamblenë e Partisë Socialiste, ishte perfekt. Pa asnjë gabim politik apo në komunikim. Por, kishte një detaj të vogël, që me sa duket Kryeministrit i kishte shpëtuar. Edi Rama, tashmë ka 5 vite që qeveris vendin. Një detaj i cili, bën diferencën në të gjithë atë fjalim brilant. Sepse, të dëgjoje Kryeministrin dje, të krijohej ideja se, Edi Rama ishte në ditën e parë të qeverisjes së tij. Ndërkohë që, është në mandatin e tij të dytë. E vetmja arsye që mund ta justifikojë atë fjalim, është fakti se jemi…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me gjashtë muaj burg Matija Kaninov, i cili më 28 shkurt të vitit të kaluar gjatë protestave të organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” sulmoi ekipin e gazetarëve të A1on. Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska theksoi se gjatë marrjes së vendimit janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese për të akuzuarin.

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane Angela Merkel vjen në muajin i cili përfundon me referendumin për marrëveshjen me emrin dhe integrimet euroatlantike. Sipas paralajmërimeve të press shërbimit qeveritar, para ndërtesës së Qeverisë pasdite do të fillojë pritja solemne e delegacionit gjerman të kryesuar nga kancelarja gjermane Merkel. Një orë më vonë, do të mbajnë press konferencë ajo dhe nikoqiri i saj, Zoran Zaev, informon Gazeta KOHA. Merkel është kancelarja e parë që vjen në Maqedoni, pas Gerhard Shreder i cili e vizitoi vendin në kohën e krizës së Kosovës në vitin 1999. Përndryshe, Merkel është mysafili i tretë i lartë që këtë javë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë sot shënon 27-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të këtij vendi. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni po mban mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 33 gradë celcius. Do të fryjë edhe erë mesatare veriperëndimore. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që moti të jetë stabil, ndërsa të dielën do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov nisi takimet e sotme. Njeriu i parë i Aleancës, krahas me Ivanovin, duhet të ketë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të tjerë lartë zyrtarë. Stoltenberg në Kuvend do të ketë takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski Pas takimit të kryeministrit Zaev dhe Stoltenberg është paralajmëruar pres-konferencë. Krahas aktiviteteve thera dhe takimeve, sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarë dhe pajisje…

Lexo më Shumë