Komisioni rregullator energjetik nesër do të vendos për çmimin e ri të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Sipas lëvizjes së çmimit të naftës së pa përpunuar në berzat botërore, mund të presim rritje të vogël të shitjes me pakicë, e cila nuk do të duhej të kaloj rritjen e një denari për litër. Për momentin pompat e benzinës nëpër Maqedoni një litër benzinë e shesin 74 respektivisht 72 denar, ndërsa dizeli 64.5 denar për litër.
Author: Rilinda
Ka filluar marshi në qendër të Shkupit për Maqedoni Evropiane. Marshimi ka filluar para ndërtesës së Kryqit të Kuq dhe do të përfundoj para selisë së BE-së në orën 14.00. Në marshin po marrin pjesë qytetarë nga e tërë Maqedonia.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës për referendumin e 30-shtatorit, dje iu është drejtuar banorëve të Dollnenit duke thënë se në tubim nuk ka flamur partiak, sepse flamuri i të gjithëve në këto momente është 30-shtatori ku duhet të votohet “për” në referendum. “Shqiptar, maqedonas, turq, boshnjak, romë, serb, të gjithë bashkë duhet të jemi në këtë proces. Këtu siç e shihni, nuk ka simbole partiake. Vetë jam partia ma e madhe tek shqiptarët, boshnjakët. Dhe simbole partiake dhe flamur partiak nuk kemi vendosur, sepse flamur i të gjithëve neve është 30 shtatori dhe…
“Vodno është zonë e mbrojtur dhe si e tillë duhet që të trajtohet nga ana e shtetit”, janë kategorik ekologët, shkruan “Meta”. Përveç ligjit për mbrojtje të natyrës nga vitit 2004, në të cilin në nenin 18-të shkruan se: “Zonat e mbrojtura të mbrojtura përpara ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, si natyra të rralla, vazhdojnë të jenë zona të mbrojtura në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji”, prej të cilit një ekzemplar kanë ofruar që t’ia japin zëvendës/ministrit të Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli për shkak të deklaratës së tij, në debatin publik për gazsjellësin nëpërmjet Vodnos se…
Gjashtëdhjetë e dy shoferë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa gjashtë ishin nën ndikim të alkoolit. Sipas buletinit policor, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente, prej të cilave në katër më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material. Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete të paregjistruara. Policia e trafikut ka shqiptuar 80…
Dyert e BE-së mbeten të hapura për ju dhe çelësat janë në duart tuaja, prandaj mos lejoni t’ju ikë kjo mundësi historike, deklaroi dje në Shkup përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. “Çelësat nuk janë në duart e askujt tjetër. Mos lejoni dikush tjetër ta bëjë atë për ju. Mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk mund të lejoni t’ju ikë kjo mundësi sepse ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj”’, theksoi ajo. Pyetjes së gazetarëve se për çfarë do ta porosiste liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski, Mogherini tha se nuk dëshironte të…
Në kuadër të gjykimit për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, sot do të bëhet analizë mbi makinën e cila është propozuar si dëshmi materiale për këtë rast. Në seancën paraprake u dëgjua dëshmitari i mbrojtur, i cili dëshminë e tij e dha nga një hapësirë e veçantë dhe me zë të montuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në dëshminë e tij ai tha se në vendin e ngjarjes ka qenë më 9, 10, 11 dhe 12 prill dhe se atje ka parë një makinë të tipit “Golf 3”…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 18 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 23 deri 30 gradë celcius. Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.
Kryeministri Zoran Zaev të enjten më 13 shtator në orën 11 e 45 minuta do të mbajë fjalim në seancën plenare të Parlamentin Evropian në Strasburg, informon Koha. Dy ditë para kësaj, Parlamenti Evropian do të mbajë debat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, me temë “ardhmëria e Evropës”. Ditën e njëjtë pasdite, deputetët evropianë do të debatojnë në temën e njëjtë edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban qëndron në agjendën e PE-së. Kjo javë është kyçe për Parlamentin Evropian sepse më 12 shtator, kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker duhet ta mbajë fjalimin e tij vjetor para PE-së, të…
Dua që të gjithë bashkërisht, flamurin tonë të Maqedonisë ta shohim ashtu lartë dhe të shpalosur afër flamujve të shteteve anëtare më të fuqishme ekonomike të BE–së dhe NATO-s, Flamurin tonë së bashku me flamujt e shteteve të ndryshme në botë, porositi kryeministri Zoran Zaev në tubimin e qytetarëve që mbrëmë është mbajtur në Manastir. Ai theksoi se kontesti me Greqinë është zgjidhur, ndërsa identiteti maqedonas është konfirmuar dhe përforcuar. “Përgjegjësia jonë ishte ta zgjidhim çështjen e hapur e cila e rrezikonte ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë. E ndërmorëm përgjegjësinë, e zgjodhëm kontestin, arritëm marrëveshje me Republikën e Greqisë. Përgjegjësia…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para qytetarëve të Kërçovës tha se “para 27 viteve qytetarët në referendum zgjodhën pavarësinë, sovranitetin dhe shtetësinë. Sot ne si gjeneratë kemi mundësinë historike që në referendum të zgjedhim të ardhmen evropiane, për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme”. Spasovski theksoi se kjo është mundësi historike për të votuar pro sigurimit të të ardhmes tonë si pjesë e barabartë e aleancave më të fuqishme, që janë BE dhe NATO. “Si shoqëri dhe si shtet nuk e kemi luksin për të humbur këtë mundësi historike. Prandaj, prej këtu, prej Kërçovës, nga qyteti i…
Plot 26 aksidente kanë ndodhur gjatë fundjavë në Shkup. Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia rrugore kishte zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Shtatëdhjetë e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 10 shoferë kishin kaluar në udhëkryq në të kuqe, një shofer nuk kishte dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, një shofer për qëndrim të palejuar, një shofer për parakalim të palejuar, si dhe shtatë shoferë për mosshfrytëzim të helmetës mbrojtëse në biçikletë me motor. Ishin sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kishin kaluar jashtë vendkalimit…

